Përsëritje 1 e Zotërimit Doktrinor
Gjej dhe Mëso Përmendsh: Lluka 2:10–12 deri te Lluka 24:36–39
Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë tʼi mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të gjesh dhe të praktikosh mësimin përmendsh të referencave të shkrimeve të shenjta dhe të frazave kyç të shkrimeve të shenjta për 11 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.
Great power can come from memorizing scriptures. To memorize a scripture is to forge a new friendship. It is like discovering a new individual who can help in time of need, give inspiration and comfort, and be a source of motivation for needed change.
(Richard G. Scott, “The Power of Scripture,” Ensign or Liahona, Nov. 2011, 6)
-
Pse do të ishte e dobishme t’i njihje referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor?
Mund të të kujtohet kjo thënie nga Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, për rëndësinë e mësimit të shkrimeve të shenjta përmendsh:
Për të të ndihmuar t’i mësosh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për 11 fragmentet e para të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor, merr parasysh ta kopjosh tabelën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit ose të shkarkosh programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] në aparatin tënd celular dhe të përdorësh veprimtaritë në program për të të ndihmuar me mësimin përmendsh.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” | |
“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.” | |
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.” | |
“Le të shndritë drita juaj para njerëzve.” | |
“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” | |
Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”. | |
“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].” | |
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.” | |
Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”. | |
“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.” | |
“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!” |
Në varësi të numrit të nxënësve të klasës suaj, merrni parasysh t’i caktoni secilit nxënës një ose më shumë prej 11 fragmenteve të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor. Nëse është e nevojshme, i njëjti fragment mund tʼu caktohet disa nxënësve.
Ftojini nxënësit të lëvizin nëpër klasë dhe të punojnë me shokun ose shoqen për t’i gjetur dhe, nëse zgjedhin asisoj, për t’i shenjuar të 11 fragmentet e shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta. Nxitini nxënësit ta ndërrojnë shokun ose shoqen çdo dy minuta.
Ftojini nxënësit të bëjnë sa vijon ndërsa ndërveprojnë me njëri-tjetrin (mund të jetë e dobishme t’i shkruani këto udhëzime në tabelë):
-
Bëni një pyetje për ta njohur më mirë njëri-tjetrin (për shembull: “Cili është një nga hobet e tua?” ose “Cili është një nga vendet e tua të parapëlqyera për ta vizituar?”).
-
Ndihmojeni njëri-tjetrin për ta gjetur fragmentin e caktuar të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Merrni parasysh ta shenjoni fragmentin dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta në shkrimet tuaja të shenjta.
-
Tregoni pse e vërteta në frazën kyç të shkrimeve të shenjta është e rëndësishme.
-
Përpiqu ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
Përzgjidh Bëj Detyrën e Kontrollit.
Lidheni fragmentin e shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor në të majtë me frazën kyç të shkrimit të shenjtë në të djathtë.
Zgjidh të paktën tre fragmente të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor dhe vepro si më poshtë:
-
Shkruaj referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga sa mban mend.
-
Trego arsyen përse mendon se këto vargje janë të rëndësishme që t’i dish.
Gjatë disa ditëve të ardhshme, përpiqu t’i mësosh përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për të paktën tri fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor. Kërko mënyra se si njohja e këtyre vargjeve mund ta bekojë jetën tënde dhe jetën e atyre që njeh.