Dhiata e Vjetër 2022
21–27 Nëntor. Jona; Mikea: “I Pëlqen të Jetë i Mëshirshëm”


“21–27 Nëntor. Jona; Mikea: ‘I Pëlqen të Jetë i Mëshirshëm’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“21–27 Nëntor. Jona; Mikea”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

burrë shtrirë në bregdet me balenën në oqeanin pas tij

Jona në Bregdet në Ninive, nga Daniel A. Lewis

21–27 Nëntor

Jona; Mikea

“I Pëlqen të Jetë i Mëshirshëm”

Kthimi i qëndrueshëm në besim kërkon më shumë sesa një mësim frymëzues në Shkollën e së Dielës një herë në dy javë. Nxitini anëtarët e klasës që të kërkojnë përvoja vetjake shpirtërore gjatë gjithë jetës së tyre.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Merreni parasysh të shkruani në tabelë fraza si ato që vijojnë: Një e vërtetë që m’u kujtua, Diçka e re që mësova dhe Diçka që do të më pëlqente ta studioja më tej. Jepuni anëtarëve të klasës kohë që të shqyrtojnë atë që kanë studiuar te Jona dhe Mikea, që lidhet me një nga frazat në tabelë.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Jona 1–4; Mikea 7:18–19

Zoti është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që kthehen tek Ai.

Të kujtuarit e klasës suaj për mëshirën e Zotit mund t’i ndihmojë të ndiejnë dashurinë e Tij për ta dhe t’i frymëzojë të pendohen. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës të lexojnë te Mikea 7:18–19 dhe të renditin në tabelë disa ngjarje nga Jona 1–4 që tregojnë se Zotit i pëlqen të jetë i mëshirshëm. Çfarë përvojash të tjera për mëshirën e Perëndisë mund të tregojmë – nga shkrimet e shenjta apo vetë jeta jonë?

Përjetimi i mëshirës së Zotit mund të na frymëzojë të jemi më të mëshirshëm. Ja një ide që mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës suaj të mësojnë rreth mëshirës nga libri i Jonas. Ju mund të shkruani në tabelë një pyetje si kjo: Çfarë mund të na mësojë mëshira e Perëndisë, siç shfaqet te Jona 1–4, rreth të qenit më të mëshirshëm? Çdo anëtar i klasës mund të zgjedhë një kapitull për ta rishikuar dhe të kërkojë përgjigje për pyetjen. Jepuni anëtarëve të klasës kohë për të reflektuar mbi mundësitë që kanë për t’i zëvendësuar sjelljet gjykuese me sjellje të mëshirshme ndaj vetes ose të tjerëve.

dy njerëz duke folur pranë lumit

Ne mund ta përhapim ungjillin te fëmijët e Perëndisë.

Jona 1; 3–4

Të gjithë fëmijët e Perëndisë kanë nevojë ta dëgjojnë ungjillin.

  • Një mënyrë për të nxjerrë mësime nga historia e Jonas është ta krahasojmë atë me rrëfimet e misionarëve në Librin e Mormonit. Merrni parasysh të krijoni dy kolona në tabelë me titujt Jona dhe Alma dhe Bijtë e Mosias. Ftojeni klasën të krahasojë sjelljen e Jonas rreth mësimdhënies ndaj popullit të Ninivesë (shih Jona 1; 3–4) me sjelljen e bijve të Mosias rreth mësimdhënies ndaj lamanitëve (shih Mosia 28:1–5; Alma 17:23–25). Çfarë mësojmë nga ky ushtrim rreth përhapjes së ungjillit tek të gjithë fëmijët e Perëndisë?

  • Si Jona, shumë prej nesh mund të ndiejnë ngurrim që t’i ftojnë të tjerët të kthehen te Zoti. Cilat janë disa arsye të mundshme përse Jona u largua prej thirrjes së tij për ta paralajmëruar popullin e Ninivesë? Përse nganjëherë mund të ngurrojmë që ta përhapim ungjillin? Anëtarët e klasës mund të tregojnë mënyra se si Zoti i ka ndihmuar ta mposhtin ngurrimin e tyre. Këshilla nga Presidenti Henri B. Ajring te pjesa “Burime Shtesë” mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të përcaktojnë parimet që mund t’i fuqizojnë përpjekjet tona për ta përhapur ungjillin.

Mikea 6:6–8

“Çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti?”

  • Mikea 6:6–7 përmend disa elemente të riteve të lashta judease. Por disa gjëra janë më të rëndësishme për Perëndinë sesa ritet për t’u parë nga njerëzit. Ftojini anëtarët e klasës që t’i gjejnë ato gjëra të rëndësishme te vargu 8. Ndoshta anëtarët e klasës mund të përcaktojnë fraza kyç në këtë varg dhe të diskutojnë se çfarë do të thotë secila frazë. Më pas ata mund të zgjedhin frazat e tyre të parapëlqyera, të gjejnë shkrimet e shenjta që lidhen me to tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose te një himn që lidhet me to nga libri i himneve dhe të tregojnë atë që mësojnë. Përse këto parime janë të rëndësishme për Zotin?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Dashuria, shembulli dhe dëshmia.

Pasi diskutoi për paralajmërimin e Jonas për popullin e Ninivesë, Presidenti Henri B. Ajring tregoi një përvojë në të cilën nëna e vet i dha një paralajmërim:

“Ende mund ta kujtoj nënën time duke më folur butësisht një të shtunë pasdite kur, si djalë i vogël, unë i kërkova leje që të bëja diçka që e mendova se ishte tërësisht e arsyeshme dhe të cilën ajo e dinte që ishte e rrezikshme. Ende jam i mahnitur me fuqinë që iu dha asaj, besoj nga Zoti, për të ma kthyer mendjen me kaq pak fjalë. Siç më kujtohen, ato ishin: ‘O, ma merr mendja që mund ta bësh atë. Por zgjedhja është e jotja.’ I vetmi paralajmërim ishte në theksimin që ajo vuri te fjalët mund dhe zgjedhja. Prapëseprapë kjo nuk mjaftoi për mua.

Fuqia e saj për të paralajmëruar me kaq pak fjalë lindi nga tri gjëra që i dija rreth saj. Së pari, e dija se më donte. Së dyti, e dija se ajo e kishte bërë tashmë atë që ajo dëshironte që unë të bëja dhe ishte bekuar prej saj. Dhe së treti, ajo më kishte përcjellë dëshminë e saj të sigurt se zgjedhja që më duhej të bëja ishte kaq e rëndësishme sa Zoti do të më thoshte se çfarë të bëja nëse ia kërkoja Atij. Dashuria, shembulli dhe dëshmia: ato ishin të rëndësishme atë ditë” (“A Voice of Warning”, Ensign, nëntor 1998, f. 32).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përgatituni vetë. Mësimdhënia e fuqishme e ungjillit fillon me përgatitjen e vetes sonë. Përpara se ta përgatitni mësimin tuaj, përqendrohuni që ta mbushni zemrën tuaj me Frymën e Shenjtë nëpërmjet studimit dhe lutjes domethënëse. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12.)