“8–14 Gusht. Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46: ‘Zoti Është Bariu Im’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“8–14 Gusht. Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022
8–14 Gusht
Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46
“Zoti Është Bariu Im”
Planifikoni mënyra se si t’i lejoni anëtarët e klasës të tregojnë për përvoja shpirtërore që i kanë teksa lexojnë librin e Psalmeve.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ftesa ndaj anëtarëve të klasës që të tregojnë çfarë zbuluan në librin e Psalmeve, mund të jetë aq e thjeshtë sa bërja e pyetjeve si këto: Çfarë ju mësoi Shpirti këtë javë teksa lexuat librin e Psalmeve? Cilat psalme ju ndihmuan të ndiheni veçanërisht pranë Zotit?
Jepeni Mësim Doktrinën
Psalmeve 1; 23; 26–28; 46
Libri i Psalmeve na mëson të mirëbesojmë te Zoti.
-
Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet sugjeron leximin e Psalmeve 1; 23; 26–28; 46 dhe kërkimin për sa vijon:
-
Ftesa për të mirëbesuar te Zoti
-
Fjalë që përshkruajnë Zotin
-
Fjalë që përshkruajnë paqen, forcën dhe bekime të tjera që jep Ai
-
Fjalë që përshkruajnë njerëzit të cilët i mirëbesojnë Atij
Ju mund t’i shkruani këto fraza në tabelë dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të shkruajnë pranë secilës frazë diçka që e gjetën te Psalmeve 1; 23; 26–28; ose 46. Nëse keni nevojë, ju mund t’i drejtoni te këto vargje: Psalmeve 1:1–4; 23:1–6; 26:1, 6–8, 12; 27:1, 3, 8, 14; 28:1, 7; 46:1–3, 10. Anëtarët e klasës mund të tregojnë ndjenjat që i patën rreth Shpëtimtarit teksa i lexuan këto psalme.
-
-
Ngaqë psalmet ishin si himne për izraelitët, ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që të sugjerojnë himne të cilat iu sjellin ndërmend psalmet që i lexuan këtë javë. Ata mund t’i referohen treguesit “Shkrimet e Shenjta” në fund të librit të himneve për ide (shih edhe listën te pjesa “Burime Shtesë”). Anëtarët e klasës mund të këndojnë pak nga këto himne dhe të përcaktojnë tema të përbashkëta midis himneve dhe psalmeve. Çfarë mesazhesh gjejmë lidhur me paqen dhe besimin te Jezu Krishti?
Psalmeve 2; 22; 31:5
Psalmet na e drejtojnë mendjen te jeta dhe shërbesa e Jezu Krishtit.
-
Leximi i psalmeve – veçanërisht të atyre që na drejtojnë te jeta e Shpëtimtarit – mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar besimin te Jezu Krishti. Mund ta ndani klasën në grupe me dy ose më shumë veta dhe t’i jepni secilit grup njërën nga dyshet vijuese të referencave: Psalmeve 2:1–3 dhe Veprat e Apostujve 4:24–28; Psalmeve 2:7 dhe Veprat e Apostujve 13:30–33; Psalmeve 22:1 dhe Mateu 27:45–46; Psalmeve 22:7–8 dhe Mateu 27:39–43; Psalmeve 22:16 dhe Lluka 23:32–33; Psalmeve 22:18 dhe Mateu 27:35; Psalmeve 31:5 dhe Lluka 23:46. Kërkojini secilit grup që të gjejë se si një profeci në librin e Psalmeve u përmbush në jetën e Shpëtimtarit dhe të diskutojnë se si këto shkrime të shenjta e forcojnë dëshminë e tyre për Shpëtimtarin.
Ose ju mund të shkruani referenca të shkrimeve të shenjta në tabelë dhe t’i ftoni anëtarët e klasës ta përkojnë një fragment nga psalmet me ngjarjen përkatëse në Dhiatën e Re.
Gjithashtu mund t’i ftoni anëtarët e klasës të japin referenca të tjera për Shpëtimtarin, të cilat i gjetën gjatë studimit të tyre të librit të Psalmeve (të tilla si Psalmeve 34:20; 41:9; shih edhe Lluka 24:44).
Pasi anëtarët e klasës i diskutojnë këto shkrime të shenjta, ata mund të flasin rreth arsyes përse këto psalme do të kishin qenë kuptimplota për judenjtë që e njohën Shpëtimtarin. Përse ato janë kuptimplota për ne?
“Zoti është bariu im.”
-
Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të diskutojnë figurat letrare dhe simbolikën te Psalmeve 23, merreni parasysh të tregoni figura që lidhen me idetë në këtë psalm, të tilla si ato te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Më pas mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës që të përcaktojnë fjalë ose fraza domethënëse te psalmi dhe të diskutojnë atë që mund të përfaqësojnë ato. Për shembull, çfarë ju sjellin në mendje frazat si “më çon në kullota me bar të njomë” apo “ujërave që të çlodhin”? Çfarë mund të simbolizojnë “shkopi” dhe “thupra” zemërdhënëse? Çfarë mund të nënkuptojë shprehja që “kupa” jonë po derdhet? Çfarë na mësojnë këto simbole rreth Jezu Krishtit? Ju mund të sugjeroni që anëtarët e klasës ta rishprehin psalmin, duke i zëvendësuar disa simbole me kuptimet e mundshme që i diskutoi klasa.
Burime Shtesë
Himne që kanë lidhje me librin e Psalmeve.
-
Psalmeve 8:3–9; 9:1–2. “Sa i Madh Je Ti” (Himne, nr. 42)
-
Psalmeve 23. “Zoti Ësht’ Bariu Im”, (Himne, nr. 56)
-
Psalmeve 26:8. “Shtëpin’ Tënde Per’ndi, Duam” (Himne, nr. 157)
-
Psalmeve 27:1. “Zoti më Ësht’ Drit’” (Himne, nr. 45)
-
Psalmeve 33:1–6; 95:1–6. “Për të Tokës Bukuri” (Himne, nr. 46)
-
Psalmeve 37:3–9. “Rri Qet’, O Shpirt” (Himne, nr. 64)
-
Psalmeve 148. “Gjith’ Krijesat e Per’ndis’ Son’” (Himne, nr. 32)