Forcimi i Anëtarëve të Rinj
Mësoni rreth Fillores – Shërbimi ndaj Fëmijëve


“Mësoni rreth Fillores – Shërbimi ndaj Fëmijëve”, Shtegu Im i Besëlidhjeve (2021)

“Mësoni rreth Fillores – Shërbimi ndaj Fëmijëve”, Shtegu Im i Besëlidhjeve

Pamja
fëmijë të ulur në klasë

Mësoni rreth Fillores – Shërbimi ndaj Fëmijëve

Fillorja i ndihmon fëmijët nga mosha 18 muajsh deri në 11 vjeç, të mësojnë rreth Atit Qiellor, Birit të Tij, Jezu Krishtit, dhe planit të Tyre për lumturinë. Në Fillore, fëmijët mësojnë rreth dashurisë së Perëndisë për ta dhe rreth mënyrës se si ta ndiejnë dashurinë e Tij ndërsa bëjnë besëlidhje nëpërmjet pagëzimit, sakramentit dhe ordinancave të tempullit. Atyre u jepet mësim nëpërmjet muzikës, lojërave të thjeshta dhe veprimtarive të tjera. Fëmijëve u jepet mësim dhe ndihmohen nga mësues dhe udhëheqës në moshë madhore, të cilët i duan dhe kujdesen për ta.

  • Mësoni rreth mënyrës se si fëmijët në Kishë e forcojnë njëri‑tjetrin për t’u bërë më të ngjashëm me Krishtin. Merreni parasysh të përdorni:

  • Nëse jeni në moshën e Fillores, rregullojeni që të takoheni me presidenten e Fillores dhe mësuesen/in e klasës suaj.

  • Nëse nuk jeni në moshën e Fillores, rregullojeni me presidencën e Fillores që të vëzhgoni kohën e të kënduarit gjatë shërbesave të kishës ditën e diel.

Shtyp në Letër