Dhiata e Vjetër 2022
14–20 Nëntor. Amos; Abdia: “Kërkoni Zotin dhe do të Rroni”


“14–20 Nëntor. Amos; Abdia: ‘Kërkoni Zotin dhe do të Rroni’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“14–20 Nëntor. Amos; Abdia”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

fytyra e Jezusit e ndriçuar nga qirinj në një dhomë të errët

Buka e Jetës, nga Chris Young

14–20 Nëntor

Amos; Abdia

“Kërkoni Zotin dhe do të Rroni”

Teksa studioni librat e Amosit dhe Abdias, jini të hapur ndaj mbresave rreth asaj që duhet t’u jepni mësim anëtarëve të klasës suaj. Shënojini këto mendime dhe kërkoni mundësi për t’i treguar në orën tuaj mësimore të së dielës.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ashtu si Amosi dhe Abdia u dhanë paralajmërime njerëzve në kohën e tyre, fjalët e tyre gjithashtu japin paralajmërime për ne sot. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë për mësime nga librat Amos dhe Abdia që gjejnë zbatim për ne.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Amos 3:7–8; 7:10–15

Zoti e zbulon të vërtetën nëpërmjet profetëve të Tij.

  • Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë të vërteta rreth profetëve që i gjetën në studimin e tyre vetjak ose familjar tek Amos 3 dhe Amos 7. Ju mund të bëni në tabelë një listë të përgjigjeve të tyre. Çfarë të vërtetash të tjera dimë rreth profetëve? (Për disa ide, shihni artikullin “Prophets” [“Profetët”] te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] [topics.ChurchofJesusChrist.org].) Nxitini disa anëtarë të klasës që të tregojnë se si i fituan dëshmitë e tyre për rolin e rëndësishëm që luajnë profetët në planin e Perëndisë.

  • Si mund t’ia shprehim një miku arsyen përse është e rëndësishme që të kemi një profet në kohën tonë? Ju mund të renditni në tabelë pyetje rreth profetëve të cilat mund t’i bëjë dikush që nuk është anëtar i Kishës. Si mund t’u përgjigjemi disa prej këtyre pyetjeve duke përdorur vargjet tek Amos 3:7–8 dhe 7:10–15?

  • Si pjesë e diskutimit tuaj rreth profetëve, ju mund të shfaqni njërin nga materialet filmike që vijojnë: “We Need Living Prophets” [“Kemi Nevojë për Profetë të Gjallë”] ose “Words of the Prophets” [“Fjalët e Profetëve”] (ChurchofJesusChrist.org). Si na kanë ndihmuar profetët e ditëve të mëvonshme që të afrohemi më pranë Jezu Krishtit?

Amos 5; 8:11–12

Braktisja është si uria për të dëgjuar fjalët e Zotit.

  • Për të filluar një bashkëbisedim rreth urisë që përshkroi Amosi tek Amos 8:11–12, ju mund ta gjeni të dobishme që të shqyrtoni shkurtimisht gjendjen shpirtërore të njerëzve të cilëve po u predikonte. Si ishin larguar izraelitët nga Zoti? (Shih, për shembull, Amos 2:6–8; 5:11–12.) Përse është e dobishme të dimë rreth shkatërrimit të tyre? Anëtarët e klasës më pas mund të lexojnë tek Amos 8:11–12 dhe të flasin rreth arsyes përse “uri[a]” dhe “etj[a]” janë fjalë të mira për të përshkruar gjendjen e atyre që largohen nga Zoti. Anëtarët e klasës gjithashtu mund të kërkojnë tek Amos 5 vargjet që mund të na ndihmojnë për ta shmangur braktisjen në jetën tonë (shih, për shembull, vargjet 4, 11–12, 14–15, 25–26).

  • Të kuptuarit e urisë shpirtërore që e shoqëron braktisjen, na ndihmon të kuptojmë bollëkun shpirtëror që gëzojmë për shkak të Rivendosjes. Ju mund të shkruani në tabelë disa pyetje rreth Braktisjes dhe Rivendosjes, të tilla si Përse pati një Braktisje? Çfarë ndikimi pati Braktisja mbi fëmijët e Perëndisë? Çfarë ndikimi pati Rivendosja? Nxitini anëtarët e klasës të gjejnë përgjigje për këto dhe pyetje të tjera duke përdorur burime si ato që vijojnë: “Mesazhi i Rivendosjes së Ungjillit të Jezu Krishtit” në kapitullin 3 të Predikoni Ungjillin Tim ([2005], f. 36–39); artikullin “Apostasy” [“Braktisja”] te Gospel Topics [Tema të Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org); materialin filmik “The Great Apostasy” [“Braktisja e Madhe”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe citimin te pjesa “Burime Shtesë”. Ftojini anëtarët e klasës të flasin rreth të vërtetave të rivendosura në kohën tonë që janë veçanërisht domethënëse për ta.

grup rinie duke qëndruar përpara tempullit

Ne mund të bëhemi shpëtimtarë [ose çlirimtarë] në malin e Sionit duke bërë punën në tempull dhe punën për historinë familjare.

Abdia 1:21

“[Shpëtimtarët] do të ngjiten në malin e Sionit.”

  • Përse fraza “[shpëtimtarë] … në malin e Sionit” (Abdia 1:21) është një përshkrim i mirë për ne kur bëjmë punën në tempull dhe punën për historinë familjare? Si na ndihmon puna që bëjmë për paraardhësit tanë në tempull që të ndihemi më pranë Shpëtimtarit Jezu Krisht? Anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja të kohëve të fundit që i kanë pasur gjatë bërjes së punës në tempull dhe punës për historinë familjare.

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Mësime nga e kaluara.

Plaku M. Rasëll Ballard dha mësim:

“Në harkun relativisht të shkurtër të viteve të mbuluara nga Dhiata e Re … njerëzit u kthyen kundër Krishtit dhe Apostujve të Tij. Katastrofa ishte aq e madhe, saqë ne e njohim si Braktisja e Madhe, e cila çoi në shekuj plogështie dhe paditurie shpirtërore që morën emrin Epoka e Errësirës.

… Ati ynë Qiellor i do tërë fëmijët e Tij dhe dëshiron që ata të gjithë të kenë bekimet e ungjillit në jetën e tyre. Drita shpirtërore nuk humbet ngaqë Perëndia ua kthen shpinën fëmijëve të Tij. Përkundrazi, errësira shpirtërore ndodh kur fëmijët e Tij ia kthejnë shpinën Atij në mënyrë kolektive. Është një pasojë e natyrshme e zgjedhjeve të këqija, të bëra nga individë, komunitete, shtete dhe qytetërime të tëra. Kjo është provuar herë pas here gjatë gjithë rrjedhës së kohës. Një nga mësimet më të mëdha të këtij modeli historik është se zgjedhjet tona, si individuale ashtu edhe kolektive, do të çojnë drejt pasojave shpirtërore për veten tonë dhe për pasardhësit tanë” (“Learning the Lessons of the Past”, Liahona, maj 2009, f. 32).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndihmojini anëtarët e klasës të dallojnë Frymën e Shenjtë. “Siç nxiteni nga Fryma e Shenjtë, pyetini nxënësit për atë që po ndiejnë dhe atë që ndihen të nxitur të bëjnë. Ndihmojini t’i lidhin ndjenjat e tyre shpirtërore me ndikimin e Frymës së Shenjtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 11).