Dhiata e Vjetër 2022
4–10 Prill. Eksodi 14–17: “Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti”


“4–10 Prill. Eksodi 14–17: ‘Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“4–10 Prill. Eksodi 14–17”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Deti i Kuq

Deti i Kuq

4–10 Prill

Eksodi 14–17

“Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti”

Mendoni rreth mënyrës se si përvojat e fëmijëve të Izraelit gjejnë zbatim tek anëtarët e klasës suaj. Çfarë përvojash do të ishin më të dobishmet që t’i diskutonin?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Eksodi 14–17 është i mbushur me rrëfime mbresëlënëse. Një anëtar i klasës mund të vizatojë një figurë të një ngjarjeje nga këta kapituj ndërkohë që anëtarë të tjerë të klasës marrin me mend se çfarë po vizaton ai ose ajo. Kërkojuni atyre të tregojnë se çfarë mësuan nga rrëfimi.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Eksodi 14

Ati Qiellor na çliron kur e ndjekim Shpirtin.

  • Deti i Kuq dukej si një udhë pa krye për izraelitët, por Perëndia i dinte gjërat që ata nuk i dinin. Shqyrtimi i rrëfimit të kalimit të Detit të Kuq me anë të mrekullisë mund t’u kujtojë anëtarëve të klasës raste kur Perëndia i çliroi nga sprovat e tyre. Mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të shqyrtojnë kapitullin tek Eksodi 14 dhe të tregojnë atë që i frymëzon më shumë nga ky rrëfim. Gjithashtu nxitini të tregojnë përvojat e tyre lidhur me çlirimin nga sprovat, së bashku me vargje nga kapitulli që e forcojnë besimin e tyre se Perëndia mund të na çlirojë.

  • Mund të jetë gjithashtu interesante të lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth Moisiut? Si ndikojnë këto vargje te mënyra se si mendojmë rreth ngjarjeve tek Eksodi 14? Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth mënyrës se si të kërkojmë çlirim nga sprovat tona? Merrni parasysh se çfarë mund t’i shtojë diskutimit tuaj thënia te pjesa “Burime Shtesë”.

grua duke mbledhur mana

Mana nga Perëndia e ushqeu fizikisht Izraelin; neve gjithashtu na nevojitet ushqim i përditshëm shpirtëror. Afresk nga Leopold Bruckner

Eksodi 15:23–27; 16:1–15; 17:1–7

Zoti do të sigurojë për nevojat tona teksa udhëtojmë përmes jetës.

  • Eksodi 15–17 jep tregime të shumta që mund ta ndërtojnë besimin e anëtarëve të klasës te fuqia dhe gatishmëria e Zotit që të sigurojë për nevojat tona fizike dhe shpirtërore. Ndoshta secili anëtar i klasës mund të studiojë njërin nga fragmentet vijuese, duke kërkuar mesazhe shpirtërore: Eksodi 15:23–27; 16:1–15; 17:1–7. Jepuni disa anëtarëve të klasës mundësi të tregojnë atë që gjetën. Si mund t’i përdorim këto tregime për ta nxitur dikë i cili ka nevoja të paplotësuara materiale ose shpirtërore?

  • Anëtarët e klasës gjithashtu mund t’i lexojnë këto vargje dhe të përcaktojnë shembuj të mërmëritjes. Si mund t’i shpjegojmë dikujt çfarë do të thotë të mërmëritim? Cilat janë disa nga pasojat e mërmëritjes që e bëjnë atë kaq të rrezikshme? Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë këshillë për mënyrën se si ta shmangim tundimin për të mërmëritur kundër Zotit kur përjetojmë sprova të vështira.

  • Mund të ndihmojë që anëtarët e klasës ta krahasojnë manën e përshkruar tek Eksodi 16 me ushqimin që iu nevojitet shpirtrave tanë. Çfarë ngjashmërish shohim? Çfarë mësimesh shpirtërore mund të kishte dashur Zoti t’ua mësonte izraelitëve nëpërmjet dërgimit të manës në mënyrën që e dërgoi Ai? (Shih Gjoni 6:31–35, 48–58.) Ju gjithashtu mund të shfaqni njërin ose më shumë prej materialeve filmike që gjenden te pjesa “Burime Shtesë”.

Eksodi 17:8–16

Ne bekohemi kur i mbështetim udhëheqësit tanë.

  • Tregimi i Aaronit dhe Hurit duke i mbajtur lart duart e Moisiut, ilustron rëndësinë e mbështetjes së atyre që thirren për të na udhëhequr. Ju mund të ftoni disa anëtarë të klasës që ta interpretojnë me role përvojën ndërkohë që një anëtar tjetër i klasës e lexon atë me zë të lartë. Si janë përpjekjet e Aaronit dhe të Hurit për t’i mbajtur lart duart e Moisiut të ngjashme me përpjekjet tona për t’i mbështetur udhëheqësit tanë? Si e tregojmë që ne i mbështetim udhëheqësit tanë?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Ju mund të merrni udhëzim të individualizuar.

Motra Mishel Krejg dha mësim:

“Si dishepull besnik i [Shpëtimtarit], ju mund të merrni frymëzim dhe zbulesë vetjake në përputhje me urdhërimet e Tij që janë përshtatur për ju. Ju keni misione dhe role unike për të kryer në jetë dhe do t’ju jepet udhërrëfim unik për t’i përmbushur ato.

Nefi, vëllai i Jaredit, dhe madje Moisiu, të gjithë kishin një hapësirë të madhe ujore për të kaluar – dhe secili e kaloi atë ndryshe. Nefi punoi ‘trarë prej druri me mjeshtëri të çuditshme’ [1 Nefi 18:1]. Vëllai i Jaredit ndërtoi barka që ishin ‘të puthitura sikurse një tas’ [shih Ethëri 6:5–8]. Dhe Moisiu ‘ec[i] në tokë të thatë në mes të detit’ [Eksodi 14:29].

Secili prej tyre mori udhëzime të personalizuara, të përshtatura për ta, dhe secili mirëbesoi e veproi sipas tyre. Zoti është i vëmendshëm ndaj atyre që i binden dhe, sipas fjalëve të Nefit, ‘do të përgatit[ë] një udhë për [ne], që [ne] të plotësoj[m]ë gjënë, që ai [na] urdhëron’ [1 Nefi 3:7]. Vini re se Nefi thotë ‘një udhë’ – jo ‘udhën’.

A i lëmë pa bërë ose i shpërfillim punët vetjake nga Zoti ngaqë Ai ka përgatitur ‘një udhë’ të ndryshme nga ajo që presim?” (“Aftësia Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2019, f. 21).

Materialet Filmike

Në materialet filmike “Daily Bread: Pattern” [“Buka e Përditshme: Modeli”], “Daily Bread: Experience” [“Buka e Përditshme: Përvoja”] dhe “Daily Bread: Change” [“Buka e Përditshme: Ndryshimi”] (ChurchofJesusChrist.org), Plaku D. Tod Kristoferson dha ide rreth mrekullisë së manës.

2:48

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxitini të tjerët të japin dëshmi. Shumë prej njerëzve të cilëve u jepni mësim, kanë për të dhënë dëshmi të fuqishme vetjake të së vërtetës. Ftojini t’i japin dëshmitë e tyre duke bërë pyetje të thjeshta, të tilla si: “Në ç’mënyrë jeni bekuar nga ndjekja e profetit?” (Shih edhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 11.)