Forcimi i Anëtarëve të Rinj
Përmirësojeni Studimin e Ungjillit


“Përmirësojeni Studimin e Ungjillit”, Shtegu Im i Besëlidhjeve (2020)

“Përmirësojeni Studimin e Ungjillit”, Shtegu Im i Besëlidhjeve

burrë dhe grua duke studiuar

Përmirësojeni Studimin e Ungjillit

Është e rëndësishme të luteni dhe t’i studioni shkrimet e shenjta shpesh, individualisht dhe me familjen tuaj (nëse është e mundur). Ndërsa e bëni, do ta ndieni Shpirtin dhe do të gjeni udhërrëfim në jetën tuaj të përditshme.

  • Mësoni rreth ardhjes më pranë Shpëtimtarit nëpërmjet studimit të përditshëm të shkrimeve të shenjta dhe lutjes. Merreni parasysh të përdorni:

    • Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën. Ky burim mund të jetë një udhërrëfim në studimin tuaj të përditshëm të shkrimeve të shenjta.

    • Lutuni Shpesh” dhe “Studiojini Shkrimet e Shenjta” te Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shpërndarjen e Ungjillit të Jezu Krishtit (2023), f. 75–77.

  • Nëse nuk e keni bërë tashmë, shkarkojeni programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose shkoni te faqja ChurchofJesusChrist.org për të gjetur biseda, artikuj, materiale filmike dhe të tjera. Nëse përdorni një pajisje Android, mund ta shkarkoni programin nga dyqani Google Play. Nëse përdorni një pajisje iOS, mund ta shkarkoni programin nga Apple App Store.

  • Revistat e Kishës mund t’ju ndihmojnë ta ndiqni Shpëtimtarin si një anëtar/e i/e Kishës së Tij.

    • Ka tre revista të Kishës: Liahona për personat në moshë madhore, Për Forcën e Rinisë për rininë dhe Miku për fëmijët. Mund të keni qasje tek to në mënyrë digjitale pa asnjë kosto në pjesën “Revistat” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Nëse jeni një anëtar/e i/e ri/re dhe parapëlqeni një kopje të shtypur në letër, vihuni në kontakt me peshkopin ose presidentin tuaj të degës për një abonim njëvjeçar pa pagesë.

  • Nëse jeni një i ri ose e re në moshë madhore nga mosha 18 deri në 30 vjeç, mësoni rreth Institutit duke lexuar materialin “The Purpose of Institute” [“Qëllimi i Institutit”] në ChurchofJesusChrist.org dhe mësoni rreth rubrikës E Përjavshmja për TRMM‑të te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  • Zotohuni për t’i studiuar shkrimet e shenjta çdo ditë, veçanërisht nga Libri i Mormonit dhe për t’u lutur çdo ditë (shihni te Veprat e Apostujve 17:11).