“21–27 Mars. Eksodi 1–6: ‘M’u Kujtua Besëlidhja Ime’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“21–27 Mars. Eksodi 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022
21–27 Mars
Eksodi 1–6
“M’u Kujtua Besëlidhja Ime”
Ndërsa lexoni kapitujt tek Eksodi 1–6, mendoni rreth njerëzve të cilëve u jepni mësim. Cilat të vërteta në këta kapituj janë më të mundshmet që të jenë domethënëse për ta? Si do t’i ndihmoni që t’i zbulojnë këto të vërteta?
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Një ide për t’i nxitur anëtarët e klasës që të tregojnë atë që po mësojnë, është të shkruani në tabelë pyetje si kjo: Ndërsa lexuat tek Eksodi 1–6, çfarë vutë re që nuk e kishit vënë re më parë? Ftojini anëtarët e klasës që të japin përgjigjet e tyre.
Jepeni Mësim Doktrinën
Jezu Krishti është Çliruesi ynë.
-
Edhe pse Shpëtimtari nuk përmendet me emër tek Eksodi 1–2, ky rrëfim mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të ndërtojnë besim te misioni i Tij për të na çliruar nga robëria. Anëtarët e klasës mund të gjejnë fjalë ose fraza tek Eksodi 1–2 që përshkruajnë vështirësitë me të cilat u përballën izraelitët. Si janë këto përshkrime të ngjashme me robërinë shpirtërore ose vështirësi të tjera me të cilat përballemi? Si kërkuan çlirim fëmijët e Izraelit dhe si iu përgjigj Perëndia atyre? (Shih edhe Eksodi 2:23–25; 3:7–8). Si marrim nga fuqia e Perëndisë kur kemi nevojë për çlirim? Si u përgjigjet Perëndia përgjërimeve tona për ndihmë? Anëtarët e klasës mund të kërkojnë ide shtesë te mesazhi i Presidentit Rasëll M. Nelson “Marrja e Fuqisë së Jezu Krishtit në Jetën Tonë”, (Liahona, maj 2017, f. 39–42).
Kur bëjmë punën e Zotit, ne mund të kemi fuqinë e Zotit.
-
Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron që të kërkoni tek Eksodi 3–4 për të zbuluar se si iu përgjigj Zoti shqetësimeve të Moisiut rreth detyrës së çlirimit të izraelitëve nga robëria. Nëse anëtarët e klasës suaj e bënë këtë veprimtari në shtëpi, ftojini të tregojnë atë që mësuan. Ose ju mund ta bëni këtë veprimtari si klasë. Veçanërisht anëtarët e klasës mund të hulumtojnë tek Eksodi 3:11–18; 4:1–17, duke kërkuar për shqetësimet e Moisiut dhe përgjigjet e Zotit për secilin shqetësim. Si na ndihmojnë përgjigjet e Zotit kur kemi dyshime rreth aftësive tona për të bërë punën e Tij?
Ne duhet të tregojmë nderim për gjëra dhe vende të shenjta.
-
Si mund ta përdorni shembullin e Moisiut që të frymëzoni një diskutim rreth mënyrës se si duhet t’i trajtojmë gjërat e shenjta? Për shembull, pasi të lexoni së bashku tek Eksodi 3:5, ju mund të paraqitni sende të shenjta ose figura të gjërave të shenjta (të tilla si shkrimet e shenjta apo tempujt) dhe sende të zakonshme ose figura të gjërave të zakonshme (të tilla si libra laikë apo godina të zakonshme). Anëtarët e klasës mund të flasin për gjëra të tjera që i konsiderojnë të shenjta dhe të tregojnë se si e tregojnë nderimin për ato gjëra (shih edhe Levitiku 19:30; Doktrina e Besëlidhje 6:10–12). Përse Shpëtimtari dëshiron që ne t’i trajtojmë gjërat e shenjta me nderim?
Qëllimet e Zotit do të përmbushen në vetë kohën e Tij.
-
Mund të jetë shkurajuese kur përpjekjet tona të sinqerta për të bërë mirë nuk duket se po funksionojnë – ndoshta një mik/e nuk po u përgjigjet përpjekjeve tona shërbestare ose lutjet tona për një fëmijë që ka shkuar në udhë të gabuar, duket se nuk po marrin përgjigje. Për të mësuar rreth një përvoje të ngjashme që e pati Moisiu, anëtarët e klasës mund të lexojnë tek Eksodi 5:4–9, 20–23. Si e ndihmoi Zoti Moisiun që t’i mposhtte ndjenjat e tij të shkurajimit? (Shih Eksodi 6:1–13). Anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja kur nuk i panë rezultatet e menjëhershme nga përpjekjet e tyre për t’i shërbyer Zotit. Çfarë na mëson përvoja e Moisiut në këta kapituj rreth mënyrës se si ne mund të përgjigjemi në situata të ngjashme? (Shih edhe pjesën “Burime Shtesë”.)
Burime Shtesë
Ne u shërbejmë të tjerëve për Zotin.
Presidentja Xhoi D. Xhons tregoi se si ajo dhe bashkëshorti i saj shërbyen besnikërisht në një detyrë shërbestare, por nuk panë sukses nga përpjekjet e tyre. Çifti përsiati dhe u lut për udhërrëfim. Duke sjellë ndërmend përgjigjen ndaj lutjeve të tyre, Presidentja Xhons tha:
“Ne kuptuam se po përpiqeshim me çiltërsi për t’i shërbyer kësaj familjeje dhe për t’i shërbyer peshkopit tonë, por na u desh ta pyetnim veten nëse po shërbenim me të vërtetë nga dashuria për Zotin. Mbreti Beniamin e bëri të qartë këtë dallim kur shpalli: ‘Vini re, unë ju them se pasi ju thashë se kisha kaluar ditët e mia në shërbimin tuaj, unë nuk dua të mburrem, pasi kam qenë vetëm në shërbimin e Perëndisë’ [Mosia 2:16; theksimi i shtuar].
Pra, kujt po i shërbente në të vërtetë mbreti Beniamin? Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit. Në shërbimin ndaj të tjerëve, dijenia se kujt dhe përse shërbejmë, na ndihmon të kuptojmë se shfaqja më kulmore e dashurisë është përkushtimi ndaj Perëndisë” (“Për Të”, Liahona, nëntor 2018, f. 50).