Seminari
Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 2:19–20


Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 2:19–20

Kisha Është e Themeluar mbi Jezu Krishtin dhe Apostujt e Profetët e Tij

Të gjithë anëtarët e Presidencës së Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve janë të ulur ose po qëndrojnë në këmbë me statujën Christus dhe statujat e Dymbëdhjetë Apostujve të Hershëm në Qendrën e Vizitorëve në Romë të Italisë. Nga e Majta në të Djathtë: Diter F. Uhtdorf, Xhefri R. Holland, M. Rasëll Ballard, Dallin H. Ouks, Rasëll M. Nelson, Henri B. Ajring, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Geri E. Stivenson, Ronald A. Rasband, Nil L. Andersen, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong, Ulises Soares

Në studimin tënd të Efesianëve 2, ti mësove se Kisha e Jezu Krishtit është e ndërtuar mbi themelin e apostujve e profetëve dhe se Jezu Krishti është guri i qoshes. Ky mësim ka për qëllim ta rritë zotërimin tënd për këto mësime ndërsa e mëson përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek Efesianëve 2:19–20, shpjegon doktrinën dhe e zbaton doktrinën dhe parimet e marrjes së njohurive shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Skica e një shtëpie mbledhjesh.

Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh këtë referencë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, shkruaje sa vijon të paktën tri herë në ditarin tënd të studimit: “Efesianëve 2:19–20. Kisha është e ‘ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes’”.

Ti mund ta shkruash frazën në një mënyrë që edhe e ilustron këtë të vërtetë. Për shembull, ti mund të vizatosh një drejtkëndor rreth frazës që simbolizon një themel dhe të vizatosh një kishë mbi të. Ose, nëse vizatove një shembull të këtij themeli për mësimin e mëparshëm, ti mund të shkruash frazën kyç mbi vizatim ose pranë tij.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Për të të ndihmuar të shpjegosh atë që di rreth profetëve dhe apostujve, kryej veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit.

  1. Lexo tek Efesianëve 2:19–20 dhe përsiat për mesazhin që përmbajnë vargjet.

  2. Mendo për një pyetje që dikush mund të ketë për profetët dhe apostujt që vargjet tek Efesianëve 2:19–20 mund të ndihmojë për t’i dhënë përgjigje. Disa shembuj mund të jenë “Përse kisha jote ka profetë dhe apostuj?” “Çfarë të mësojnë shkrimet e shenjta për profetët dhe apostujt?” ose “Cila është marrëdhënia ndërmjet Shpëtimtarit dhe profetëve e apostujve?” Shkruaje pyetjen tënde.

  3. Duke përdorur vargjet tek Efesianëve 2:19–20, shkruaj atë që do të thoshe për t’iu përgjigjur pyetjes.

Ushtroje vënien në zbatim

Veprimtaria vijuese mund të të ndihmojë t’i përsëritësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Lidhe secilin pohim me parimin e duhur të marrjes së njohurisë shpirtërore. Nëse nevojitet, përdori paragrafët 5–12 te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) për të të ndihmuar.  

  1. Kërkuesit e sinqertë të së vërtetës duhet të jenë të kujdesshëm ndaj burimeve të pasigurta të informacionit.

  1. Vepro me besim.

  1. Kur jemi besnikë ndaj së vërtetës dhe dritës që i kemi marrë tashmë, ne vërtet do të marrim më shumë.

  1. Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm.

  1. Teksa qëndrojmë të ngulitur në mirëbesimin tonë tek Ati ynë Qiellor dhe plani i Tij i shpëtimit, ne jemi në gjendje t’i shohim çështjet më qartë.

  1. Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore.

Përfytyro sikur shoqja jote e ngushtë, Stela, ndihet e dyzuar. Ajo ka një dëshmi për profetët dhe apostujt, por e kundërshton një mësim të tanishëm të Kishës. Në fakt, ajo ka bindje të forta kundër tij. Ajo të kërkon ndihmë për të ditur se çfarë të bëjë. Në atë çast ti nuk di se çfarë të thuash, por vendos të ndjekësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore që ke përdorur në seminar për t’u përgatitur për ta ndihmuar shoqen tënde.

Përdore tabelën vijuese për të reflektuar për mendimet dhe ndjenjat e tua rreth profetëve dhe apostujve dhe për mënyrën se si mund ta ndihmosh Stelën.

Si kam mësuar të kem mirëbesim dhe t’i ndjek apostujt dhe profetët?

Si mund ta ndihmoj shoqen time?

Si kam mësuar të kem mirëbesim dhe t’i ndjek apostujt dhe profetët?

Çfarë përvojash kam pasur kur kam vepruar me besim te Jezu Krishti për të ndjekur apostujt dhe profetët e Tij? Cila përvojë mund të jetë e dobishme për t’ia treguar Stelës?

Si mund ta ndihmoj shoqen time?

Çfarë pyetjesh mund t’i bëj Stelës për ta ndihmuar atë të marrë parasysh se si Zoti mund të dojë që ajo të veprojë me besim?

Si kam mësuar të kem mirëbesim dhe t’i ndjek apostujt dhe profetët?

Çfarë di unë tashmë rreth Atit Qiellor, planit të Tij dhe mënyrës se si Ai ndërvepron me fëmijët e Tij që mund ta ndihmojë Stelën në këtë situatë?

Si mund ta ndihmoj shoqen time?

Çfarë pyetjesh mund t’i bëj Stelës për ta ndihmuar atë ta shohë shqetësimin e saj me një këndvështrim të përjetshëm?

Si kam mësuar të kem mirëbesim dhe t’i ndjek apostujt dhe profetët?

Çfarë burimesh të caktuara në mënyrë hyjnore më ndihmuan të kem mirëbesim tek apostujt dhe profetët? Si më kanë ndihmuar ato mua?

Si mund ta ndihmoj shoqen time?

Te cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore do t’i rekomandoja Stelës të drejtohej?

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaj mënyrën se si mendon se mund të shkojë biseda jote me Stelën ose vizatoje atë në një fragment komik me figura njerëzish. Sigurohu të jesh realist tek ato që do të thuash dhe mënyrën se si mendon se Stela mund të përgjigjet.