Dhiata e Vjetër 2022
15–21 Gusht. Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86: “Unë do t’ju Tregoj Atë që Ai Bëri për Shpirtin Tim”


“15–21 Gusht. Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86: ‘Unë do t’ju Tregoj Atë që Ai Bëri për Shpirtin Tim’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“15–21 Gusht. Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Jezusi duke mbajtur një fener

Duke Shpëtuar Atë që Kishte Humbur, nga Michael T. Malm

15–21 Gusht

Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86

“Unë do t’ju Tregoj Atë që Ai Bëri për Shpirtin Tim”

Merreni parasysh këshillën e Plakut Dejvid A. Bednar teksa përgatiteni për të dhënë mësim: “Vetëm të folurit dhe të treguarit nuk [janë] mësim[dhënie]. [Mësimdhënia e] ungjillit sipas mënyrës së Zotit përfshin vrojtimin, dëgjimin dhe dallimin si kushte paraprake për të folurin” (“Të Bërit një Misionar për Predikimin e Ungjillit Tim”, Liahona, tetor 2013, f. 50).

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Një mënyrë për t’i ftuar anëtarët e klasës të tregojnë diçka të cilën e lexuan këtë javë, është të shkruani në tabelë “Buzët e mia do të ngazëllojnë” ose “Gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde” (Psalmeve 71:23, 24). Anëtarët e klasës mund të tregojnë atë që gjetën, që i ndihmon të “ngazëllojnë” ose që të “flas[in] … për drejtësinë” e Zotit.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Psalmeve 51; 85–86

“Ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh.”

  • Psalmeve 51 përshkruan ndjenjat që kemi shumë prej nesh kur përpiqemi të pendohemi dhe të falemi. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të kuptojnë më mirë pendimin dhe të ndihen të frymëzuar që të pendohen shpesh, ju mund të sugjeroni që ata të kërkojnë te Psalmeve 51 me këtë pyetje në mendje: Çfarë do të thotë të pendohesh? Pastaj lërini të tregojnë përgjigje të mundshme. (“Burime Shtesë” përmban ide të dobishme.) Përse nganjëherë pendimi duket i padëshirueshëm? Çfarë gjejmë te ky psalm që mund të na bëjë të ndihemi plot gëzim për pendimin?

  • Në ç’mënyrë do ta përshkruanim se si ndihemi kur marrim falje për mëkatin nëpërmjet fuqisë shlyese të Jezu Krishtit? Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë mendimet e tyre dhe nxitini të gjejnë fragmente te Psalmeve 51; 85–86 që përshkruajnë efektin e faljes së Tij pastruese në jetën tonë (për shembull, shih Psalmeve 51:1–2, 7–12; 85:2–9). Merreni parasysh të paraqitni figura ose sende që i ndihmojnë anëtarët e klasës t’i përfytyrojnë këto fraza. Anëtarët e klasës më pas mund të tregojnë ndjenjat e tyre rreth Shpëtimtarit Jezu Krisht dhe gatishmërisë së Tij për të shlyer për mëkatet tona me qëllim që ne të mund të falemi. Gjithashtu mund të këndoni së bashku një himn rreth flijimit shlyes të Shpëtimtarit, të tillë si “Qëndroj Plot Habi” (Himne, nr. 113).

  • Me qëllim që të pendohemi, na nevojitet besim jo vetëm që Jezu Krishti mund të na pastrojë, por edhe që Ai do të na pastrojë. Anëtarët e klasës mund të kenë gjetur fragmente te Psalmeve 51; 85–86 këtë javë që ua forcuan besimin e tyre te gatishmëria e Zotit për të falur. Nxitini të tregojnë atë që gjetën. Gjithashtu mund t’i drejtoni te Psalmeve 86:5, 13, 15 dhe t’i pyetni se çfarë na japin mësim këto vargje rreth Zotit. Çfarë kuptimi mund të ketë thënia që Ai ka “shumë mirësi dhe të vërtetë”? (Vargu 15.) Përse është e rëndësishme që ne ta dimë këtë gjë?

Psalmeve 66:5–20

Dëshmia jonë për Jezu Krishtin mund t’i ndihmojë të tjerët të vijnë tek Ai.

  • Një nga bekimet më të mëdha të mbledhjes së bashku në Shkollën e së Dielës është mundësia për të fituar forcë nga besimi dhe dëshmitë e pasuesve të tjerë të Jezu Krishtit. Për t’ia dhënë këtë mundësi klasës suaj, ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të lexojnë Psalmeve 66:16 dhe të përsiatin pyetjen: Nëse do të “trego[nit] atë që [Zoti] bëri për shpirtin [tuaj]”, çfarë do të tregonit? Ndërkohë që përsiatin, ata mund të lexojnë vargjet 5–20 për ide. Lërini t’i shkruajnë përgjigjet e tyre. Më pas ftojini t’i “tregoj[në]” njëri‑tjetrit – në grupe të vogla ose tërë klasës – atë që Jezu Krishti ka bërë për shpirtrat e tyre.

    dy të rinj duke folur me njëri-tjetrin

    Ne mund t’u japim të tjerëve dëshmitë tona për atë që Zoti e ka bërë për ne.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Pendimi nënkupton ndryshim.

Presidenti Rasëll M. Nelson e përshkroi pendimin në këtë mënyrë:

“Kur Jezusi na kërkon juve dhe mua të ‘pendohe[m]i’, Ai po na fton të ndryshojmë mendjen tonë, dijen tonë, frymën [shpirtin] tonë – madje mënyrën se si marrim frymë. Ai po na kërkon të ndryshojmë mënyrën se si duam, mendojmë, shërbejmë, shpenzojmë kohën tonë, i trajtojmë bashkëshortet tona, i mësojmë fëmijët tanë dhe madje se si kujdesemi për trupat tanë.

Asgjë nuk është më çliruese, më fisnikëruese ose më e rëndësishme për përparimin tonë individual sesa një përqendrim i rregullt, i përditshëm te pendimi. Pendimi nuk është një ngjarje; është një proces. Është kyçi drejt lumturisë dhe paqes së mendjes. Kur ndërthuret me besimin, pendimi na jep të drejtën për të përdorur fuqinë e Shlyerjes së Jezu Krishtit. …

Kur zgjedhim të pendohemi, ne zgjedhim të ndryshojmë! Ne e lejojmë Shpëtimtarin që të na shndërrojë në variantin më të mirë të vetes sonë. Ne zgjedhim të rritemi shpirtërisht dhe të marrim gëzim – gëzimin e shëlbimit tek Ai. Kur zgjedhim të pendohemi, ne zgjedhim të bëhemi më shumë si Jezu Krishti!” (“Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, Liahona, maj 2019, f. 67–68).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Bëni pyetje që prekin mendjen dhe zemrën. “U kërkoni nxënësve të tregojnë se si u ndien rreth një fragmenti të shkrimit të shenjtë, se si njerëzit në shkrimet e shenjta mund të jenë ndier apo se si të vërtetat në fragment lidhen me jetën tonë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).