Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë mësimet e Shpëtimtarit dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde dhe për të ushtruar shpjegimin e të vërtetave nga fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re.
Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit?
Përshkruaj atë që di për Jezu Krishtin duke përdorur vetëm pjesën e jetës së Tij të paraqitur në figurën vijuese:
Tani, shihi këto figura dhe përgjigju për pyetjet vijuese:
-
Cilat ngjarje portretizohen në secilën nga këto tri figura?
-
Çfarë i shton secila nga këto ngjarje kuptueshmërisë sate për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij?
Për të mësuar me të vërtetë se kush është Shpëtimtari dhe përse Ai është i rëndësishëm për ty, të ndihmon të studiosh ndodhi të shumta të jetës së Tij dhe shkrimet e më shumë se një profeti.
Në mënyrë të ngjashme, studimi dhe krahasimi i të vërtetave që gjenden në shumë fragmente të zotërimit doktrinor, mund të të ndihmojnë ta kuptosh më plotësisht doktrinën e Shpëtimtarit sesa të mbështetesh në një fragment të vetëm.
Merre parasysh t’i bësh referencat kryq ose të lidhësh çdo fragment që mund të duash t’i studiosh së bashku sërish në të ardhmen.