Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9

1 Korintasve 8–16 dhe 2 Korintasve

I ri duke studiuar shkrimet e shenjta

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re.

Në këtë mësim ti do të kesh mundësi të vlerësosh të mësuarit tënd dhe mënyrën se si i ke zbatuar parimet e dhëna mësim te 1 Korintasve 8–16 dhe 2 Korintasve. Vlerësimi i të mësuarit mund të të ndihmojë të analizosh mënyrën se si studimi i shkrimeve të shenjta po të ndihmon të bëhesh më i ngjashëm me Shpëtimtarin.

Vlerësoji synimet e tua

Hamendëso se sa faqe të shtypura të shkrimit të shenjtë janë në Bibël, Librin e Mormonit, Doktrinën e Besëlidhjet dhe Perlën me Vlerë të Madhe të marra së bashku.

  • Përse mendon se Zoti na ka dhënë kaq shumë faqe të shkrimit të shenjtë?

  • Në ç’mënyrë mund të tregosh mirënjohje për fjalën e Tij?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi arsyen përse Zoti ka dhënë kaq shumë nga fjalët e Tij në shkrimet e shenjta. Lexoje pohimin vijues ose shiko “The Blessings of Scripture” [“Bekimet prej Shkrimeve të Shenjta”] (3:03), në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

3:3

The Blessings of Scripture

As part of the 400th anniversary of the King James Bible, consider our blessings and responsibilities in having God's word so readily available.

Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Merrni në konsideratë madhësinë e bekimit tonë që kemi … një sasi të tillë shkrimi të shenjtë. Dhe jo vetëm kjo, por çdo burrë, grua e fëmijë mund të ketë e të studiojë librin vetjak të këtyre teksteve të shenjta, shumicën në gjuhën e vet. Me siguri, me këtë bekim Zoti po na thotë se nevoja që kemi për përdorimin e vazhdueshëm të shkrimeve të shenjta, është më e madhe se në çdo kohë të mëparshme. Qoftë e mundur që të ushqehemi vazhdimisht me bollëk mbi fjalët e Krishtit, të cilat do të na tregojnë gjithçka që ne duhet të bëjmë (shih te 2 Nefi 32:3).”

(D. Tod Kristoferson, “Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, maj 2010, f. 35)

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për njërën ose të dyja pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon, përse nevoja jonë për t’u kthyer “te shkrime[t e] shenjta, është më e madhe [tani] se në çdo kohë të mëparshme”?

  • Cilat nevoja vetjake plotësojnë shkrimet e shenjta në jetën tënde ose cilat nevoja mund të plotësojnë ato?

Ndalu një çast për të menduar për studimin tënd vetjak të shkrimeve të shenjta. Këshillohu me Atin Qiellor rreth mënyrës se si studimi yt i shkrimeve të shenjta po i plotëson nevojat e tua dhe nëse ti duhet të bësh ndonjë përshtatje. Ndoshta duhet të jesh më i qëndrueshëm në studimin tënd të përditshëm të shkrimeve të shenjta ose ta rritësh thellësinë e kuptueshmërisë që fiton nga studimet e tua. Shkruaje çdo përshtatje që e ndien se duhet të bësh. Merr parasysh t’i kërkosh familjes sate, mësuesit të seminarit ose një udhëheqësi të Kishës të të ndihmojë me synimet e tua për studimin e shkrimeve të shenjta.

Mbështetu te Shpëtimtari dhe kërko ndihmën e Tij

Jezusi duke falur dhe duke shëruar një burrë.

Kur Pali u shkroi shenjtorëve në Korint, ai u përqendrua te mënyrat se si na bekon dhe na ndihmon Jezu Krishti. Disa shembuj përfshijnë ndihmesën që t’i shpëtojmë tundimit (shih te 1 Korintasve 10:13), ndihmesën që të zhvillojmë dashuri hyjnore (shih te 1 Korintasve 13), ngritjen tonë nga vdekja nëpërmjet Ringjalljes (shih te 1 Korintasve 15), ftesën që të pajtohemi me Të (shih te 2 Korintasve 5:16–21; 7:1–10) dhe forcimin tonë për t’i duruar sfidat me besnikëri (shih te 2 Korintasve 1112).

Gjej disa çaste për të shqyrtuar fragmentet e shkrimit të shenjtë që ke shenjuar ose shënimet që ke bërë te 1 Korintasve 8–16 dhe 2 Korintasve që të kanë ndihmuar të mësosh rreth Shpëtimtarit ose të mbështetesh tek Ai.

Përgatit një mesazh 3 deri në 5 minuta për mënyrën se si të ndihmon Jezu Krishti. Përfshi sa vijon:

  • një ose më shumë fragmente nga 1 Korintasve 8–16 ose 2 Korintasve që ishin kuptimplota për ty

  • një shpjegim se çfarë mësimi na japin ato fragmente rreth mënyrës se si të ndihmon dhe të forcon Shpëtimtari

  • një përvojë nga jeta jote ose një shembull në shkrimet e shenjta të Jezu Krishtit që ndihmon sipas mënyrës së dhënë mësim në ato fragmente

  • mënyrën si mund t’i ftosh të tjerët që të marrin ndihmën dhe forcën e Shpëtimtarit

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Shkruaje mesazhin tënd në ditarin tënd të studimit. Kërko një mundësi për ta dhënë mesazhin në familjen tënde, në orën tënde të seminarit ose në një orë mësimore në Kishë.

Historia familjare e puna në tempull dhe Ringjallja

Zgjidh veprimtarinë A ose B.

Puna në Tempull dhe për Historinë Familjare

Veprimtaria A: Pjesëmarrja në historinë familjare dhe punën në tempull

Më parë, ju mund të keni studiuar vargun te 1 Korintasve 15:29. Mendoni se si ndikon Ringjallja e Shpëtimtarit te paraardhësit tuaj. Shiheni këtë material filmik teksa mendoni.

2:14

#Aleluja – Një Mesazh Pashke rreth Jezu Krishtit

Jezu Krishti mori mbi veten e Tij mëkatet dhe dhembjet e botës. Edhe pse u kryqëzua, Ai u ngrit së vdekuri. Këtë Pashkë, gjeni se si, nëpërmjet Jezu Krishtit, edhe ne mund të gjejmë jetë të re. #Aleluja. Mësoni më shumë te NdiqeniAtë.mormon.org.

Teksa e studiove vargun te 1 Korintasve 15:29, ti mund të kesh hartuar një plan për të marrë pjesë në historinë familjare dhe punën në tempull. Nëse e bëre atë plan, gjej një çast për ta shqyrtuar planin tënd dhe mendo për veprimet që ndërmore për ta zbatuar atë plan. Nëse nuk e bëre atë plan, merre parasysh të zhvillosh tani një plan të mënyrës se si ti mund t’i ndihmosh paraardhësit t’i shijojnë të gjitha bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 3. Nëse zgjodhe këtë mundësi, bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Raporto për planin tënd.

Nëse bëre një plan, trego se çfarë shkoi mirë dhe me çfarë pengesash u përballe. A ka ndonjë përshtatje që ti e ndien se Ati Qiellor dëshiron që ti të bësh? Si do të të ndihmojnë ato përshtatje?

Nëse nuk bëre një plan, trego se çfarë dëshiron të bësh dhe përse. Si mendon se do të ndikojë plani yt tek ti dhe tek të tjerët ndërsa e zbaton atë?

Përgjigju për njërën prej pyetjeve vijuese:

  • Si e tregon pjesëmarrja jote në historinë familjare dhe punën në tempull shpresën tënde për Ringjalljen?

  • Si të ka ndihmuar pjesëmarrja në historinë familjare dhe punën në tempull të ndihesh më afër Atit Qiellor dhe të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin?

Veprimtaria B: Shpjegimi i doktrinës së Shlyerjes së Shpëtimtarit

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 3. Nëse zgjodhe këtë mundësi, përgjigju për dy prej pyetjeve në vijim në ditarin tënd të studimit:

  • Përse është Ringjallja e Shpëtimtarit një pjesë thelbësore e Shlyerjes së Tij?

  • Çfarë studiove te 1 Korintasve 8–16 ose 2 Korintasve rreth Ringjalljes që të ka ndihmuar?

  • Cilat zgjedhje mendon se do të ishin të ndryshme në jetën tonë nëse nuk do të besonim në Ringjalljen e vërtetë?

  • Pse je mirënjohës që Jezu Krishti na ofron fuqi mbi vdekjen? Si mund ta tregosh atë mirënjohje?