Përsëritje e Zotërimit Doktrinor 6
Kupto dhe Shpjego
Një qëllim i zotërimit doktrinor është të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Shpëtimtarit që përmbahen në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh me vetë fjalët e tua. Ky mësim do të të japë një mundësi për ta thelluar të kuptuarit tënd dhe për t’i shpjeguar të vërtetat rreth njërit ose më shumë nga fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor nga Dhiata e Re.
Të kuptuarit e shkrimeve të shenjta
-
Cilat janë disa strategji që ke përdorur ose mund t’i përdorje për t’i kuptuar më mirë shkrimet e shenjta?
-
Pse mendon se është e rëndësishme të gjesh kohë për t’i kuptuar më mirë mësimet e Perëndisë që gjenden në shkrimet e shenjta?
Në këtë mësim, do të kesh një mundësi të përdorësh një strategji të thjeshtë për ta thelluar të kuptuarit tënd për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re. Do të kesh mundësi edhe t’u shpjegosh të tjerëve të vërteta nga një fragment që e zgjedh ti.
Në vijim është një listë me fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Dhiatës së Re.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.” | |
“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.” | |
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.” | |
“Le të shndritë drita juaj para njerëzve.” | |
“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” | |
Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”. | |
“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].” | |
“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.” | |
Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”. | |
“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.” | |
“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.” |
Thelloje të kuptuarit tënd
Strategjia vijuese mund të të ndihmojë ta thellosh të kuptuarit tënd për një fragment të zotërimit doktrinor.
Revista Për Forcën e Rinisë shpesh përfshin një veprimtari për studimin e shkrimeve të shenjta të quajtur “Rresht pas Rreshti”, në të cilën shpjegohen ose përkufizohen disa fjalë ose fraza kyç nga një fragment i shkrimit të shenjtë.
1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:
Krijo faqen tënde “Rresht pas Rreshti” për njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Dhiatës së Re. Merr parasysh të përdorësh mjete artistike që të të ndihmojnë ta krijosh këtë faqe në një mënyrë tërheqëse nga ana pamore. Përdor udhëzimet e mëposhtme për të të ndihmuar ta krijosh faqen tënde:
-
Në një fletë letre bosh, shkruaji fjalët e fragmentit të shkrimit të shenjtë që zgjodhe.
-
Zgjidh së paku pesë fjalë ose fraza nga ai fragment i shkrimit të shenjtë tek të cilat dëshiron të përqendrohesh.
-
Gjej përkufizime, shpjegime, shembuj, shkrime të shenjta të lidhura me të ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që mund të të ndihmojnë ta thellosh të kuptuarit tënd për fjalët ose frazat që zgjodhe. Renditi këto në letër.
-
Përfshij së paku një paragraf diku në faqen tënde që shpjegon çfarë të ndihmon të kuptosh ky fragment rreth Jezu Krishtit, Kishës së Tij, ose misionit të Tij për të na shpëtuar.
Nëse e lejon koha, përsërite këtë veprimtari me një fragment tjetër të zotërimit doktrinor nga lista.
Tregoja dikujt krijimin tënd
Gjej dikë të cilit t’ia tregosh krijimin tënd. Teksa ia tregon, shpjego diçka nga ajo që mësove rreth këtij fragmenti të shkrimit të shenjtë kur e bëre veprimtarinë.