“7–13 Mars. Zanafilla 37–41: ‘Zoti Qe me Jozefin’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“7–13 Mars. Zanafilla 37–41”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022
7–13 Mars
Zanafilla 37–41
“Zoti Qe me Jozefin”
Qëllimi nuk është që ju t’i jepni mësim të gjitha veprimtaritë në këtë përvijim. Teksa përgatiteni për të dhënë mësim, lutuni që Shpirti do t’ju ndihmojë të dini se cilat veprimtari (nëse ka ndonjë) në këtë përvijim do t’i plotësonin më së miri nevojat e klasës suaj.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Për t’i nxitur anëtarët e klasës që të tregojnë se çfarë mësuan nga studimi i tyre vetjak dhe familjar, ju mund t’i ftoni të gjejnë një frazë te Zanafilla 37–41 që shpreh një mësim ose parim që e ndiejnë se është i rëndësishëm.
Jepeni Mësim Doktrinën
Zanafilla 37:1–28; 39; 40:1–19; 41:9–45
“Zoti qe me Jozefin” në fatkeqësinë e tij.
-
Ashtu si Jozefi, anëtarë të klasës suaj mund të jenë duke përjetuar sprova të vështira. Për ta ndihmuar klasën që të gjejë frymëzim nga shembulli i Jozefit, ju mund t’i ndani në tri grupe dhe t’i kërkoni secilit grup të shqyrtojë njërin nga fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë: Zanafilla 39; 40:1–19; ose 41:9–45. Secili grup më pas mund të tregojë mënyrat se si Zoti ishte me Jozefin gjatë sfidave të tij. Si të jetë e përshtatshme, anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja kur Zoti ishte me ta gjatë një sprove të vështirë. Si mund të mësojmë që ta shohim më mirë praninë e Zotit në jetën tonë?
-
Ky mësim me sende mund të ndihmojë për të ilustruar se si mund të ngrihemi mbi fatkeqësinë: vendosni një send me peshë të lehtë, të tillë si një top të vogël plastik, në fund të një ene të mbushur deri në gjysmë me oriz ose fasule të thata. Ftojeni dikë që ta tundë enën me butësi derisa topi të ngrihet përsipër. Në ç’mënyrë ngjante Jozefi me topin? Anëtarët e klasës mund të tregojnë shembuj kur Zoti e ndihmoi Jozefin të ngrihet mbi fatkeqësinë nga Zanafilla 37:5–11; 39; 40:1–19; 41:9–45. Ata gjithashtu mund të tregojnë për raste kur Zoti i ndihmoi në mënyra të ngjashme.
-
Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të këndojnë ose lexojnë fjalët e një himni rreth bërjes së zgjedhjeve të drejta, të tillë si “Bëj Ç’Ësht’ e Drejt’” (Himne, nr. 149). Më pas anëtarët e klasës mund të gjejnë ide ose fraza te Zanafilla 37:1–28; 39; 40:1–19; 41:9–45 që ilustrojnë mesazhet e himnit. Si u bekua Jozefi, pavarësisht nga fatkeqësia e tij, kur bëri atë që ishte e drejtë? Kur na ka bekuar Zoti në raste fatkeqësie ngaqë bëmë gjënë e drejtë?
Zanafilla 37:5–11; 40; 41:1–38
Nëse jemi besnikë, Zoti do të na udhërrëfejë e frymëzojë.
-
Edhe pse jo çdo njeri merr zbulesë vetjake nëpërmjet ëndrrave, ka gjëra që mund t’i mësojmë rreth zbulesës nga përvojat e Jozefit, shërbëtorëve të Faraonit dhe Faraonit. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të shqyrtojnë vargjet te Zanafilla 37:5–11; 40:5–8; 41:14–25, 37–38 dhe të tregojnë diçka që mësojnë rreth zbulesës. Ju gjithashtu mund t’i ftoni ata që të tregojnë se çfarë i ka ndihmuar të përgatiten për ta marrë e kuptuar zbulesën dhe për të vepruar sipas saj.
Me ndihmën e Zotit, ne mund t’i largohemi tundimit.
-
Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të tregojnë atë që mësuan se si t’i bëjnë ballë tundimit ndërkohë që lexuan te Zanafilla 39 këtë javë. Çfarë bëri Jozefi që ta mposhtte tundimin? (Shih vargjet 7–12.) Materialet filmike “Leave the Party” [“Largohuni nga Festa”] dhe “Dare to Stand Alone” [“Kini Guxim të Qëndroni Vetëm”] (ChurchofJesusChrist.org) japin shembuj të njerëzve që i bënë ballë tundimit. Merreni parasysh që t’u kërkoni anëtarëve të klasës të bëjnë një listë të gjërave që ne mund t’i bëjmë për të marrë prej fuqisë së Perëndisë kur përballemi me tundime. (Anëtarët e klasës mund të gjejnë ide te Mateu 4:1–11 ose në shkrimet e shenjta që renditen te “Tundoj, Tundim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta [scriptures.ChurchofJesusChrist.org].)
NaN:NaN -
Si mund ta përdorni shembullin e Jozefit për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që t’i bëjnë ballë tundimit për të kryer një mëkat seksual? Përveç shqyrtimit të vargjeve te Zanafilla 39:1–20, anëtarët e klasës mund të shohin materialin filmik “Chastity: What Are the Limits?” [“Dëlirësia: Ku Janë Caqet?”] (ChurchofJesusChrist.org) ose shqyrtoni pjesën “Pastërtia Seksuale” (te broshura Për Forcën e Rinisë [2011], f. 35–37). Ata mund të tregojnë se çfarë mësojnë për mënyrën se si t’u bëjnë ballë mendimeve, fjalëve dhe veprimeve që çojnë drejt mëkatit seksual. Shqyrtimi i pjesës “Pendimi” (te broshura Për Forcën e Rinisë, f. 28–29) mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës që të kuptojnë mundësinë që na ofron Jezu Krishti për t’u penduar.
Ne duhet të përgatitemi për vështirësi të mundshme.
-
Ju mund t’i kërkoni një anëtari të klasës që të përshkruajë ëndrrat e Faraonit (shih Zanafilla 41:15–24) dhe një tjetri të tregojë interpretimet e Jozefit (shih vargjet 25–32). Çfarë propozoi Jozefi që të bëhej? (Shih vargjet 33–36, 47–49.) Çfarë mësimesh ka ky rrëfim për kohën tonë? (Shih këshillën e Presidentit Gordon B. Hinkli te pjesa “Burime Shtesë”.)
Burime Shtesë
Përgatitja për kohët e shqetësimit.
Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Unë ju nxit të jeni modestë në shpenzimet tuaja; ta disiplinoni veten në blerjet tuaja që ta shmangni borxhin sa më shumë të jetë e mundur. Shlyejeni borxhin sa më shpejt që mundeni. … Kini një rezervë, edhe pse mund të jetë e vogël” (“To the Boys and to the Men”, Ensign, nëntor 1998, f. 54).