“Mposhtini Shkurajimin dhe Pengesat”, Shtegu Im i Besëlidhjeve (2020)
“Mposhtini Shkurajimin dhe Pengesat”, Shtegu Im i Besëlidhjeve
Mposhtini Shkurajimin dhe Pengesat
Jeta mund të jetë e vështirë dhe është normale të shkurajoheni, të bëni gabime dhe të keni pyetje. Ndërsa mbështeteni te Zoti, do të jeni në gjendje t’i kapërceni vështirësitë dhe të gjeni paqe dhe lumturi.
-
Mësoni rreth bekimeve dhe forcës që vijnë nga të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit. Diskutoni me një anëtar atë që ai ose ajo bën për të qëndruar i/e fortë në ungjill kur gjërat vështirësohen. Merreni parasysh të përdorni:
-
“Overcoming Discouragement”, Ensign, korrik 2019, artikull vetëm digjital.
-
Mesazhe nga konferenca e përgjithshme rreth mposhtjes së shkurajimit (shihni bisedën nga Plaku Xhefri R. Holland, “Si një Vazo e Thyer”, Liahona, nëntor 2013, f. 40–42; Reina I. Aburto, “N’Qoft Shi a Diell, Zot, me Mua Rri!”, Liahona, nëntor 2019, f. 57–60).
-
-
Diskutoni se ku të shkoni për të marrë përgjigje për pyetjet tuaja dhe ndihmë gjatë fatkeqësisë. Merrini parasysh disa nga këto mundësi: të studioni shkrimet e shenjta, të bisedoni me anëtarët ose me peshkopin, të përdorni burimet te ChurchofJesusChrist.org dhe, më e rëndësishmja, ta pyetni Perëndinë në lutje.