Dhiata e Vjetër 2022
14–20 Mars. Zanafilla 42–50: “Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës”


“14–20 Mars. Zanafilla 42–50: ‘Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“14–20 Mars. Zanafilla 42–50”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Jozefi i Egjiptit

Ilustrim i Jozefit të Egjiptit, nga Robert T. Barrett

14–20 Mars

Zanafilla 42–50

“Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës”

Plaku Dejvid A. Bednar tha: “Kuptueshmëria shpirtërore që ju dhe unë jemi bekuar të marrim … thjesht nuk mund t’i jepet një personi tjetër” (“Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 67). Si do t’i ndihmoni anëtarët e klasës të fitojnë kuptueshmëri shpirtërore për veten e tyre?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Për t’u dhënë mundësi anëtarëve të klasës që të tregojnë diçka që e gjetën domethënëse në studimin e tyre vetjak ose familjar të shkrimeve të shenjta, ju mund të bëni pyetje si këto në fillim të orës mësimore: Çfarë vargu në këta kapituj ju tërhoqi vëmendjen? Cilin varg e gjetët veten duke e lexuar më shumë se një herë? Cilin varg ia treguat dikujt tjetër? Cili varg çoi drejt një diskutimi domethënës me familjen ose miqtë tuaj?

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Zanafilla 45:1–15; 50:15–21

Falja sjell paqe.

  • Përpara se të filloni një diskutim për atë që na mëson përvoja e Jozefit rreth faljes, mund të ndihmojë nëse keni dikë që ta tregojë shkurtimisht historinë te Zanafilla 37; 39–45. Përse mund të ketë qenë e vështirë për Jozefin që t’i falte vëllezërit e tij? Çfarë përvojash ose qëndrimesh mund t’i kenë dhënë Jozefit forcën për të falur? (Shih, për shembull, Zanafilla 45:1–15 ose 50:15–21). Si mund të na ndihmojë shembulli i Jozefit që të falim më shumë?

    Materiali filmik “Forgiveness: My Burden Was Made Light” [“Falja: Barra Ime u Bë e Lehtë”] (ChurchofJesusChrist.org) jep një shembull tjetër frymëzues për faljen. Si na ndihmon Shpëtimtari që t’i falim të tjerët?

  • Cilat bekime u erdhën të vëllezërve për shkak të faljes që morën nga ana e Jozefit? Mund të jetë interesante t’i krahasoni marrëdhëniet në familjen e Jakobit në fillim të historisë (shih, për shembull, Zanafilla 37:3–11) me gjendjen e tyre në fund (shih Zanafilla 45:9–15; 50:15–21). Çfarë roli luajti falja në ndryshimin që ndodhi në familjen e Jozefit? Si mund të kishin përfunduar gjërat ndryshe nëse Jozefi nuk do të kishte qenë i gatshëm të falte? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të sugjerojnë mënyra se si kjo histori mund t’i ndihmojë familjet sot që t’i mposhtin grindjen dhe xhelozinë.

Zanafilla 45:5–11; Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zanafilla 50:24–38 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta)

Veprat e Jozefit, Moisiut dhe Jozef Smithit dëshmojnë për misionin e Jezu Krishtit.

  • Me dritën shtesë të ungjillit të rivendosur, ne e dimë se Jozefi, i cili e çliroi familjen e tij nga uria, gjithashtu profetizoi për bekimet e mëdha që një ditë do të vinin nëpërmjet Moisiut dhe Jozef Smithit. Dhe të gjithë këta profetë na drejtojnë te Çliruesi ynë i Madh, Jezu Krishti. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që ta shohin Shpëtimtarin në shërbesat e këtyre tre profetëve, ju mund të vizatoni në dërrasë një tabelë të ngjashme me atë që gjendet te pjesa “Burime Shtesë”. Anëtarët e klasës mund të punojnë së bashku për ta plotësuar atë. Më pas ata mund të shtojnë kolona që përshkruajnë veprën e Jozefit të Egjiptit, të Moisiut dhe Jozef Smithit, duke përdorur atë që mësojnë nga Zanafilla 45:5–11 dhe Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zanafilla 50:24–38 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta). Si dëshmojnë shërbesat e këtyre profetëve për misionin e Shpëtimtarit dhe si na drejtojnë tek ai mision? (Për disa shembuj të ngjashmërive midis jetës së Jozefit të Egjiptit dhe jetës së Shpëtimtarit, shihni Zanafilla 37:3 dhe Mateu 3:17; Zanafilla 37:26–28 dhe Mateu 26:14–16; Zanafilla 45:5–7 dhe Lluka 4:18; si dhe Zanafilla 47:12 dhe Gjoni 6:35; shih edhe Moisiu 6:63.)

    Jozefi i Egjiptit duke parë një vegim të Jozef Smithit duke marrë fletët e arta

    Ilustrim i Jozefit të Egjiptit, nga Paul Mann

Zanafilla 50:19–21

Perëndia mund të na ndihmojë të gjejmë kuptim në sprovat tona.

  • Edhe pse mund të mos ketë qenë e qartë ndërkohë që po kalonte përmes sprovave të tij të rënda, Jozefi së fundmi ishte në gjendje të hidhte vështrimin pas te fatkeqësia e tij në Egjipt dhe të shihte se “Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës” (Zanafilla 50:20). Nëse do ta kishim takuar Jozefin ndërsa ishte në pus ose në burg, si mund ta kishim ngushëlluar atë? Si mund të na ndihmojë mendimi i shprehur te Zanafilla 50:19–21 në kohë sprove? Ndoshta anëtarët e klasës do të ishin të gatshëm të flisnin rreth mënyrave se si Perëndia i ka bekuar, madje gjatë përvojave të vështira që kanë pasur. Për një shembull, shihni materialin filmik “Unto All the World: The Sam Family” [“Gjithë Botës: Familja Semi”] (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë i shton Doktrina e Besëlidhje 122 të kuptuarit tonë për këtë parim?

additional resources icon

Burime Shtesë

Jetët e profetëve dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij.

Jeta e Jozefit të Egjiptit, e Moisiut dhe Jozef Smithit mund të na kujtojë për Jezu Krishtin. Anëtarët e klasës mund ta plotësojnë këtë tabelë dhe më pas të shtojnë kolona për Jozefin e Egjiptit (shih Zanafilla 45:5–11), Moisiun (shih Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zanafilla 50:24, 29, 34–36 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]) dhe Jozef Smithin (shih Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zanafilla 50:26–28, 30–33 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]).

Jezu Krishti

Kush u çlirua?

Nga çfarë u çliruan ata?

Çfarë u bë për t’i çliruar ata?

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje që ftojnë dhënien e dëshmisë. Bërja e pyetjeve që i nxitin anëtarët e klasës të japin dëshmitë e tyre, mund të jetë një mënyrë e efektshme për ta ftuar Shpirtin. Për shembull, kur jepni mësim vargjet te Zanafilla 45:1–15, ju mund të bëni një pyetje të tillë si: “Çfarë bekimesh keni përjetuar ngaqë ju e falët dikë tjetër?” (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 32.)