“12–18 Dhjetor. Malakia: ‘Unë ju kam dashur’, thotë Zoti”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)
“12–18 Dhjetor. Malakia”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022
12–18 Dhjetor
Malakia
“‘Unë ju kam dashur’, thotë Zoti”
Disa mesazhe te Malakia mund të jenë veçanërisht të rëndësishme për klasën tuaj që t’i mësojnë. Teksa studioni, lutuni të dalloni se cilat mund të jenë ato mesazhe. Bërja e kësaj gjëje gjithashtu do t’ju ndihmojë të ndieni dashurinë që Zoti ka për ata të cilëve u jepni mësim.
Shënojini Mbresat Tuaja
Ftojini të Tregojnë
Ju mund ta filloni një diskutim rreth librit të Malakias duke shkruar në tabelë fjalën Mesazhi. Nxitini anëtarët e klasës të shprehin mesazhe të rëndësishme që i gjetën në çdo kapitull të librit Malakia. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës që të mbajnë mend dhe të përsiatin atë që tregohet, ju mund t’i shkruani ato mesazhe në tabelë.
Jepeni Mësim Doktrinën
Zoti kërkon “një blatim [të] pastër”.
-
Për t’i nxitur anëtarët e klasës që të tregojnë atë që mësuan rreth blatimeve nga Malakia 1:6–14, ju mund t’i ftoni që t’i rishikojnë këto vargje në heshtje dhe të diskutojnë me një anëtar tjetër të klasës diçka që priftërinjtë izraelitë nuk e kuptuan rreth blatimeve. Përse Zoti kërkon nga ne gjithçka që mund të bëjmë? Anëtarët e klasës mund të bëjnë një listë të blatimeve, ose flijimeve, që ne ia bëjmë Zotit sot. Për çdo zë në listë, ata mund të diskutojnë se çfarë mund ta bëjë atë një blatim “të ndotur” ose një blatim “[të] pastër” (Malakia 1:7,11).
Profecitë e Malakias po përmbushen në ditët e mëvonshme.
-
Ju mund të filloni një diskutim rreth kapitujve te Malakia 3–4 duke vënë në dukje se Moroni tregoi vargje nga këta kapituj kur iu shfaq Jozef Smithit (shih Joseph Smith – Historia 1:36–39). Cilat të vërteta në këta kapituj e ndiejnë anëtarët e klasës se mund të kenë qenë veçanërisht të rëndësishme për Jozefin që t’i dinte – dhe për ne që t’i dimë? Anëtarët e klasës mund të ndahen në grupe të vogla dhe të renditin sa më shumë të vërteta që munden. Nxitini grupet të tregojnë listat e tyre dhe të diskutojnë përse këto të vërteta janë të rëndësishme në ditët e mëvonshme.
Zoti i hap pragjet e qiellit kur ne e paguajmë të dhjetën tonë.
-
Për t’i nxitur anëtarët e klasës që të shprehin dëshmitë e tyre për ligjin e së dhjetës, ju mund t’i ftoni të gjejnë parime te Malakia 3:8–12 dhe të tregojnë se si arritën ta dinin që këto parime janë të vërteta. Mund të flasin rreth mënyrës se si Zoti i ka bekuar ata – shpirtërisht dhe materialisht – për pagimin e së dhjetës. Ose ata mund të diskutojnë mësimet rreth së dhjetës që Plaku Dejvid A. Bednar i dha në mesazhin e tij “Pragjet e Qiellit” (Liahona, nëntor 2013, f. 17–20) dhe të tregojnë atë që kanë mësuar teksa janë përpjekur fort ta jetojnë këtë ligj.
-
Kërkojuni anëtarëve të klasës të lexojnë në heshtje vargjet te Malakia 3:8–12 ndërkohë që përsiatin mënyrën se si ata mund t’i japin mësim dikujt përse Zoti na kërkon të paguajmë të dhjetën. Ata gjithashtu mund të lexojnë thënien nga Presidenti Gordon B. Hinkli te pjesa “Burime Shtesë”. Çfarë do të donim që të tjerët të kuptojnë rreth të dhjetës? Për shembull, çfarë do të thotë të paguajmë të dhjetën? Përse Zoti dëshiron që ne ta bëjmë këtë? Si hapen “pragjet e qiellit” (vargu 10) kur paguajmë të dhjetën? Çfarë shqetësimesh mund të ketë dikush rreth pagimit të së dhjetës dhe si do të përgjigjeshim ne? Kërkojuni anëtarëve të klasës të tregojnë se si zbatimi i këtij urdhërimi e ka forcuar besimin e tyre tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
“Unë do t’ju dërgoj Elian, profetin.”
-
Anëtarët e klasës mund të fitojnë ide të dobishme rreth vargjeve te Malakia 4:5–6 duke i krahasuar këto vargje me mënyrën se si Moroni ia citoi ato Jozef Smithit te Joseph Smith – Historia 1:38–39. (Mund të ndihmojë që ta bëni dikë ta shkruajë secilin variant krah për krah në tabelë.) Çfarë i shtojnë fjalët e Moronit të kuptuarit tonë për vargjet e Malakias? Ju gjithashtu mund të diskutoni pyetje si këto: Kush janë “etër[it]”? (Shih Ligji i Përtërirë 29:13.) Si kthehen zemrat tona tek etërit tanë dhe si kthehen zemrat e tyre tek ne? Për ta ndihmuar klasën tuaj që të kuptojë se si u përmbush profecia e Malakias, ata mund të lexojnë rreth rastit kur Elia i dorëzoi Jozef Smithit çelësat e vulosjes (shih Doktrina e Besëlidhje 110:13–16). Përse anëtarët e klasës janë mirënjohës që janë rivendosur këta çelësa?
-
Malakia 4:5–6 siguron një mundësi të madhe për të folur rreth punës në tempull dhe punës për historinë familjare. Ndoshta anëtarët e klasës mund të tregojnë përvoja që i kanë pasur ndërkohë që po bënin këtë punë dhe mënyrën se si ato përvoja i kanë ndihmuar t’i kthejnë zemrat e tyre drejt etërve të tyre. Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar brezat e ardhshëm që t’i kthejnë zemrat e tyre drejt nesh?
Burime Shtesë
E dhjeta është çështje besimi.
Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Ne mund ta paguajmë të dhjetën tonë. Kjo nuk është dhe aq çështje parash sesa është çështje besimi. Ende më duhet të gjej një pagues të së dhjetës së plotë që mund të mos dëshmojë se në mënyrë shumë të mirëfilltë dhe të mrekullueshme pragjet e qiellit janë hapur dhe bekimet janë derdhur mbi të” (“Let Us Move This Work Forward”, Ensign, nëntor 1985, f. 85).