Seminari
Zbulesa 2–3, Pjesa 1


Zbulesa 2–3, Pjesa 1

“I Njoh Veprat e Tua”

PAINTING BY GREG Olson of Christ knocking on a door

Jezu Krishti e njeh secilin prej nesh. Ai e di se çfarë po bëjmë mirë dhe Ai e di se çfarë mund të bëjmë më mirë për t’u bërë më të ngjashëm me Të. Në mesazhe të ndara për secilën prej shtatë kishave në Azi, Gjoni shënoi zërin e Jezu Krishtit që pranonte veprat e mira të shenjtorëve dhe i paralajmëronte ata për gjërat që duhet të ndryshonin. Ky mësim mund të të nxitë ta dëgjosh zërin e Shpëtimtarit që pranon veprat e tua të mira dhe të jep ndreqjen e nevojshme.

Dëgjoje zërin e Shpëtimtarit

Jesus Christ depicted knocking on a door. Christ is portrayed wearing red and white robes. The painting illustrates the concept of Christ “knocking on the door,” as described in scripture. There is no doorknob depicted in the painting, symbolizing that the door must be opened from within.
  • Çfarë ndjenjash mund të kishe nëse do të dëgjoje një trokitje te dera e shtëpisë sate dhe të kuptoje se ishte Shpëtimtari? Pse?

Në mesazhin e tij për anëtarët e kishës në Laodice (ku ndodhej një nga shtatë kishat të cilave Gjoni po u shkruante në Azi; shih Zbulesa 1:11), Gjoni e përmbylli me një ftesë nga Jezu Krishti.

Lexo te Zbulesa 3:20 dhe përcakto ftesën e Shpëtimtarit.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon, cili është kuptimi simbolik i vargut te Zbulesa 3:20 ?

  • Si mendon, përse Shpëtimtari troket në derë në vend që thjesht të hyjë?

  • Si mund t’ia hapësh derën Jezu Krishtit dhe të kërkosh ta dëgjosh më mirë zërin e Tij?

  • Çfarë ke bërë së fundmi për ta dëgjuar zërin e Tij dhe për të hapur derën?

Megjithëse Gjoni është lajmëtari, Jezusi është zëri i mesazheve për shtatë kishat. Teksa i studion mesazhet te Zbulesa 2–3, dëgjo zërin e Jezu Krishtit për ty. Merr parasysh mënyra se si mund ta hapësh derën për ta lejuar Shpëtimtarin të jetë me ty dhe të të forcojë.Ndërkohë që secili prej shtatë mesazheve është unik, ka edhe disa ngjashmëri.

Kërko dhe merr parasysh të shenjosh frazën e përsëritur “I njoh veprat e tua” te Zbulesa 2:2, 9, 13, 19 ; 3:1, 8, 15 . Në këto vargje Gjoni shënon zërin e Jezu Krishtit, i cili përfaqëson edhe vullnetin e Atit Qiellor.

  • Përse mund të jetë e rëndësishme të kuptosh që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti “i [njoh]in veprat e tua”?

Një e vërtetë që do të gjejmë te Zbulesa 2–3 është se për shkak se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e njohin secilin prej nesh, Ata mund t’i pranojnë veprat tona të mira dhe të na paralajmërojnë për ndryshimet e nevojshme. Kërko prova të kësaj të vërtete teksa studion këshillën për shtatë kishat.

Këshillë për shtatë kishat

Map of the Mediterranean.

Përzgjidh të paktën dy kisha për t’i studiuar. Kërko veprat e mira që Jezu Krishti i dallon në disa prej kishave dhe ndreqjen që Ai i jep secilës kishë.

  1. Efesi ( Zbulesa 2:1–7): Nikolaitët ishin një grup fetar të cilët pretendonin se mund të kryenin mëkate seksuale pa u ndëshkuar sepse hiri i Perëndisë do t’i shpëtonte ata.

  2. Smirna ( Zbulesa 2:8–11)

  3. Pergami ( Zbulesa 2:12–17): Doktrina e Balaamit i referohet shkeljes së urdhërimeve të Perëndisë për të kënaqur dëshirat e botës ose për të kërkuar nderimet e njerëzve (shih te 2 Pjetrit 2:15). Vër re përkufizimin e mësipërm të nikolaitëve.

  4. Tiatira ( Zbulesa 2:18–29)

  5. Sarda ( Zbulesa 3:1–6)

  6. Filadelfia ( Zbulesa 3:7–13): Ky mesazh vetëm i njeh veprat e mira.

  7. Laodicea ( Zbulesa 3:14–22): Ky mesazh vetëm ndreq veprat e papërsosura. Vër re që, të jesh i vakët do të thotë të mos jesh plotësisht i zotuar ndaj ungjillit të Jezu Krishtit.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 2. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet vijuese për secilën kishë që përzgjodhe:

  • Cilat vepra të mira dalloi Jezusi? Në ç’mënyrë ke parë vepra të mira të ngjashme ndër anëtarët e Kishës në kohën tonë?

  • Çfarë ndreqjeje apo këshille i dha Jezusi kishës që zgjodhe? Përse është kjo këshillë e mirë edhe për Kishën sot?

  • Përse është Jezu Krishti i përshtatshëm në mënyrë unike për të ditur atë që po bëjmë mirë dhe se si duhet të përmirësohemi?

Këshillë për jetën tënde

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018), na nxiti ta hapim derën dhe ta lejojmë Shpëtimtarin të hyjë në jetën tonë.