Seminari
Zotërimi Doktrinor: Mateu 5:14–16


Zotërimi Doktrinor: Mateu 5:14–16

“Ashtu Le të Shndritë Drita Juaj para Njerëzve”

e re duke qëndruar nën rrezet e diellit

Shpëtimtari i udhëzoi dishepujt e Tij që të jenë një shembull për të tjerët duke e ndjekur Atë. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të qenë një shembull për të tjerët dhe për t’u afruar më shumë me Shpëtimtarin.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Lexo te Mateu 5:14–16.

Vizato një ilustrim të frazës kyç të shkrimit të shenjtë “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve” dhe referencën e saj, Mateu 5:14–16. Ndërsa vizaton, mendo për mënyra si ta përfshish referencën që të të ndihmojë ta mbash mend.

Ndërsa e vështron ilustrimin, përsërite disa herë referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Pastaj hiqe vështrimin dhe përpiqu ta përsëritësh me aq sa mban mend referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Merr parasysh t’ia tregosh ilustrimin tënd një anëtari të familjes ose një shoku apo shoqeje dhe të shpjegosh të vërtetën nga fragmenti.

Ushtroje vënien në zbatim

Në këtë ushtrim për vënien në zbatim ti do të përdorësh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të përcaktuar se si të jesh një shembull për të tjerët dhe t’i ftosh që të afrohen më shumë me Shpëtimtarin.

Përsëriti paragrafët 5–12 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

ikona e ditarit 1. Në ditarin tënd të studimit, përmblidhe me dy ose tri fjali secilin prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Lexoje skenarin vijues dhe mendo se si mund të përgjigjeshe po të ishe në vendin e Raulit.

Rauli, një prift i saposhuguruar, është me një grup miqsh kur disa prej tyre fillojnë të tregojnë shaka të pista dhe të flasin vrazhdë për dikë që Rauli e njeh. Rauli nuk ndihet rehat dhe e di se ajo që ata po bëjnë është e gabuar. Ndërsa pyet veten se çfarë të bëjë, shoku i tij Xhesi, që është anëtar i një feje tjetër dhe të cilin Rauli e admiron vërtet, kthehet nga Rauli dhe i thotë: “Ej, pse dukesh kaq serioz?”

Merre parasysh secilin prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore për të të ndihmuar të formulosh një përgjigje.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

Përzgjidh njërin nga njerëzit në skenar (Xhesin ose personin që po përqeshet).

ikona e ditarit2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon se ndihet Zoti për personin që përzgjodhe?

  • Si mund të ndikojë të parit e këtij personi ashtu siç e sheh Zoti në mënyrën se si i përgjigjet Rauli pyetjes së Xhesit?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

ikona e ditarit3. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mund të jetë e dobishme për Raulin të kujtuarit dhe zbatimi i parimeve te Mateu 5:14–16?

  • Çfarë burimesh të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore mendon se mund ta ndihmojnë Raulin?

Vepro me besim

ikona e ditarit4. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Pse mund të jetë e vështirë për Raulin që të veprojë me besim në këtë situatë?

  • Çfarë rekomandon të bëjë Rauli për të vepruar me besim?

Mendo për një situatë të ngjashme me të Raulit me të cilën po përballesh tani ose mund të përballesh në të ardhmen.

  • Si mund të të ndihmojë ajo që mësove sot që të jesh një shembull për të tjerët?