Dhiata e Vjetër 2022
19–25 Dhjetor. Krishtlindja: “Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë”


“19–25 Dhjetor. Krishtlindja: ‘Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“19–25 Dhjetor. Krishtlindja”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2022

Foshnja Jezus i mbështjellë me një rrobë të bardhë dhe i vendosur mbi kashtë

Sepse Na Ka Lindur një Fëmijë, nga Simon Dewey

19–25 Dhjetor

Krishtlindja

“Tek Ai Kemi Shpresuar dhe Ai do të na Shpëtojë”

Gjatë studimit dhe përgatitjes suaj vetjake për të dhënë mësim, merrni parasysh se si mund t’i ndihmoni anëtarët e klasës të ndiejnë gëzimin kumbues për lindjen e Shpëtimtarit. Ftojeni Shpirtin t’ju dëshmojë për dashurinë shëlbuese të Jezu Krishtit.

Shënojini Mbresat Tuaja

ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Krishtlindja mund të jetë një mundësi e mirë për t’i ftuar anëtarët e klasës të tregojnë se si studimi i Dhiatës së Vjetër e ka forcuar besimin e tyre te Jezu Krishti.

ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën

Ne gëzohemi për Shëlbuesin tonë.

  • Edhe pse Krishtlindja njihet si një periudhë gëzimi, ka shumë njerëz rrethanat e të cilëve e bëjnë të vështirë të gjejnë gëzim, edhe gjatë kësaj kohe të vitit. Një mesazh i rëndësishëm i Krishtlindjes është që Shpëtimtari mund t’i lehtësojë barrët tona dhe të na ndihmojë të gjejmë paqe dhe madje gëzim. Për ta dhënë këtë mesazh, ju mund të shkruani në tabelë referencat vijuese nga shkrimet e shenja: Psalmeve 35:9; Isaia 25:8–9; 44:21–24; 51:11; Sofonia 3:14–20; Moisiu 5:5–11. Më pas mund të shkruani në tabelë një pyetje për anëtarët e klasës që ta përsiatin teksa i lexojnë fragmentet, të tillë si: Çfarë arsyesh na japin këto fragmente të shkrimeve të shenjta që të jemi të gëzuar? Kërkojuni të tregojnë atë që gjejnë. Ndoshta mund t’u jepni anëtarëve të klasës kohë edhe për të shkruar rreth gëzimit të tyre vetjak për Shpëtimtarin. Ata mund të gjejnë ide shtesë nga mesazhi i Presidentit Rasëll M. Nelson te pjesa “Burime Shtesë”.

  • Krishtlindja jep mundësi për ta përhapur gëzimin për Krishtin duke u shërbyer të tjerëve. Përpara orës mësimore, ju mund të ftoni një anëtar/e të klasës të shqyrtojë mesazhin e Plakut Ulises Soares “Një Ushtri Engjëllore e Kohës Sonë” (takimi shpirtëror për Krishtlindjen nga Presidenca e Parë, 8 dhjetor 2019, broadcasts.ChurchofJesusChrist.org) dhe të vijë i/e përgatitur për të treguar se si një veprim shërbimi e ndihmoi Plakun Soares dhe familjen e tij që ndiejë gëzimin e Krishtlindjes. Gjithashtu mund të lexoni pjesë të mesazhit të tij në orën mësimore. Anëtarët e klasës mund të tregojnë përvojat e tyre vetjake për dhënien ose marrjen e veprimeve të shërbimit në Krishtlindje. Si mund të veprojmë sipas ftesës së Plaku Soares për të ndjekur “shembulli[n e] përsosur [të Shpëtimtarit për] dashuri[n]ë dhe dashamirësi[n]ë ndaj njerëzve”?

Simbolet mund të na ndihmojnë që ta kujtojmë Jezu Krishtin.

  • Përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet rendit disa simbole në Dhiatën e Vjetër që na mësojnë rreth Jezu Krishtit. Anëtarët e klasës mund të thonë atë që mësuan rreth Shpëtimtarit nga këto dhe simbole të tjera që i gjetën në studimin e tyre. Çfarë kemi mësuar rreth gjetjes së Shpëtimtarit në shkrimet e shenjta? Çfarë përvojash na kanë mësuar se “të gjitha gjërat krijohen e bëhen për të dhënë dëshmi për [Të]”? (Moisiu 6:63.)

Perëndia na dha dhuratën e Birit të Tij.

  • Dhënia e dhuratave është një traditë Krishtlindjeje në shumë kultura. Ju mund të udhëhiqni një diskutim me anëtarët e klasës rreth dhuratave që na ka dhënë Perëndia, veçanërisht dhuratës së Birit të Tij, Jezu Krishtit. Për ta bërë këtë, ju mund të shfaqni materialin filmik “He Is the Gift” [“Ai Është Dhurata”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe t’i ftoni anëtarët e klasës të tregojnë se çfarë domethënie ka për ta dhurata e Shpëtimtarit. Si mund t’ia tregojmë Atit Qiellor mirënjohjen tonë për këtë dhuratë?

    2:43

Isaia 7:14; 9:6

“Do të quhet … i admirueshëm.”

  • Profeti Isaia përdori shumë emra dhe tituj për të përshkruar Mesian, i cili do të lindte në Bethlehem (shih për shembull, Isaia 7:14; 9:6). Ndoshta anëtarëve të klasës do t’u pëlqente të mësonin më shumë rreth Shpëtimtarit dhe misionit të Tij duke mësuar rreth këtyre titujve. Ata mund të zgjedhin një titull dhe të gjejnë fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta që i ndihmojnë të kuptojnë se çfarë domethënie ka. Për shembull, ata mund të mësojnë më shumë rreth titullit “Princ i paqes” (Isaia 9:6) duke lexuar Psalmeve 85:8; Isaia 52:7; Lluka 2:14 ose Gjoni 16:33. Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës të gjejnë shkrime të tjera të shenjta, sugjeroni që ata të shohin tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Çfarë sugjerojnë këta tituj rreth Shpëtimtarit dhe asaj që bën Ai për ne?

ikona e burimeve shtesë

Burime Shtesë

Jezu Krishti më ofron shpresë dhe gëzim.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

“Kur përqendrimi i jetës sonë është te plani i Perëndisë për shpëtim … dhe te Jezu Krishti e ungjilli i Tij, ne mund të ndiejmë gëzim pavarësisht nga ajo që po ndodh – apo nuk po ndodh – në jetën tonë. Gëzimi vjen prej Tij dhe për shkak të Tij. Ai është burimi i të gjithë gëzimit. Ne e ndiejmë atë në kohën e Krishtlindjes, kur këndojmë: ‘Botës gëzim, ka ardh’ Zoti’ [Himne, nr. 120]. Dhe ne mund ta ndiejmë gjatë gjithë vitit. Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, Jezu Krishti është gëzim! …

Ashtu siç ofron paqe që ‘ia tejkalon çdo zgjuarsie’ [Filipianëve 4:7], Shpëtimtari ofron edhe një forcë, thellësi dhe sasi gëzimi që shpërfill logjikën njerëzore apo të kuptuarit e vdekshëm” (“Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2016, f. 82).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përgatituni duke pasur njerëz në mendje. “Le t’i udhërrëfejë planet tuaja kuptueshmëria juaj për njerëzit të cilëve u jepni mësim. … Mësuesit si Krishti nuk zotohen ndaj një stili apo metode të caktuar; ata zotohen që t’i ndihmojnë njerëzit për të ndërtuar besim në Jezu Krishtin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 7).