Seminari
Mateu 5:48


Mateu 5:48

“Jini, pra, të Përkryer”

Head and shoulder image of Jesus Christ. Christ is depicted with one arm raised as He participates in the creation of the earth. Galaxies and stars are depicted in the background.

Pasi dha mësim për Lumturitë dhe ligjin më të lartë, Shpëtimtari dha një urdhërim për karakterin e Atit të Tij në Qiell. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të kuptosh urdhërimin e Shpëtimtarit për të “[qenë] … [i] përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati [ynë], që është në qiej” (Mateu 5:48).

Si keni ndryshuar?

Gjej një fotografi të kohës kur ishe më i/e vogël ose mendon si ke qenë kur ishit fëmijë i vogël.

  • Si je rritur apo ke ndryshuar fizikisht ose shpirtërisht që nga ajo kohë?

  • Pse mendon se ndryshimi është një pjesë e natyrshme dhe e rëndësishme e planit të Atit tonë Qiellor?

  • Si je rritur në vitet e fundit për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti? Nëse mendon se rritja jote shpirtërore nuk ka qenë e përshtatshme, çfarë të ka penguar dhe çfarë mund të bësh për ta ndryshuar këtë model?

Lexo te Mateu 5:48 , duke kërkuar se si Shpëtimtari i përfundoi mësimet e Tij nga kapitulli 5 . Vini re se fjala greke për të përsosur siç përdoret në këtë varg mund të përkthehet dhe si “i zhvilluar plotësisht, [përfundimisht] [ose] tërësisht” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Përsosur (i)”.

Nga mësimet e Shpëtimtarit te Mateu 5:48 mësojmë se Jezu Krishti na urdhëroi të jemi të përsosur si Ati Qiellor.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1.

  • Për cilin nga mësimet e Shpëtimtarit nga Mateu 5 ndihesh i/e frymëzuar të punosh tani për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor? Si?

  • Si ndihesh për urdhërimin e Shpëtimtarit për të qenë i/e përsosur?

  • Si mundet keqkuptimi i këtij urdhërimi të ketë ndikim negativ në marrëdhënien tonë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Të kuptuarit se çfarë do të thotë të jesh “i/e përsosur”

Lexoji thëniet e mëposhtme nga Presidenti Rasëll M. Nelson, Plaku Xhefri R. Holland, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke kërkuar ndihmë ose ngushëllim në udhëtimin tënd për t’u bërë i/e përsosur si Ati Qiellor.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Te Mateu 5:48 , termi i përsosur u përkthye nga greqishtja teleios, që do të thotë ‘i plotë’. … Paskajorja e foljes është teleiono, që do të thotë ‘të arrish një qëllim përfundimtar, të jesh plotësisht i zhvilluar, të përmbushësh ose të përfundosh’. Ju lutem, vini re që fjala nuk nënkupton ‘i çliruar nga gabimi’; ajo nënkupton ‘arritjen e një pikësynimi të largët’. …

… Ne nuk ka nevojë të zhgënjehemi nëse përpjekjet tona të zellshme drejt përsosjes tani duken kaq [të vështira] dhe të pafundme. Përsosja është duke pritur. Mund të vijë e plotë vetëm pas Ringjalljes dhe vetëm nëpërmjet Zotit. I pret të gjithë ata që e duan Atë dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij.”

(Russell M. Nelson, “Perfection Pending”, Ensign, nëntor 1995, f. 86, 88.)

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Vëllezër e motra, secili prej nesh dëshiron një jetë më të mirë si e Krishtit, sesa ajo që shpesh ia dalim të jetojmë. … Nëse këmbëngulim, atëherë diku në përjetësi përsosja jonë do të jetë e përfunduar dhe e plotë – që është kuptimi i Dhiatës së Re për përkryerjen.

Unë dëshmoj për atë fat të madhërishëm, të vënë në dispozicion për ne nëpërmjet Shlyerjes së Zotit Jezu Krisht, i cili Vetë vazhdoi ‘nga hiri në hir’ [ Doktrina e Besëlidhje 93:13 ] derisa në pavdekësinë e Tij mori një plotësi të përsosur të lavdisë çelestiale.”

(Xhefri R. Holland, “Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 42.)

Official Portrait of Gerrit W. Gong. Photographed in 2018.

“Fjala përsosuri … ndonjëherë keqkuptohet sikur do të thotë të mos bësh kurrë një gabim. Ndoshta ju ose dikush që njihni po përpiqet shumë që të jetë i përsosur në këtë mënyrë. Duke qenë se një përsosuri e tillë duket gjithmonë e paarritshme, madje edhe përpjekjet tona më të mira mund të na lënë në ankth, të dekurajuar ose të rraskapitur. Ne pa sukses përpiqemi të kontrollojmë rrethanat tona dhe njerëzit rreth nesh. Ne shqetësohemi për dobësitë dhe gabimet. Në fakt, sa më fort përpiqemi, aq më larg mund të ndihemi nga përsosuria që kërkojmë. …

Një keqkuptim i asaj se çfarë do të thotë të jesh i përsosur mund të çojë në mani përsosurie – një qëndrim ose sjellje që kërkon një dëshirë të admirueshme për të qenë i mirë dhe e kthen atë në një pritshmëri joreale për të qenë i përsosur tani. Mania e përsosurisë ndonjëherë lind nga ndjenja se vetëm ata që janë të përsosur meritojnë të marrin dashuri ose se ne nuk e meritojmë të jemi të lumtur nëse nuk jemi të përsosur.”

(Gerrit W. Gong, “Becoming Perfect in Christ”, Ensign, korrik 2014, f. 14–15, 17.)

Mos harro se të gjitha përpjekjet tona për t’i zbatuar urdhërimet dhe për t’u penduar nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme nëse nuk do të ishte për pastrimin e mëkatit dhe ringjalljen nga vdekja që ne i marrim nga Shpëtimtari Jezu Krisht nëpërmjet Shlyerjes së Tij. (Shih 2 Nefi 25:23 ; Alma 34:9–10 .)

Të Bëhesh më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. Përgjigju të paktën për dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

2.

  • Çfarë na mësojnë fjalët e këtyre profetëve për kuptimin që ka fraza “jini, pra, të përkryer”?

  • Çfarë na mësojnë profetët mbi atë që nuk nënkuptojnë këto fjalë?

  • Cili është roli i Shpëtimtarit për të na ndihmuar të bëhemi të përsosur?

  • Çfarë di për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që të jep shpresë se një ditë ti mund të bëhesh i/e përsosur si Ata?

  • Çfarë përpjekjesh po bën aktualisht shpirtërisht, fizikisht, shoqërisht apo intelektualisht për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Si mund të bëhem i/e përsosur?

Plaku Skot D. Uajting, i Të Shtatëdhjetëve dha mësim:

Official Portrait of Elder Scott D Whiting. Photographed in March 2017.

“Urdhërimi për t’u bërë si Ai nuk ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni fajtorë, të padenjë ose që nuk ju duan. E tërë përvoja jonë në vdekshmëri është rreth përparimit, përpjekjes, dështimit dhe daljes me sukses. …

Ju jeni mjaft të mirë dhe ju duan, por kjo nuk do të thotë se jeni ende të plotësuar. Ka punë për t’u bërë në këtë jetë dhe në jetën pas kësaj. Vetëm me ndihmën e Tij hyjnore ne të gjithë mund të përparojmë drejt bërjes si Ai.

Në këto kohë kur ‘gjithë gjërat [duket se janë] në rrëmujë; dhe … frik[a duket e dukshme] mbi gjithë njerëzit’ [ Doktrina e Besëlidhje 88:91 ], i vetmi kundërhelm, i vetmi ilaç është të përpiqemi fort që të jemi si Shpëtimtari, Shëlbuesi i gjithë njerëzimit, Drita e Botës dhe ta kërkojmë Atë që shpalli: ‘Unë jam udha’ [ Gjoni 14:6 ].

E di se bërja si Ai nëpërmjet ndihmës hyjnore dhe forcës së Tij është e arritshme hap pas hapi. Nëse nuk do të ishte e mundur, Ai nuk do të na e kishte dhënë këtë urdhërim [shih 1 Nefi 3:7 ].”

(Skot D. Uajting, “Bërja si Ai”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 14.)