“Bëhuni Miq me Anëtarët e Lagjes Suaj”, Shtegu Im i Besëlidhjeve (2020)
“Bëhuni Miq me Anëtarët e Lagjes Suaj”, Shtegu Im i Besëlidhjeve
Bëhuni Miq me Anëtarët e Lagjes Suaj
Apostulli Pal dha mësim se kur i bashkoheni një bashkësie shenjtorësh, ju nuk jeni “të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë” (Efesianëve 2:19).
Çdo bashkësi anëtarësh të Kishës është si një familje e zgjeruar ku do të merrni miqësi dhe përkrahje. Shpenzoni kohë për t’u miqësuar me disa nga anëtarët!
-
Nëse keni një aparat celular, shkarkojeni programin Mjetet e Anëtarit. Nëse përdorni një pajisje Android, mund ta shkarkoni programin nga dyqani Google Play. Nëse përdorni një pajisje iOS, mund ta shkarkoni programin nga Apple App Store. Pasi të shkarkoni programin Mjetet e Anëtarit, kyçuni me llogarinë tuaj të Kishës. Në program, mund të kërkoni informacionin e kontaktit për njerëzit në lagjen tuaj.
-
Nga programi Mjetet e Anëtarit, kërkoni llogarinë tuaj, përditësojeni informacionin tuaj të kontaktit dhe vini një fotografi të vetes. Sigurohuni që ta rishikoni dhe përditësoni përmbajtjen te veçoria Përparimi në Shtegun e Besëlidhjeve.
-
Njihuni më mirë me udhëheqësit tuaj (peshkopin, presidentin e kuorumit të pleqve, presidenten e Shoqatës së Ndihmës, presidenten e Fillores, udhëheqësit e kuorumit të Priftërisë Aarone dhe udhëheqëset e Të Rejave) dhe anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj. Bisedoni me ta rreth aktiviteteve të radhës, mësimeve të ardhshme dhe mundësive për të shërbyer.