“7–13 Gusht. Romakëve 1–6: ‘Fuqia e Perëndisë për Shpëtimin’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023 (2022)
“7–13 Gusht. Romakëve 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2023
7–13 Gusht
Romakëve 1–6
“Fuqia e Perëndisë për Shpëtimin”
Lexojini me lutje kapitujt Romakëve 1–6 duke pasur në mendje anëtarët e klasës suaj. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni të ndjeshëm ndaj nxitjeve të Shpirtit ndërsa përgatiteni të jepni mësim.
Ftojini të Tregojnë
Merrni parasysh t’u jepni anëtarëve të klasës disa minuta kohë që të kërkojnë te Romakëve 1–6 një varg që Fryma e Shenjtë i ndihmoi ta kuptonin më mirë. Më pas, ata mund t’ia tregojnë vargun që zgjodhën dikujt që është ulur pranë tyre.
Jepeni Mësim Doktrinën
“Unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit.”
-
Shumë njerëz kanë pasur përvoja në të cilat i kanë tallur për bindjet e tyre. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës kur kanë përvoja të tilla, mund t’i ftoni ata që të lexojnë Romakëve 1:16–17 dhe të mendojnë për rastet nga libri i Veprave të Apostujve në të cilat Pali tregoi që ai nuk kishte turp për ungjillin. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë edhe arsye përse nuk kanë turp për ungjillin e Jezu Krishtit. Ose mund të tregojnë përvoja në të cilat ata ose persona të tjerë treguan që nuk kishin turp për ungjillin.
Dishepullimi i vërtetë gjendet te zotimi ynë i brendshëm, jo vetëm te veprimet tona.
-
Si e vlerësojmë ne dishepullimin tonë vetjak? Këshilla e Palit drejtuar romakëve mund të na ndihmojë të kujtojmë që të përqendrohemi më tepër te “zemr[a] [dhe] frym[a]”, sesa te veprimet që duken (Romakëve 2:29). Për ta ndihmuar klasën tuaj ta kuptojë këshillën e Palit, ju mund ta shkruani në tabelë tekstin nga Romakëve 2:28–29. Zëvendësojeni fjalën jude me shenjtor i ditëve të mëvonshme dhe fjalën rrethprerje me besëlidhje. Çfarë i shton ky ndryshim kuptueshmërisë sonë për mësimet e Palit? Ju mund të diskutoni gjithashtu shembuj të gjërave që i bëjmë si anëtarë të Kishës, që janë më domethënëse dhe të fuqishme kur bëhen prej “zemrës, në frymë” (Romakëve 2:29).
“Aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt.”
-
Si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës që t’i kuptojnë mësimet e Palit rreth besimit, veprave dhe hirit? Merrni parasysh të paraqitni dy situatat në vijim për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë që ne nuk duhet t’i shohim veprat tona të mira si një mënyrë për të provuar denjësinë tonë, as nuk duhet ta shohim hirin e Krishtit si një arsye për të shfajësuar gabimet dhe mëkatet tona. Anëtarët e klasës mund të hulumtojnë të vërtetat te Romakëve 3:20–31; 5:1–2; 6:1–2, 21–23 që mund t’i ndihmojnë Mirën dhe Tanin. Cilat të vërteta të tjera te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës të kuptojnë rëndësinë që kanë si veprat e drejta edhe hiri i Krishtit?
Burime Shtesë
Besimi, hiri dhe veprat.
Situata 1
-
J. Devn Kornish, “A Jam Mjaftueshëm i Mirë? A do t’ia Dal?”, Liahona, nëntor 2016, f. 32–34.
-
Presidenti Diter F. Uhtdorf, dha mësim: “Shpëtimi nuk mund të blihet me monedhën e bindjes; ai blihet nëpërmjet gjakut të Birit të Perëndisë. … Hiri është një dhuratë nga Perëndia dhe dëshira jonë për të qenë të bindur ndaj secilit prej urdhërimeve të Perëndisë është shtrirja e dorës sonë të vdekshme për ta marrë këtë dhuratë të shenjtë nga Ati ynë Qiellor” (“Dhurata e Hirit”, Liahona, maj 2015, f. 109–110).
Situata 2
-
D. Tod Kristoferson, “Qëndroni në Dashurinë Time”, Liahona, nëntor 2016, f. 48–51.
-
Presidenti Uhtdorf dha mësim: “Nëse hiri është një dhuratë nga Perëndia, përse atëherë bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë është kaq e rëndësishme? Përse të shqetësohemi me urdhërimet e Perëndisë – ose pendimin, për sa i përket atij? … Bindja jonë ndaj urdhërimeve të Perëndisë vjen si një rezultat i natyrshëm i dashurisë dhe mirënjohjes sonë të pafundme për mirësinë e Perëndisë. Ky lloj i dashurisë dhe mirënjohjes së mirëfilltë do t’i ndërthurë mrekullisht veprat tona me hirin e Perëndisë” (“Dhurata e Hirit”, f. 109).