Seminari
Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

I ri dhe e re duke parë te shkrimet e shenjta.

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë mësimet e Shpëtimtarit, të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me fjalët e tua dhe t’i zbatosh ato në jetën tënde. Ky mësim do të të japë mundësinë për të ushtruar vënien në zbatim të fragmenteve të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re në një larmi rrethanash.

Përsëriti fragmentet e zotërimit doktrinor

Përsërit referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor. Mendo për mënyrën se si doktrina në secilin fragment mund të zbatohet në jetën tënde.

Lidhe secilën referencë të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor me frazën e saktë kyç të shkrimit të shenjtë. Përgjigjet e sakta janë në fund të këtij mësimi.

  1. Hebrenjve 12:9 

  2. Jakob [Bibël] 1:5–6

  3. Jakob [Bibël] 2:17–18

  4. 1 Pjetër 4:6

  5. Zbulesa 20:12

  1. “Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

  2. Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

  3. “Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

  4. “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

  5. “Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Zbatojeni doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor

Broshura Për Forcën e Rinisë jep këshillën vijuese: “Studiojini çdo ditë shkrimet e shenjta dhe zbatojini ato që lexoni në jetën tuaj. Shkrimet e shenjta janë një burim i fuqishëm i zbulesës personale dhe një udhërrëfyes e një forcë e përhershme e dëshmisë suaj” ([2011], f. 42).

  • Çfarë lloj gjërash bën ti që të ndihmojnë ta zbatosh në jetën tënde atë që mëson në shkrimet e shenjta?

  • Cili është një fragment i zotërimit doktrinor që të ka ndihmuar në jetën tënde? Si të ka ndihmuar ai?

Ushtrimi vijues do të të ndihmojë të ushtrosh vënien në zbatim në jetën tënde të fragmenteve të caktuara të zotërimit doktrinor. Teksa e përfundon ushtrimin, ji i gatshëm për zbulesë vetjake. Shpirti i Shenjtë mund të të frymëzojë me mendime ose ide mbi mënyrën se si mund t’i zbatosh shkrimet e shenjta në jetën tënde. Ji i përgatitur ta shkruash çdo nxitje që merr.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

  1. Përshkruaj një skenar nga jeta reale ose bëj një pyetje që lidhet me një ose më shumë fragmente të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor në këtë mësim (Hebrenjve 12:9; Jakob [Bibël] 1:5–6; Jakob [Bibël] 2:17–18; 1 Pjetër 4:6; Zbulesa 20:12).

  2. Trego një përvojë që lidhet me doktrinën e dhënë mësim në fragment. Mund të jetë një përvojë vetjake, një përvojë e dikujt që njeh, ose një përvojë e regjistruar në shkrimet e shenjta.

  3. Trego se si mund ta zbatosh doktrinën në jetën tënde ose çfarë të ndihmon të kuptosh rreth Atit Qiellor apo Jezu Krishtit.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mund të bësh këtë javë për të të ndihmuar t’i zbatosh shkrimet e shenjta në jetën tënde?

  • Si mund të të ndihmojë bërja e kësaj për t’u afruar më pranë Shpëtimtarit?

Përgjigjet e detyrës së kontrollit: 1-b, 2-d, 3-a, 4-e, 5-c