Seminari
Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

A small group of youth on a street. One is reading a book to the others.

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si t’i vësh në zbatim fragmentet e zotërimit doktrinor në jetën tënde. Ky mësim do të të japë mundësi të ushtrosh zbatimin e disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor në një llojshmëri situatash reale.

Zbatoji parimet e ungjillit

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, shpjegoi rëndësinë e zbatimit të parimeve të ungjillit. Shiko materialin filmik “Mbi të Qenit të Vërtetë”, nga kodi kohor 11:24 deri në 12:02, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ose lexo thënien vijuese.

Përsëriti fragmentet e zotërimit doktrinor

Shqyrtoji shkurtimisht fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe mendo për atë që ke bërë për t’i jetuar ato.

Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa

1 Korintasve 6:19–20

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Efesianëve 1:10

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakobi [Bibël] 1:5–6

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakobi [Bibël] 2:17–18

“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetrit 4:6

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Zbatoji të vërtetat në jetë

Mund të jetë e dobishme të shohësh se si të tjerët i zbatojnë këto të vërteta.

Mendo se si njohja dhe të jetuarit e të vërtetave të ungjillit të ka ndihmuar në të kaluarën, të ndihmon tani dhe mund të të ndihmojë në të ardhmen. Kryeje veprimtarinë vijuese për të të ndihmuar të ushtrosh vënien në zbatim të të vërtetave nga fragmentet e zotërimit doktrinor që ke studiuar.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Plotësoje secilin prej hapave vijues në ditarin tënd të studimit.

E shkuara

Mendo për një kohë kur ti u mbështete te një prej të vërtetave nga një fragment i zotërimit doktrinor. Nëse nuk të vjen në mend një kohë e caktuar në jetën tënde, mendo për një individ që ti e njeh ose dikë nga një ndodhi në shkrimet e shenjta i cili u bekua teksa veproi bazuar te një e vërtetë në një fragment të zotërimit doktrinor.

Shënoji bekimet që vijnë nga të jetuarit e kësaj të vërtete. Sigurohu që ta shpjegosh mënyrën se si kjo e ka rritur ose mund ta rrisë sigurinë tënde në Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

E tashmja

Mendo për nevojat dhe rrethanat e tua aktuale. Shqyrtoji fragmentet e zotërimit doktrinor dhe përzgjidh një fragment që ti e ndien se mund ta ndjekësh më mirë në jetën tënde. Shënoje atë që mund të bësh për të vepruar me besim dhe për ta zbatuar fragmentin.

E ardhmja

Përzgjidh një fragment të zotërimit doktrinor dhe shkruaj një skenar që mund të të ndodhë në të ardhmen, në të cilin të vërtetat e dhëna mësim në fragment mund të të ndihmojnë të veprosh me besim.

Reflekto mbi mënyrën se si njohja dhe veprimi i bazuar në të vërtetën ka ndikuar në jetën dhe në vendimet e tua.

  • Si të ka ndihmuar të jetuarit e ungjillit në forcimin e besimit tënd në Krishtin?

  • Çfarë mund të bësh për t’i kujtuar më mirë të vërtetat e Krishtit teksa bën zgjedhje në të ardhmen?