“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Fëmijët dhe Rinia e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme: Një Udhëzues Parashtrues për Prindërit dhe Udhëheqësit (2019)
“Mesazh nga Presidenca e Parë”
Mesazh nga Presidenca e Parë
Të dashur vëllezërit e motrat tona,
Fëmijët dhe të rinjtë e të rejat e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë bij dhe bija të dashura të Perëndisë. Ata kanë potencialin për të pasur një ndikim të madh në botë.
Parimet e dhëna mësim në këtë përpjekje për fëmijët dhe të rinjtë e të rejat përfaqësojnë një mënyrë më të lartë e më të shenjtë për ta nxitur brezin e ri që ta ndjekë Jezu Krishtin dhe ta vërë në zbatim ungjillin e Tij në të gjitha fushat e jetës. Kjo përpjekje madhore do të përfshijë të mësuarit e ungjillit, privilegjin e shërbimit, zhvillimin vetjak dhe aktivitetet emocionuese. Kjo përpjekje fillon në shtëpi. Prindërit kanë një përgjegjësi të shenjtë për t’i mësuar fëmijët e tyre në dritë dhe të vërtetë. Udhëheqësit e Kishës japin përkrahje dhe udhërrëfim me vlerë për fëmijët, të rinjtë e të rejat dhe familjet e tyre.
Ne ju duam. Ne kemi besim te ju. Ne premtojmë se Ati ynë në Qiell do të vazhdojë t’ju bekojë dhe mbështetë ndërsa i drejtoni dhe i udhëzoni fëmijët e Tij me besim.
Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve