Dhiata e Vjetër 2022
1–7 Gusht. Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42: “Sërish do tʼi Mirëbesoj Atij”


“1–7 Gusht. Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42: ‘Sërish do tʼi Mirëbesoj Atij’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“1–7 Gusht. Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–40; 42”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

tre burra duke folur me një burrë të ulur përtokë

Gjykimet ndaj Jobit, nga Joseph Brickey

1–7 Gusht

Jobit 1–3; 12–14; 19; 21–24; 38–4042

“Sërish do tʼi Mirëbesoj Atij”

Çfarë të vërtetash ju ndihmoi Fryma e Shenjtë të mësoni kur e studiuat librin e Jobit? Cilat doni tʼia tregoni klasës suaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Anëtarët e klasës që e studiuan librin e Jobit këtë javë, mund të kenë zbuluar të vërteta që ishin domethënëse për ta. Për t’i nxitur të tregojnë, ju mund të shkruani në tabelë Unë mësova nga Jobi … dhe pyetini anëtarët e klasës se si do ta përfundonin këtë fjali.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Jobit 1–2; 12–13; 19:23–27

Mirëbesimi ynë tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të na ndihmojnë të mbetemi besnikë në të gjitha rrethanat.

  • Dy kapitujt e parë të librit të Jobit, të cilët përshkruajnë Satanin që vë në dyshim arsyet për besnikërinë e Jobit, mund t’i ndihmojnë anëtarët e klasës që të vlerësojnë arsyet e tyre vetjake për të qenit besnikë ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Anëtarët e klasës mund ta fillojnë duke renditur disa arsye përse një njeri mund të zgjedhë që t’u bindet urdhërimeve të Perëndisë. Më pas mund të kërkojnë te Jobit 1:6–12; 2:1–6 që të gjejnë atë që tha Satani lidhur me besnikërinë e Jobit. Përse do të ishte e rrezikshme po t’i bindeshim Zotit vetëm për arsyen që sugjeroi Satani? Çfarë zbulon rreth Jobit përgjigjja e tij te Jobit 1:20–22; 2:9–10? Anëtarët e klasës mund të flasin rreth arsyes përse zgjedhin të mbeten besnikë ndaj Perëndisë.

    burrë duke parë lart

    Jobi, nga Gary L. Kapp

  • Edhe pse Jobi pati çaste kur u ndesh me dyshimin dhe dëshpërimin, më së fundi mirëbesimi i tij te Zoti e mbështeti atë gjatë vuajtjes së tij. Për të mësuar nga shembulli i Jobit, anëtarët e klasës mund të kërkojnë te disa prej vargjeve vijuese për të përcaktuar disa nga përgjigjet pozitive të Jobit ndaj sprovave të tij: Jobit 1:21; 2:10; 12:9–10, 16; 13:15–16; 19:23–27. Çfarë mund të mësojmë nga këto përgjigje që mund të na ndihmojnë të jemi të fortë shpirtërisht kur përballemi me sprova? Përse është e rrezikshme të hamendësojmë se sprovat janë ndëshkime për mëkatin?

  • Shpallja e Jobit te Jobit 19:23–27 mund t’i frymëzojë anëtarët e klasës që të përsiatin dhe të tregojnë për bindjen e tyre vetjake se Shëlbuesi, Jezu Krishti, jeton. Mund ta filloni duke i ftuar anëtarët e klasës që me qetësi të përsiatin fjalët e Jobit në këto vargje. Më pas ata mund të diskutojnë pyetje si këto: Përse një dëshmi për Shëlbuesin tonë është kaq me vlerë gjatë kohëve të sprovave si ato që vuajti Jobi? Si na ka mbështetur dëshmia jonë gjatë sprovave tona? Të kënduarit ose të lexuarit e fjalëve të një himni për Jezu Krishtin, të tillë si “E Di, Jeton Shëlbuesi Im” (Himne, nr. 74), mund t’i shtojë ide dhe fuqi shpirtërore diskutimit tuaj.

Jobit 38

Këndvështrimi i Perëndisë është më i madh se i yni.

  • Shumica e librit të Jobit (kapitujt 3–37) përfshin Jobin dhe miqtë e tij që përpiqen tʼi japin përgjigje pyetjes: “Përse gjëra të këqija u ndodhin njerëzve të drejtë?” Ndërkohë që Zoti nuk i jep përgjigje tërësisht kësaj pyetjeje në librin e Jobit, Ai jep vërtet një mesazh të rëndësishëm. Ju mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës ta zbulojnë këtë mesazh duke i ftuar të lexojnë pyetjet që Zoti ia bëri Jobit te Jobit 38:1–7, 18–24. Çfarë mësojmë nga këto pyetje?

  • Ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit jep dritë shtesë që mund të na ndihmojë të kuptojmë disa nga arsyet për vuajtjen në botë. Anëtarët e klasës mund të tregojnë të vërteta që i dinë për shkak të Rivendosjes së ungjillit, të cilat u kanë dhënë këndvështrim dhe kuptueshmëri më të madhe rreth vuajtjes. Ata mund t’i gjejnë disa prej këtyre të vërtetave në shkrimet e shenjta dhe në thënien që gjendet te pjesa “Burime Shtesë”.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Pikëpamja e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme lidhur me qëllimet e vuajtjes.

Shkrimet e shenjta vijuese japin këndvështrime rreth qëllimeve të vuajtjes:

Spenser W. Kimballi dha mësim:

“Nëse do ta konsiderojmë vdekshmërinë si tërësinë e ekzistencës, atëherë dhembja, hidhërimi, dështimi dhe jeta e shkurtër do të ishin një gjëmë. Por nëse e shohim jetën si një gjë të përjetshme që shtrihet larg në të shkuarën e paralindjes dhe në vazhdim në të ardhmen e përjetshme të pasvdekjes, atëherë të gjitha ngjarjet mund të vendosen në këndvështrimin e duhur.

A nuk ka urtësi [nga Perëndia] te dhënia e sprovave që të mund të ngrihemi mbi to, e përgjegjësive që të mund të arrijmë sukses, e punës që të forcojmë muskujt tanë, e pikëllimeve për t’i vënë në provë shpirtrat tanë? A nuk jemi të ekspozuar ndaj tundimeve që të vihet në provë forca jonë, ndaj sëmundjeve që të mund të mësojmë durimin, ndaj vdekjes që të mund të bëhemi të pavdekshëm e të përlëvduar? …

Nëse gëzimi, paqja dhe shpërblimet do t’i jepeshin menjëherë bërësit të së mirës, nuk do të kishte ligësi – të gjithë do të bënin mirë, por jo për shkak se është e drejtë të bësh mirë. Nuk do të kishte asnjë provë force, as zhvillim të karakterit, as rritje të fuqive, as liri të zgjedhjes” (Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball [2006], f. 15).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndiqeni Shpirtin. Ju nuk mund të parashikoni se si do të shkojë çdo mësim, por nxitjet e Shpirtit do t’ju udhërrëfejnë. Nëse jeni të përgatitur shpirtërisht, Zoti do t’ju japë “në çastin e duhur, se çfarë duhet të thoni” (Doktrina e Besëlidhje 100:6) dhe mund të jetë pikërisht ajo që kanë nevojë të dëgjojnë anëtarët e klasës. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10.)