Seminari
Zbulesa 5


Zbulesa 5

“I Denjë Është Qengji”

Painting of Jesus Christ in America, greeting Nephites.

Si mendon, çfarë do të thotë të adhurosh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Si mendon, pse i adhurojmë Ata? Gjoni pa fronin e Perëndisë dhe qeniet e ndryshme të përlëvduara që e përlëvdonin dhe adhuronin Atë. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për ta adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin me më tepër dashuri dhe sinqeritet.

Froni i Perëndisë

Gjeje një himn që të kujton lavdinë, fuqinë dhe dashurinë e Perëndisë. Si i reflekton ky himn ndjenjat e tua për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë di ti rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që nxit brenda zemrës tënde një dëshirë të sinqertë për t’i adhuruar Ata?

Adhurimi i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë dhe mund të na ndihmojë të ndihemi pranë Tyre.

  • Cilat janë disa mundësi që ti ke për ta adhuruar Atin dhe Birin?

Gjej një çast për të menduar se sa shpesh ti e adhuron me sinqeritet Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Reflekto mbi mënyrën se si jeta jote do të ndryshonte po t’i adhuroje ata më shpesh dhe në mënyrë më domethënëse. Kërkoje ndikimin e Frymës së Shenjtë teksa studion te Zbulesa 5 për të ditur se si mund ta adhurosh me më tepër sinqeritet Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

I denjë është Qengji

A modern replica of an ancient papyrus scroll, folded and sealed with multiple clay seals. Sealing an ancient document in this way identified its owner and his authority, made the document legally binding, and protected it from unauthorized disclosure. Jesus Christ’s role as the only person worthy to open and read the sealed book in Revelation 5 highlights His authority as the executor of God’s plan of salvation.

Në vegimin e tij, Gjoni pa fronin e Perëndisë në mbretërinë çelestiale. Rreth fronit ishin qenie të ndryshme të përlëvduara dhe bisha që lavdëronin dhe adhuronin Perëndinë (shih Zbulesa 4:1–11). Ai pa Atin Qiellor të ulur në fronin e Tij, duke mbajtur një libër të vulosur me shtatë vula (shih Zbulesa 5:1). Libri përmbante vullnetin, misteret dhe veprat e Perëndisë gjatë 7000 viteve të ekzistencës së përkohshme të tokës (shih Doktrina e Besëlidhje 77:6–7).

Lexo te Zbulesa 5:2–4 , duke kërkuar reagimin e Gjonit.

  • Çfarë vure re?

  • Meqë libri me vulat përfaqëson historinë e përkohshme të tokës, Gjoni mund të jetë shqetësuar për faktin se nëse nuk do të kishte ndonjë njeri të denjë për ta hapur atë, atëherë qëllimi i Perëndisë në krijimin e tokës nuk do të realizohej. Çfarë do të ndodhte me fëmijët e Atit Qiellor nëse plani i Tij për shpëtimin e tyre nuk do të mund të kryhej?

Lexo te Zbulesa 5:5–7 , duke kërkuar arsyen përse nuk ishte e nevojshme që Gjoni të qante. Vër re se te Përkthimi prej Joseph Smith-it për vargun 6 , numri shtatë u ndryshua në dymbëdhjetë (në Shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it).

Vër re përshkrimin e Gjonit për Shpëtimtarin. Kujtohu që Gjoni dha mësim nëpërmjet simboleve. Kërko te poshtëshënimet ose në pjesën “Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?” për më shumë informacion rreth këtyre simboleve.

Lexo te Zbulesa 5:8–14 , duke kërkuar mënyrën se si qeniet e ndryshme të përlëvduara u përgjigjën kur Jezu Krishti pati mundësi ta merrte librin nga dora e Atit Qiellor. Ti mund të lexosh gjithashtu mënyrën se si Jozef Smithi i përshkroi qeniet rreth fronit të Perëndisë te Doktrina e Besëlidhje 76:20–21 .

  • Si mendon, përse qeniet e përlëvduara u përgjigjën në këtë mënyrë?

  • Përfytyro sikur të ishe atje. Si mendon se do të ndiheshe? Çfarë do të bëje?

  • Çfarë mund të mësosh nga mënyra se si qeniet e përlëvduara e adhuronin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Adhurimi

Peshkopi Din M. Dejvis (1951–2021) i Peshkopatës Kryesuese dha mësim rreth adhurimit. Ti mund të lexosh thënien e mëposhtme ose të shikosh materialin filmik “Bekimet e Adhurimit” (nga kodi kohor 03:34 deri në 04:45 dhe 08:54 deri në 11:14), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Official Portrait of Bishop Dean M. Davies. Photographed in March 2017.

“Kur ne e adhurojmë Perëndinë, ne i afrohemi Atij me dashuri, përulësi dhe admirim nderues. Ne e njohim dhe e pranojmë Atë si Mbretin tonë sovran, Krijuesin e universit, Atin tonë të dashur, pafundësisht të përzemërt.

Ne e respektojmë dhe e nderojmë Atë.

Ne i nënshtrohemi Atij.

Ne i lartësojmë zemrat në lutje të fuqishme, e çmojmë fjalën e Tij, gëzohemi në hirin e Tij dhe zotohemi ta ndjekim Atë me besnikëri të përkushtuar. …

Kur adhurojmë, zemra jonë i thërret në lavde Perëndisë sonë të bekuar, në mëngjes, drekë e darkë.

Ne e përlëvdojmë dhe e nderojmë Atë vazhdimisht – në shtëpitë tona të mbledhjeve, banesat, tempujt dhe në të gjitha punët tona.

Kur adhurojmë, ne ia hapim zemrën tonë fuqisë shëruese të Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Jeta jonë bëhet shenja dhe shprehësia e adhurimit tonë.”

(Din M. Dejvis, “Bekimet e Adhurimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 94–95)

  • Çfarë mësove rreth adhurimit nga kjo thënie?

Përsiat për marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Mendo se çfarë kanë bërë ata për ty që të frymëzon ty t’i lavdërosh dhe adhurosh Ata.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Përgjigju për tri prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mendon se adhurimi i sinqertë i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit do ta bekojnë jetën tënde?

  • Kur je ndier pranë Atit Qiellor ose Jezu Krishtit nëpërmjet adhurimit të sinqertë?

  • Si mund t’i reflektojë adhurimi më mirë ndjenjat që ti ke për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Zgjidh një ose disa nga veprimet vijuese dhe përsiat se si adhurimi i sinqertë mund t’i ndihmojë ato të jenë më domethënëse: lutja, studimi i shkrimit të shenjtë, marrja e sakramentit, nderimi i Shabatit, agjërimi, frekuentimi i tempullit.

  • Çfarë je ndier i nxitur të përmirësosh ose ndryshosh lidhur me mënyrën se si ti adhuron?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Kush është “Luani i fisit të Judës” dhe “Rrënja e Davidit”?

Të dyja këto fraza janë tituj të Jezu Krishtit. “Luani i fisit të Judës” është një titull i përshtatshëm për shkak se luani është madhështor dhe i fuqishëm dhe për shkak se Shpëtimtari lindi nëpërmjet linjës së Judës (shih te Zanafilla 49:8–10 ; Mateu 1:3 ; Hebrenjve 7:14). Titulli “Luani i Judës” është një kontrast i theksuar me Qengjin e butë dhe sakrifikues të përmendur te Zbulesa 5:6 . Këto dy metafora komunikojnë që Krishti zotëron si madhështi, ashtu edhe butësi.

Jezusi quhet edhe “Rrënja e Davidit”. Një rrënjë ofron ujë dhe ushqim jetëshpëtues për bimën - i tillë ishte misioni i Jezu Krishtit ndaj të gjithë atyre që e pranojnë Atë si Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin e tyre (shih Gjoni 15:1–8 ; shih edhe tek Isaia 11:1 ; 53:2). Më vonë në zbulesën e Gjonit, Krishti Vetë shpalli: “Unë jam rrënja dhe pasardhja e Davidit” ( Zbulesa 22:16). Shkruesit e Ungjillit theksuan shpesh se Jezusi ishte një pasardhës i Mbretit David (shih te Mateu 1:1 ; Marku 10:47 ; Lluka 1:32 ; Gjoni 7:42).

Çfarë simbolizojnë sytë dhe brirët te Zbulesa 5:6 ?

Në shkrimet e shenjta, brirët janë shpesh një simbol i fuqisë ose autoritetit dhe sytë mund të simbolizojnë dritën dhe njohurinë. Te Përkthimi prej Joseph Smith-it, numri shtatë u ndryshua në dymbëdhjetë (në Shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it). Numri dymbëdhjetë mund të simbolizojë qeverisjen dhe organizimin hyjnor ose priftërinë. Përkthimi prej Joseph Smith-it thotë gjithashtu se dymbëdhjetë brirët dhe sytë janë “dymbëdhjetë shërbëtorët e Perëndisë”, që mund të përfaqësojnë Dymbëdhjetë Apostujt e Jezu Krishtit.

Cilin adhurojmë ne?

Presidenti Rasëll M. Nelson, dëshmoi:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Flijimi shlyes dhe Ringjallja e Jezu Krishtit e ndryshuan jetën e secilit prej nesh përgjithmonë. Ne e duam Atë dhe e adhurojmë plot mirënjohje Atë dhe Atin tonë Qiellor.”

(Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 101)

Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Gerrit W. Gong. Photographed in 2018.

“Ne adhurojmë Perëndinë, Atin e Amshuar dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, jo Profetin Jozef, as ndonjë burrë apo grua tjetër të vdekshme.”

(Gerit W. Gong, “Të Gjitha Kombet, Fiset dhe Gjuhët”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 39)

Si mund të më ndihmojë adhurimi të bëhem si Perëndia?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915-1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Ejani të adhurojmë Zotin! Si bëhet kjo? Adhurimi i përsosur është përngjasimi. Ne i nderojmë ata që i imitojmë. Mënyra më e përsosur e adhurimit është të jemi të shenjtë ashtu si Jehova është i shenjtë. Do të thotë të jemi të dëlirë ashtu si Krishti është i dëlirë. Do të thotë të bëjmë gjëra që na mundësojnë të bëhemi si Ati. …

Si e adhurojmë Zotin? Ne e bëjmë këtë duke kaluar nga hiri në hir, derisa të marrim plotësinë e Atit dhe të përlëvdohemi në dritën dhe të vërtetën si në rastin tonë me Modelin dhe Prototipin tonë, Mesian e Premtuar.”

(Bruce R. McConkie, The Promised Messiah: The First Coming of Christ [1978], f. 568–569)