Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2

Mateu 3–7; Lluka 3–6; Marku 1; Gjoni 2–4

Jesus is in the background with the group sitting in the foreground.

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur, atë që po mëson dhe rritjen vetjake që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re këtë vit.

Ajo që po mëson nga Dhiata e Re në seminar ka për qëllim të të ndihmojë të vish më plotësisht te Jezu Krishti dhe të jesh dishepulli i Tij, ose ndjekësi i Tij. Bëj një nga tri veprimtaritë e mëposhtme, duke kërkuar bekimet që vijnë kur ndjekim Shpëtimtarin duke vepruar sipas mësimeve të Tij. Pastaj përgjigju për dy pyetjet që vijojnë.

  1. Këndo ose dëgjo këngën e Fillores “Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 132) dhe lexo te Mateu 7:24–27 .

  2. Në një fletë letre ose në ditarin tënd të studimit, vizato një paraqitje të thjeshtë të mësimeve të Shpëtimtarit te Mateu 7:24–27 .

  3. Duke përdorur kuba ose gota plastike, ndërto një shtëpi ose strukturë të thjeshtë mbi një themel të fortë, si dyshemeja ose tryeza. Pastaj ndërto një tjetër strukturë të thjeshtë në një themel më pak të fortë, si shtrati, batanija e palosur ose jastëku. Me duar shtyje sipërfaqen pranë çdo strukture dhe shiko se çfarë ndodh. Lexo te Mateu 7:24–27 , duke kërkuar ngjashmëritë midis kësaj veprimtarie dhe shëmbëlltyrës së Shpëtimtarit.

  • Çfarë mësove nga kjo veprimtari?

  • Çfarë bekimesh marrim nëse veprojmë sipas mësimeve të Shpëtimtarit?

Mendo për rritjen që ke përjetuar ndërsa ke studiuar dhe je përpjekur të zbatosh mësimet e Shpëtimtarit nga Dhiata e Re këtë vit. Përgjigju për njërën apo më shumë prej pyetjeve të mëposhtme:

  • Cilat janë disa mësime të Jezu Krishtit që ke studiuar që janë veçanërisht kuptimplota për ty?

  • Në çfarë mënyrash je afruar më shumë me Shpëtimtarin ndërsa studiove fjalët e Tij?

  • Cilat janë disa mësime që ke studiuar këtë vit që ke qenë në gjendje t’i zbatosh në jetën tënde? Çfarë bekimesh ke përjetuar si rrjedhojë?

Ky mësim do të të ndihmojë të vlerësosh disa mënyra se si po e ndërton jetën tënde mbi shkëmbin e Jezu Krishtit në mënyrë që të mund të përballosh sfidat që mund të vijnë.

Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë veprimtarinë e mëposhtme si një interpretim me role në dyshe ose në grupe të vogla.

Veprimtaria e mëposhtme mund të të ndihmojë të vlerësosh se sa mirë e kupton dhe mund ta shpjegosh doktrinën e Shpëtimtarit mbi pendimin, pagëzimin dhe konfirmimin. Merr parasysh dy pohimet e mëposhtme, dhe shkruaj një përgjigje për secilin për të ndihmuar në zgjidhjen e shqetësimit të paraqitur. Përdor të paktën një shkrim të shenjtë nga studimi yt i fundit. Referencat e shkrimeve të shenjta në kllapa mund të ndihmojnë. Mos ngurro të përfshish ndonjë përvojë ose dëshmi vetjake.

Christ standing on a rocky ledge as He rebukes Satan who appears below Him. The painting depicts the event wherein Satan tried to tempt Christ after Christ’s forty day fast in the wilderness. Christ is commanding Satan to depart from His presence.
  1. Unë jam një person mjaft i mirë. Pse duhet të shqetësohem për pendimin nëse nuk po kryej mëkate të mëdha? (Shih te Mateu 3:1–8 ; Lluka 3:7–14 .)

  2. Unë besoj te Jezu Krishti, por nuk mendoj se duhet të pagëzohem dhe konfirmohem që të kthehem për të jetuar me Perëndinë. (Shih Marku 1:1–9 ; Gjoni 3:5 ; 2 Nefi 31:5–12, 17–18 .)

Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

2. Complete the following in your study journal: