Seminari
Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe të asaj që jepet mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor të Dhiatës së Re dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. 

Mësoji përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë

  • Cilat janë disa mënyra se si Shpëtimtari i përdori shkrimet e shenjta gjatë jetës së Tij në vdekshmëri?

Kur Shpëtimtari u tundua nga Satani, Ai përdori të vërtetat nga shkrimet e shenjta për ta ndihmuar Atë t’i mposhtte ato tundime (shih te Mateu 4:1–11). Ai gjithashtu i përdori shpesh shkrimet e shenjta në mësimet e Tij (shih te Lluka 4:17–27; Mateu 19:4–5; Mateu 24:37–40; Marku 12:26). Ndërsa i mëson përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë në këtë mësim, merre parasysh se si këto fragmente mund të të ndihmojnë ty dhe të tjerët. Nëse nuk i ke shënjuar ende këto fragmente të shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të tyre në shkrimet e tua të shenjta, merre parasysh ta bësh këtë.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Hebrenjve 12:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia është “Ati [i] shpirtrave”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Jakob [Bibël] 1:5–6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Jakob [Bibël] 2:17–18

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Pjetër 4:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Zbulesa 20:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Kopjoje tabelën e mësipërme në ditarin tënd të studimit. Thënia e fjalëve me zë të lartë ndërsa i shkruan ato, mund të të ndihmojë t’i mbash mend ato. Përsëriti referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë me zë të lartë pasi t’i shkruash ato.

Bëj të paktën dy prej veprimtarive vijuese:

  1. Shpenzo disa minuta duke u përpjekur të mësosh përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Pastaj mbuloji referencat e shkrimit të shenjtë dhe përpiqu t’i thuash ato duke parë vetëm frazat kyç. Pastaj mbuloji frazat kyç të shkrimit të shenjtë dhe përpiqu t’i thuash ato ndërkohë që sheh vetëm referencat e shkrimit të shenjtë.

  2. Duke punuar me një partner, bëj që një person të thotë një referencë të shkrimit të shenjtë me zë të lartë dhe tjetri të thotë frazën kyç përputhëse të shkrimit të shenjtë. Përsërite këtë disa herë për çdo referencë dhe frazë kyç të zotërimit doktrinor, duke u përpjekur t’i mësosh përmendsh referencat dhe frazat. Më pas përpiqu ta bësh këtë pa e parë tabelën. Pastaj ndërroni rolet.

  3. Pasi ke shpenzuar disa minuta duke i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë, përpiqu t’i plotësosh fjalët që mungojnë në referencat dhe frazat kyç të paplota në vijim. Ti mund të përdorësh edhe programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për të ushtruar plotësimin e vendeve bosh.

    • Hebrenjve:9. Perëndia[i].

    • 1:5–6. Në qoftë sengai mungon, lekërkojëPerëndia.

    • Jakob [Bibël] 2:. Besimi,s’ka, është.

    • 1 Pjetër:6. [iu]edhe të.

    • 20:12. Dhevdekuritgjykuan …veprave të.

  4. Përzgjidh një nga fragmentet e zotërimit doktrinor dhe përpiqu ta mësosh përmendsh të gjithë vargun ose vargjet. e. Shkruaj sa më shumë që arrin t’i mbash mend nga pesë referencat e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

Reflekto

Përzgjidh një ose dy nga fragmentet e zotërimit doktrinor me të cilat punove sot, dhe lexoje të gjithë fragmentin. Mendo se përse ia vlen të mbahet mend ky fragment.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Nga të vërtetat e dhëna mësim në këto pesë fragmente të zotërimit doktrinor, cila e vërtetë është më kuptimplotë për ty? Pse?

  • Si mundet njohja e këtyre të vërtetave të të mundësojë t’i ndihmosh të tjerët?

  • Çfarë mund të bësh që t’i kujtosh dhe t’i zbatosh më mirë këto fragmente të zotërimit doktrinor?