Seminari
Mateu 6:19–34


Mateu 6:19–34

“Para së Gjithash Kërkoni Mbretërinë e Perëndisë”

Christ teaches that all things shall be added unto those who seek the kingdom of God.

Si pjesë e Predikimit në Mal, Jezu Krishti u mësoi dishepujve të Tij që “para së gjithash [të] kërkoni[n] [të ndërtonin] mbretërinë e Perëndisë” (Mateu 6:33). Në këtë mësim, do të kesh mundësinë të përsiatësh dhe të tregosh për rëndësinë e vendosjes së Perëndisë të parin në jetën tënde.

Lexoji skenarët vijues nga jeta reale:

  • Një i ri në Kaliforni, SHBA, është një sërfist i talentuar, por seminari është planifikuar në të njëjtin orar si praktika për ekipin e tij të sërfit në shkollën e mesme.

  • Një e re në Brazil ftohet të mbajë një vend nderi në festimet e 15-vjetorit të lindjes së shoqes së saj, por i duhet të veshë një fustan që nuk përputhet me standardet e saj.

  • Një i ri në Zelandën e Re është lojtar i talentuar i ragbisë që parashikohet të marrë një ofertë për të luajtur në nivel profesional, por ai është në moshë për të shërbyer në një mision kohëplotë.

Këto janë shembuj të situatave në të cilat të rinjtë mund të zgjedhin ta vënë Perëndinë të parin në jetën e tyre, edhe pse nuk do të ishte e lehtë.

  • Çfarë pyetjesh apo shqetësimesh mund të kenë të rinjtë në këto situata në lidhje me vënien e Perëndisë të parin në jetën e tyre?

  • Çfarë pyetjesh apo shqetësimesh mund të kesh ti dhe miqtë e tu në lidhje me vënien e Perëndisë të parin në jetën tuaj?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërkoji Zotit të të ndihmojë t’i trajtosh shqetësimet e tua dhe të ndiesh rëndësinë e vendosjes së Tij të parin.Studio njërin nga grupet vijuese të vargjeve. Kërkoje udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar t’i gjesh dhe kuptosh të vërtetat që dha mësim Shpëtimtari, që mund të të ndihmojnë ta vësh Perëndinë të parin në jetën tënde.

Nxënësit mund të zgjedhin se cilat grupe të vargjeve të studiojnë ose mund t’u caktohet Mundësia A ose Mundësia B. Mund të jetë e dobishme t’i paraqitni mundësitë e mëposhtme në tabelë.

Mundësia A: Mateu 6:19–24. Në këto vargje, Shpëtimtari përdori fjalën thesare për të nënkuptuar atë që ne vlerësojmë shumë dhe syri për të simbolizuar largpamësinë ose përqendrimin tonë në jetë. Përkthimi prej Joseph Smith-it sqaron atë që dha mësim Zoti në vargun 22 : “Prandaj nëse syri yt drejtohet vetëm tek lavdia e Perëndisë, gjithë trupi yt do të mbushet me dritë” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 6:22 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta; shih edhe Doktrina dhe Besëlidhje 88:67). Gjithashtu mund të jetë e dobishme të theksohet se fjala mamon u referohet gjërave të botës ose pasurive.

Mundësia B: Mateu 6:25–34. Përkthimi prej Joseph Smith-it për këto vargje sqaron se Zoti po u fliste Apostujve të Tij për përgjegjësinë e tyre për të “shkuar … në botë … duke iu dhënë mësim njerëzve” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 6:25–26 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]). Udhëzimi i Zotit ishte specifik për Dymbëdhjetë Apostujt në atë kohë, por parimi që Ai dha mësim, vlen edhe për ne. Vër re shembujt se si Perëndia kujdeset për krijimet e Tij, duke na përfshirë edhe ne. Ndërsa studion, kushtoji vëmendje të veçantë vargut 33 : Përkthimi prej Joseph Smith-it i këtij vargu fillon: “Si rrjedhim, mos kërkoni gjërat e kësaj bote, por para së gjithash kërkoni të ndërtoni mbretërinë e Perëndisë” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 6:38 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]).

  • Ndërsa i lexove fjalët e Shpëtimtarit dhe ftove udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë, çfarë gjete që ishte kuptimplotë për ty? Përse ishte kuptimplotë?

Shpëtimtari dha mësim parimet e vërteta në këto vargje, duke përfshirë që ne nuk mund t’i shërbejmë edhe Perëndisë, edhe mamonit (apo gjërave të botës) dhe se nëse para së gjithash kërkojmë të ndërtojmë mbretërinë e Perëndisë, atëherë Ai do të na bekojë me atë që Ai e di se kemi nevojë.

  • Çfarë di për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që do të të japë shtysë t’i vësh Ata të parët në jetën tënde?

Nëse është e mundur, shiko një nga materialet e mëposhtme filmike të të rinjve që e vënë Perëndinë të parin. Materialet filmike përputhen me situatat në fillim të mësimit. (Të gjitha materialet filmike janë në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.)

No Regrets [“Pa Keqardhje”] (05:38): i riu që bënte sërf.

Virtuous Young Women [“Të Reja të Virtytshme”] (03:50): e reja që iu kërkua të veshë një fustan që nuk ishte i thjeshtë.

Your Day for a Mission [“Dita Jote për Mision”] (03:31): i riu që luante ragbi.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

2. Complete the following activity in your study journal.

  • Çfarë të pëlqeu te materiali filmik? Çfarë mësove rreth vënies së Perëndisë të parin?

  • Kur e ke vënë Perëndinë të parin në jetën tënde?

  • Çfarë bekimesh ke parë si rezultat i vendimit tënd?

Kalo një çast duke menduar se si mësimet e Shpëtimtarit për ta vendosur Perëndinë të parin në jetën tënde gjejnë zbatim për ty. Vazhdo të kërkosh frymëzim nga Fryma e Shenjtë ndërsa e përfundon këtë mësim.

Përfytyro sikur presidenca e kunjit ose distriktit tënd ta ftojë kuorumin ose klasën tënde për të bërë një material filmik për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat në zonën tënde të ndiejnë shtysën për ta vënë Perëndinë të parin në jetën e tyre. Presidenca planifikon ta shfaqë materialin filmik në një ngjarje për rininë.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

2. Plotësoje veprimtarinë e mëposhtme në ditarin tënd të studimit.

Krijo një skicë të hollësishme për materialin tënd filmik. (Nuk ka nevojë të regjistrosh një material filmik; mjafton vetëm të bësh një plan.) Përfshije sa vijon në skicën tënde:

  • Të paktën një të vërtetë që dha mësim Shpëtimtari te Mateu 6 dhe një shpjegim të mënyrës se si mund t’i ndihmojë të rinjtë vendosja e Perëndisë të parin në jetën e tyre.

  • Një shembull i ditëve të sotme për dikë që e vendos Perëndinë të parin në jetën e vet. Ky shembull mund të jetë një përvojë vetjake ose përvoja e dikujt që njeh. Shkruaj një përmbledhje të thjeshtë të shembullit.

Gjithashtu përfshi një ose më shumë nga sa vijon në skicën tënde:

  • Një pohim nga një udhëheqës i Kishës

  • Fotografi ose materiale pamore që mund t’i përfshish dhe kur duhet t’i përfshish

  • Dëshminë vetjake

Mund të dëshirosh të tregosh planin tënd për një material filmik me familjen dhe shokët. Një rast i mirë për ta bërë këtë mund të jetë kur e diskuton këtë temë me familjen gjatë studimit të programit Eja, Më Ndiq.

Nëse e ke aftësinë, merre parasysh ta bësh materialin filmik dhe t’ua tregosh të tjerëve.

Përzgjidh butonin Fillo Detyrën ose nënndarjen Dorëzimi për ta ngarkuar skicën tënde.