Seminari
2 Korintasve 5


2 Korintasve 5

“Shërbimi i Pajtimit”

Burri që u shërua në ditën e Shabatit, po përqafohet nga prindërit e tij, Jezusi mund të shihet në sfond. Ai ishte i verbër që nga lindja. Skenat përfshijnë njeriun e shëruar te këmbët e Jezusit duke u përqafuar dhe prindërit e tij. i-verbri-shërohet-prindërit-gëzohen

A je ndier ndonjëherë i largët nga Perëndia? A janë ndier njerëzit e tjerë që ti njeh, në të njëjtën mënyrë? Pali u kujtoi shenjtorëve në Korint mëshirën që Jezu Krishti u tregoi atyre. Pali u mësoi njerëzve që ata ishin ndarë nga Perëndia për shkak të mëkatit. Fatmirësisht, nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit ata mund të silleshin sërish në një marrëdhënie të favorshme me Perëndinë dhe të merrnin drejtësinë e Krishtit (shih te 2 Korintasve 5:16–21). Ky mësim mund të të ndihmojë të afrohesh më pranë Perëndisë dhe të bëhesh ai që Ai dëshiron që ti të bëhesh.

Marrëdhënia jote me Perëndinë

Shqyrtoji skenarët në vijim. Mendo se si situata jote vetjake është e ngjashme apo e ndryshme nga këta skenarë.

  1. Mira është një dishepulle e zellshme e Jezu Krishtit. Shumë shokë dhe shoqe e shohin atë si shembull. Megjithatë, kur bën gabime, ajo ndihet e trishtuar me veten dhe shqetësohet nëse do të jetë në gjendje të kthehet tek Ati Qiellor një ditë.

  2. Andrea ka disa zakone që e di se nuk janë të mira dhe e ka të vështirë ta kuptojë se si mund të marrë falje dhe të ndryshojë. Ai pyet veten nëse mund të ndihet ndonjëherë pranë Perëndisë dhe nuk është i sigurt nëse ia vlen mundimi. Ai nuk do që të flasë me prindërit apo peshkopin e tij rreth problemeve të tij.

Mendo për marrëdhënien tënde me Atin Qiellor. Në ditarin tënd të studimit përshkruaj situatën e jetës sate dhe marrëdhënien tënde me Të. Ti mund të përfshish raste kur ndihesh pranë Tij dhe kur ndihesh i largët, si edhe dëshirat e tua për marrëdhënien tënde me Të në të ardhmen.

Teksa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh bekimet e të afruarit pranë Perëndisë dhe mënyrën se si mund të afrohesh pranë Tij.

Pajtimi

Te 2 Korintasve 5 Pali shkroi se, ndërkohë që jetojmë në tokë, ne “psherëtijmë” dhe ndihemi “të rënduar”, duke dëshiruar fort të kthehemi tek Ati ynë në Qiell (shih te 2 Korintasve 5:1–5). Mendo për raste në jetën tënde kur ke ndier diçka si ajo që përshkroi Pali.

Lexo vargjet te 2 Korintasve 5:17–20, duke kërkuar të vërtetat që mund t’i zbatosh në jetën tënde kur ndihesh i largët nga Perëndia. Vër re se në këto vargje, fjalët pajtoj dhe pajtimi nënkuptojnë të rikthehesh në unitet dhe favor me Perëndinë pasi të jesh larguar prej Tij.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat fjalë dhe fraza në këto vargje (2 Korintasve 5:17–20) e përshkruajnë më mirë atë që Shpëtimtari bëri për ty?

  • Cili është roli i Atit Qiellor për të të ndihmuar të kthehesh tek Ai? (Shih te 2 Korintasve 5:18–19.)

  • Çfarë bekimesh marrim teksa përpiqemi fort që të jetojmë “në Krishtin”? ( 2 Korintasve 5:17.)

Një e vërtetë që jepet mësim te 2 Korintasve 5:17–20, është se ne mund të pajtohemi me Perëndinë dhe të bëhemi krijesa të reja nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Pali dha mësim edhe për arsyen përse ne jemi në gjendje të bëhemi krijesa të reja dhe atë çfarë nënkupton kjo gjë.

Lexo te 2 Korintasve 5:21, duke kërkuar referenca për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe veten tënde.

  • Çfarë mësove nga ky varg?

Lexo paragrafin vijues dhe kërko ide të tjera që janë kuptimplota për ty.

Te 2 Korintasve 5:21 Pali jep mësim se, ndonëse Jezusi nuk qe kurrë fajtor për bërjen e një mëkati, në Kopshtin e Gjetsemanit dhe në kryqin në Kalvari, Ai mori mbi Vete barrën, peshën dhe pasojat e mëkateve tona. Kur kërkojmë me zell që të marrim falje dhe të bëhemi një “krijesë e re”, ne e pranojmë ofertën e Jezu Krishtit që, nëse do të kemi besim tek Ai dhe do të pendohemi për mëkatet tona, Ai do t’i marrë mëkatet tona dhe ne mund të marrim drejtësinë e Tij. Në këtë mënyrë, ne do të bëhemi të pastër ashtu si Ai është i pastër (shih edhe te Kolosianëve 2:13–14; 1 Pjetër 2:24).

  • Si të ndihmojnë mësimet te 2 Korintasve 5:21 ta kuptosh më mirë arsyen përse ne jemi në gjendje të bëhemi krijesa të reja në Krishtin dhe çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

  • Çfarë mendimesh dhe ndjenjash mund të ketë përjetuar Biri pa mëkat i Perëndisë ndërsa i mori me gatishmëri mëkatet e tua mbi Vete në mënyrë që ti të mund të pajtohesh me Perëndinë dhe të ndryshosh? (Merre parasysh të lexosh tek Isaia 49:16 dhe Doktrina e Besëlidhje 19:18 përpara se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje.)

Për të parë një shembull të ditëve të sotme të dikujt që pajtohet me Perëndinë dhe bëhet “një krijesë e re” nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, shih materialin filmik “I Know His Grace Is There When I Fall” [“E Di se Hiri i Tij Është Aty Kur Unë Rrëzohem”] (6:24). Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

6:24

I Know His Grace Is There When I Fall | His Grace

“Who am I?” thought Josh as he prayed in his small closet seeking God’s help to break his drug addiction. Praying in secret, he was filled with love and light and warmth that he wanted to feel forever.

Përsiat se si ti, ose dikush që ti njeh, e ka përjetuar shërimin dhe pajtimin që ofron Shpëtimtari nëpërmjet Shlyerjes së Tij.

Përsiatja e parimeve të ungjillit mund të na ndihmojë ta kuptojmë dhe ta ndiejmë më mirë rëndësinë e tyre. Lexoje sërish përshkrimin e situatës së jetës sate dhe marrëdhënies aktuale me Perëndinë për të cilën shkrove në fillim të mësimit. Më pas gjej disa çaste për të përsiatur mbi pyetjet vijuese:

  • Si mund të duket dhe çfarë ndjesie të jep të jesh i pajtuar me Perëndinë përjetësisht?

  • Në çfarë mënyrash dëshiron të bëhesh i ri nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit?

  • Çfarë përvojash ke pasur në jetën tënde që tregojnë se sa i gatshëm është Jezu Krishti të të ndihmojë që të ndryshosh?

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Në ç’mënyrë ishte përsiatja e dobishme?

  • Çfarë ke mësuar në këtë mësim rreth ndjenjave dhe dëshirave të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për ty?

Mëso, ndiej dhe bëj

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj atë që mësove dhe ndjeve sot që ishte më kuptimplotë për ty dhe arsyen përse. Shkruaj çfarë ndihesh i frymëzuar të bësh, që mund të të ndihmojë të pajtohesh me Perëndinë dhe të bëhesh “një krijesë e re” në Krishtin. Çfarë ndryshimesh mund të presësh të shohësh te vetja jote (pas një viti, dy vitesh ose pesë vitesh) si dikush i cili ka ndryshuar me të vërtetë në Krishtin?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë? 

Si mund të më ndihmojë të jetuarit e ungjillit të Krishtit dhe të bërit “një krijesë e re” në Të?

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Portreti zyrtar i Plakut Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

“Një besim dhe një kthim i tillë më i thellë në besim do të na ndihmojë që t’i bëjmë e t’i mbajmë besëlidhjet me Perëndinë, duke e forcuar kështu dëshirën tonë për ta ndjekur Jezusin dhe duke sjellë një shndërrim të çiltër shpirtëror brenda nesh – me fjalë të tjera, duke na shndërruar në një krijesë të re, siç u dha mësim nga Apostulli Pal te letra e tij drejtuar korintasve (2 Korintasve 5:17). Ky shndërrim do të na sjellë një jetë më të lumtur, më frytdhënëse dhe më të shëndetshme dhe do të na ndihmojë që të mbajmë një këndvështrim të përjetshëm.”

(Ulises Soares, “Si Mund ta Kuptoj Unë?”, Liahona, maj 2019, f. 6)

2 Korintasve 5:17–21. Si mund ta kuptoj më mirë atë që dha mësim Pali në këto vargje?

Shpjegimi vijues mund t’ju ndihmojë të kuptoni disa nga fjalët dhe frazat në këto vargje:

Të bërit “një krijesë e re” do të thotë se “zemra, pamja dhe natyra jonë do të shndërrohet për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari” (Benxhamin M. Z. Tai, “Fuqia e Librit të Mormonit në Kthimin në Besim”, Liahona, maj 2020, f. 47).

[Fraza që] Krishti “[nuk] ua numër[on] njerëzve fajet e tyre” do të thotë se për shkak të asaj që Krishti bëri për ne, kur pajtohemi me Perëndinë, mëkatet tona nuk llogariten më kundër nesh.