Peshkopata
Vendparkimet në Shtëpitë e Mbledhjeve


Vendparkimet në Shtëpitë e Mbledhjeve

Orientimet për Vendparkimet për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë

Informacioni vijues rreth përdorimit të vendparkimeve, parkimit që përdoret nga njerëz me aftësi të kufizuara, si dhe për hedhjet e mbeturinave, është për udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ai mund të jetë i dobishëm edhe për udhëheqës në zona të tjera. Sidoqoftë, merrini parasysh rregulloret dhe nevojat vendore, si dhe këshillohuni me përgjegjësin tuaj vendor të godinave për zbatimin e duhur.

Përdorimi i Vendparkimeve

Përveç orientimeve që gjenden te nënndarja 35.5.8 e Manualit të Përgjithshëm, mbani mend që dhënia e vendparkimeve të Kishës për t’u përdorur nga organizata ose individë të tjerë mund t’i krijojë Kishës rreziqe, detyrime dhe kosto shtesë të mirëmbajtjes. Kjo mund të krijojë ndikime negative në pasurinë e patundshme dhe humbje të mundshme të përjashtimeve të pronës nga taksat. Madje edhe përdorimi i vendparkimit për aktivitete për mbledhje fondesh për rininë (pjesërisht në varësi të natyrës së aktivitetit) mund të çojë në pasoja ndaj pronës dhe taksave mbi të ardhurat.

Çfarëdo përjashtimi në rregullore duhet të bashkërendohet me përgjegjësin vendor të godinave dhe të miratohet nga drejtori për çështjet materiale. Përjashtimet duhet të jenë përfituese për Kishën (të tilla si shmangia e konflikteve me përdorimin nga vetë Kisha), duhet të shmangin çfarëdo detyrimi ligjor dhe duhet të marrin të gjitha miratimet e duhura përpara se të jepet leja për përdorim.

Përveç vendparkimeve, shembuj të përdorimeve të pronës së përbashkët që kërkojnë miratim, përfshijnë përdorimin e pronës së Kishës, të portave, të drejtat për përdorime të pronës së patundur, çështjet e kufijve dhe marrëveshjet për të drejtën e kalimit.

Vendparkimi me Përdorim të Përcaktuar

Një numër hapësirash parkimi të përdorshme nga njerëz me aftësi të kufizuara, siç kërkohet nga juridiksioni vendor, shenjohen si vendparkime standarde. Sidoqoftë, peshkopët ose udhëheqësit e kunjit mund t’i kërkojnë përgjegjësit të godinave që të shenjojë sipas nevojës hapësira të përdorshme shtesë.

Për grumbullime me numër të madh njerëzish, të tilla si një konferencë kunji, udhëheqësit vendorë sigurojnë dhe (madje edhe përkohësisht) caktojnë mjaftueshëm vendparkime me përdorim nga njerëz me aftësi të kufizuara. Peshkopët gjithashtu bashkërendojnë me lagje të tjera nëse ato rregullisht mbivendosen në orare, lidhur me përdorimin e ndërtesës dhe të vendparkimeve të saj. Për shembull, një lagje mund të mos ketë hapësira të mjaftueshme për t’u përdorur për shkak se hapësirat e parkimit për njerëz me aftësi të kufizuara tashmë po përdoren nga një lagje e mëparshme.

Peshkopët gjithashtu i edukojnë dhe kujtojnë anëtarët për përdorimin e duhur të parkimit të përdorshëm nga njerëz me aftësi të kufizuara. Për shembull, parkimi në një hapësirë të pashenjuar shumë pranë një hapësire të përdorshme nga njerëz me aftësi të kufizuar mund ta bëjë të papërdorshme hapësirën për përdorim nga njerëz me aftësi të kufizuara. Edhe ata që kanë karta ose leje të duhura, nevojitet t’i lënë bosh hapësirat e përdorshme për furgonët për njerëz të tjerë që kanë automjete me ngritës mekanikë ose që kanë nevojë për më shumë hapësirë për të hyrë e për të dalë nga automjeti.

Për më shumë informacion nga Kisha, shkoni te faqja në internet Aftësitë e Kufizuara.

Kazanët e Mëdhenj dhe të Vegjël të Plehrave

Kazanët e mëdhenj dhe të vegjël të plehrave janë vetëm për përdorim nga Kisha. Mundësia e përdorimit mund të kufizohet me anë të telave rrethues, drynave ose mjeteve të tjera, nëse është e nevojshme.