Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Shpjego
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Shpëtimtarit që përmbajnë fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësi për ta thelluar të kuptuarit tënd dhe për t’i shpjeguar të vërtetat rreth njërit ose më shumë nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re.
Përsëritje
Në veprimtarinë vijuese, përputhe çdo situatë me fragmentin e zotërimit doktrinor që ti ndien se do t’u jepte më së miri mësim personit ose njerëzve në atë situatë.
Përgjigjet jepen në fund të mësimit.
-
Disa nga pjesëtarët e familjes sate ndihen të shkatërruar për shkak se një njeri i dashur ka ndërruar jetë së fundmi dhe ata mendojnë se nuk do ta shohin më atë.
-
Disa njerëz besojnë se trupat e tyre janë të tyret dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan me ta. Ata nuk e kuptojnë se Shpëtimtari pagoi çmimin për të na shëlbuar, që fjalë për fjalë do të thotë për të “na blerë sërish”. Për këtë arsye, ne nuk i përkasim vetvetes, por i jemi borxhli Shpëtimtarit.
-
Shumë njerëz besojnë në qiell dhe në ferr, por i keqkuptojnë të vërtetat rreth jetës pas vdekjes dhe trupave të ringjallur.
-
Një mik të pyet përse do t’i jepje përparësi një martese dhe marrëdhënieve familjare të forta kundrejt suksesit profesional dhe parasë.
Kupto dhe shpjego
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim rreth mënyrës se si shkrimet e shenjta mund të na lidhin me Jezu Krishtin. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “President Nelson—The Scriptures Teach Us about Jesus Christ (for Youth)” [“Presidenti Nelson – Shkrimet e Shenjta na Mësojnë për Jezu Krishtin (për Rininë)”] (0:59), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org ose lexo thënien vijuese.
“[Shkrimet e shenjta] na japin mësim rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, madhështisë së Shlyerjes së Tij dhe planit të madhërishëm të Atit tonë për lumturi dhe shëlbim. Zhytja e përditshme në fjalën e Perëndisë është jetike për mbijetesën tonë shpirtërore, veçanërisht në këto ditë të rrëmujës në rritje. Teksa ushqehemi me bollëk përditë me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të na thonë se si të reagojmë ndaj vështirësive me të cilat kurrë nuk menduam se do të përballeshim.”
(Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 90)
Përfytyro sikur, për të nisur një veprimtari të të rinjve, të kanë kërkuar që të japësh një shkrim të shenjtë që të ka ndihmuar të mësosh ose të ndiesh diçka rreth Jezu Krishtit. Zgjidh një nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga ky mësim ose një tjetër nga Dhiata e Re. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të përcaktosh të vërtetat rreth Shpëtimtarit që e thellojnë kuptueshmërinë tënde rreth Tij, ungjillit të Tij, Shlyerjes së Tij ose planit të Atit Qiellor për shpëtimin.
Çelësi i Përgjigjeve të Përsëritjes: 1-b, 2-d, 3-a, 4-c