Seminari
Zbulesa 20:11–15


Zbulesa 20:11–15

Gjykimi Përfundimtar

Resurrected Christ with arms outstretched stands above a throng of people of all races and times, some prone, some standing. The people on the right side of Christ are in the attitude of worship. The people on the left side of Christ are in anguish. Scenes of ruin are in the foreground and background. The Washington D.C. temple is pictured in the upper left corner.

A e ke pyetur veten ndonjëherë se si do të jetë Gjykimi Përfundimtar? Apostulli Gjon profetizoi për atë ditë të madhe. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh më mirë Gjykimin Përfundimtar dhe të përgatitesh për të pasur një përvojë të mrekullueshme duke qëndruar përpara Jezu Krishtit në atë ditë.

Gjykimi Përfundimtar

Shikoje figurën që përfaqëson Gjykimin Përfundimtar në fillim të mësimit.

  • Si e përfytyron se do të ndihen njerëz të ndryshëm në Gjykimin Përfundimtar? Pse?

  • Çfarë mendon se e përcakton nëse dikush është i përgatitur për atë ditë?

  • Në ç’mënyra Jezu Krishti ofron të na ndihmojë të përgatitemi për atë ditë?

Në ditarin tënd të studimit, shkruaje atë që shpreson se do të mendosh dhe ndiesh kur të qëndrosh përpara Perëndisë për t’u gjykuar. Sa i/e mirëpërgatitur ndihesh?Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe dëshirojnë që të mbushemi me paqe dhe gëzim në Ditën e Gjykimit. Ata na flasin nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe nëpërmjet udhëheqësve bashkëkohorë të Kishës për të na mësuar se si do të jetë Gjykimi dhe se si të përgatitemi për të.

Pasi pa një vegim të Mijëvjeçarit (shih Zbulesa 20:1–3) dhe të Ringjalljes së të drejtëve (shih Zbulesa 20:4–6), Gjoni pa Gjykimin Përfundimtar. Lexo te Zbulesa 20:11–12 , duke kërkuar atë që Perëndia i zbuloi Apostullit Gjon rreth Gjykimit Përfundimtar.

  • Cilat të vërteta mësove nga Gjoni rreth Gjykimit Përfundimtar?

Pyetje rreth Gjykimit Përfundimtar

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj pyetjet që ke lidhur me këtë fragment ose gjëra të tjera që do të doje t’i kuptoje më mirë rreth Gjykimit Përfundimtar.

Gjej disa minuta për të kërkuar përgjigje për pyetjet e tua. Mund të zgjedhësh të kërkosh fjalë kyç tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Ose mund të kërkosh në faqen ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Në vijim janë disa pyetje dhe burime të sugjeruara që ti mund t’i përfshish në studimin tënd:

1. Cilat janë disa nga librat që Gjoni e pa Zotin t’i përdorte në gjykim?

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “Libër i Jetës”

Doktrina e Besëlidhje 128:6–7

3 Nefi 27:24–26

2. Kush do të jetë saktësisht Gjykatësi ynë dhe përse Ai është më i miri për të na gjykuar?

Gjoni 5:22

3 Nefi 27:14–15

1 Samuelit 16:7

3. Në bazë të çfarë do të gjykohemi?

Doktrina e Besëlidhje 137:9

Mosia 4:30

4. Si mund të jem i/e përgatitur për Gjykimin Përfundimtar?

3 Nefi 27:16–20

Zbulesa 20:13, 15 ; 22:11–12

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Përgjigju të paktën për dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove rreth Gjykimit Përfundimtar?

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit dhe të besuarit e kësaj doktrine në veprimet tona?

  • Cilat nga tiparet e Shpëtimtarit të ndihmojnë t’i mirëbesosh Atij si Gjykatësin tënd? Si mund të të ndihmojë Ai të përgatitesh për Gjykimin Përfundimtar?

Libri yt i jetës

Lexo sërish te Zbulesa 20:12 dhe merre parasysh ta shenjosh frazën “libri i jetës”. Në një kuptim, libri i jetës është një anal i jetës së çdo personi.

Shkruaje titullin “Libri Im i Jetës” në krye të një faqeje bosh në ditarin tënd të studimit dhe më pas ndaje faqen në dy kolona. Emërtoje kolonën e majtë “Jam i/e gëzuar që bëra” dhe bëj një listë në atë kolonë të gjërave specifike për të cilat je mirënjohës/e që i ke në librin tënd të jetës. Kjo mund të përfshijë:

  • Ordinancat që ke marrë.

  • Veprat e mira që ke bërë.

  • Dëshirat e tua të drejta.

  • Zhvillimin e marrëdhënies sate me Jezu Krishtin.

Përfytyro se sa mirë do të ndihesh një ditë që Shpëtimtari do të shqyrtojë me ty analin e drejtësisë sate!

Tani emërtoje kolonën e djathtë të faqes “Do të doja të”. Shkruaj ose thjesht përsiat për veprat e drejta dhe ordinancat që do të doje t’i shtoje në librin tënd përpara Gjykimit. Përfshi edhe zgjedhje dhe qëndrime që do të doje t’i fshije nga libri i jetës nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Shpëtimtari e ka bërë të mundur që të përshtatet ajo që është shënuar rreth teje në librin e jetës. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 premtimet që Ai u bëri atyre që pendohen sinqerisht.

  • Si ndikojnë këto premtime në ndjenjat e tua rreth Gjykimit Përfundimtar dhe rreth Gjykatësit tonë?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tha:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ajo Ditë e Gjykimit do të jetë një ditë e mëshirës dhe e dashurisë – një ditë kur zemrat e thyera shërohen, kur lotët e pikëllimit zëvendësohen nga lotët e mirënjohjes, kur gjithçka do të vihet në rregull.

Po, do të ketë hidhërim të thellë për shkak të mëkatit. Po, do të ketë keqardhje dhe madje ankth për shkak të gabimeve tona, marrëzisë sonë dhe kokëfortësisë sonë që na bënë të humbasim mundësitë për një të ardhme më të madhërishme.

Por kam vetëbesim se ne jo vetëm që do të jemi të kënaqur me gjykimin e Perëndisë; ne gjithashtu do të mahnitemi dhe pushtohemi nga hiri, mëshira, bujaria dhe dashuria e Tij e pafundme për ne, fëmijët e Tij.”

(Diter F. Uhtdorf, “O sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 21)

Përsiat se çfarë ndihesh i frymëzuar të bësh për t’u përgatitur për të qëndruar përpara Shpëtimtarit në Ditën e Gjykimit.