Zotërimi Doktrinor: Zbulesa 20:12
“Dhe të Vdekurit u Gjykuan … Sipas Veprave të Tyre”
Në një mësim të mëparshëm, te “Zbulesa 20:11–15”, ti mësove rreth Gjykimit Përfundimtar dhe rolit të Shpëtimtarit si Gjykatësi ynë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Zbulesa 20:12, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Veprimtaria vijuese mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë “dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre” ( Zbulesa 20:12):
-
Thuaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë me zë të lartë pesë herë.
-
Më pas shkruaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në një copë letër tri herë përmendsh. Pas çdo përpjekjeje, kontrolloje saktësinë tënde dhe bëj çdo përshtatje të nevojshme në përpjekjen tjetër.
1. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:
Kujto se në një mësim të mëparshëm ti studiove të vërtetën që Perëndia do të na gjykojë në bazë të librave që janë shkruar sipas veprave tona. Për të të ndihmuar të vlerësosh se sa mirë ti e kupton këtë të vërtetë, përfytyro sikur një vëlla apo motër më e vogël të bën pyetjet vijuese gjatë studimit familjar të shkrimeve të shenjta. Jep përgjigje për sa më shumë pyetje që të mundesh.
-
Kush do të gjykohet?
-
Kush do të jetë gjykatësi ynë dhe përse?
-
Në bazë të çfarë do të gjykohemi?
-
Cilët janë librat në bazë të të cilëve do të gjykohemi? (Shih te Zbulesa 20:12 .)
-
Si mund të jemi gati për gjykimin?
Tani që kanë kaluar disa minuta që kur punove për të mësuar përmendësh frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Zbulesa 20:12 , shiko nëse mund ta thuash ende përmendsh atë. Kontrolloje saktësinë tënde nëse nevojitet.
Ushtroje vënien në zbatim
Zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të na ndihmojë në situata nga jeta reale. Përmblidhi shkurtimisht parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore me fjalët e tua. Më pas përsëriti paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022), duke kërkuar ndonjë të vërtetë tjetër që mund ta përfshish në përmbledhjen tënde.
Lexoji skenarët vijues dhe zgjidh një ku do të doje të përqendroheshe për veprimtarinë e radhës. Mendo se përse një person në atë situatë mund të ndihet në atë mënyrë. A ndihesh edhe ti siç ndihet secila prej këtyre të rejave? Përsiat për atë që ato mund të mos e kuptojnë ende rreth Gjykimit Përfundimtar që mund t’i ndihmojë ato.
1. Stefania ka disa shokë që kanë një mënyrë jetese sipas botës. Ajo e pranon se megjithëse ata po i shkelin urdhërimet, ajo që po bëjnë duket ndonjëherë argëtuese. Ajo nuk ka vënë re pasoja negative madhore te zgjedhjet e tyre dhe po mendon t’u bashkohet atyre.
2. Dorina është një e re e drejtë e cila pendohet me përulësi kur bën gabime, por ndihet gjithsesi e frikësuar kur njerëzit flasin rreth Gjykimit Përfundimtar. Ajo mundohet të mos mendojë për të.
2. Plotësoje veprimtarinë vijuese me shkrim në ditarin tënd të studimit:
Shkruaji ose Stefanisë, ose Dorinës një letër që ti beson se mund ta ndihmojë atë ta shmangë pendesën në të ardhmen ose frikën e panevojshme. Si alternativë, mund të zgjedhësh t’i shkruash dikujt që ti e njeh, jeta e të cilit mund të bekohet duke e kuptuar më mirë Gjykimin Përfundimtar. Përfshi në letrën tënde se si secili prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore zbatohet në situatën e tij. Nëse dëshiron, mund të marrësh parasysh sa vijon teksa vendos se çfarë të shkruash.
-
Si mund ta ndihmoje Stefaninë ose Dorinën t’i shohin gjërat nga një këndvështrim i përjetshëm? Si mund ta ndihmonte kjo atë?
-
Çfarë ke mësuar rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe planit të shpëtimit që mund ta ndihmojë Stefaninë ose Dorinën? Si i mësove këto të vërteta?
-
Në cilat burime të caktuara në mënyrë hyjnore do t’i sugjeroje të drejtohej për të mësuar të vërtetën rreth Gjykimit Përfundimtar? Si mund ta ndihmonin atë të vërtetat e dhëna mësim te Zbulesa 20:12 ?
-
Si mund ta inkurajosh atë të veprojë me besim tani dhe në të ardhmen?