Seminari
Mateu 18:21–35


Mateu 18:21–35

Shëmbëlltyra e Shërbëtorit të Pamëshirshëm

Scenes from an outdoor market, money changer’s table with coin trays. Outtakes include coins in pan of a balance scale, clay lamps that are lit on a ledge, and some chickens.

Në përgjigje të një pyetjeje që Pjetri bëri rreth faljes, Jezu Krishti dha mësim shëmbëlltyrën e shërbëtorit të pamëshirshëm. Ky mësim mund të të ndihmojë të bëhesh më tepër si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndërsa bën përpjekje për t’i falur të tjerët.

“A do të më falësh?”

Gjatë Luftës II Botërore, një grua që quhej Kori ten Bum vuajti për muaj në një kamp përqendrimi nazist në Ravensbryk të Gjermanisë. Motra e saj, Betsi, vdiq atje. Pas lufte, Kori i foli një grupi njerëzish rreth faljes së Perëndisë. Peshkopi Kith B. Mek-Mullin, më parë në Peshkopatën Kryesuese, përshkroi atë që ndodhi pas fjalimit të saj. Ndërsa lexon, mendo për mënyrat se si mund të kishte zgjedhur të reagonte Kori.

Final official portrait of Elder Keith B. McMullin of the Presiding Bishopric, 1996. Released at the April 2012 general conference.

“Një burrë iu afrua asaj. Ajo e njohu atë si një nga rojat më të egra në kamp. ʻJu përmendët Ravensbrukun në fjalën tuajʼ, tha ai. ʻUnë isha roje atje. … Por qysh nga ajo kohë, … unë jam bërë i krishterë.ʼ Ai shpjegoi se i kishte kërkuar falje Perëndisë për gjërat e egra që kishte bërë. Ai shtriu dorën e tij dhe pyeti: ʻA do të më falësh?ʼ” [Corrie ten Boom, Tramp for the Lord (1974), f. 56].

(Kith B. Mek-Mullin, “Shtegu Ynë i Detyrës”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 13.)

  • Çfarë mendimesh mund t’i kenë ardhur në mendje Korit në atë çast?

  • Përse mund të jetë kaq e vështirë t’i falësh të tjerët?

Lexo te Mateu 18:21–22 për të parë se si iu përgjigj Jezusi një pyetjeje që bëri Pjetri rreth faljes.

  • Si do ta shpjegoje atë që Jezusi i mësoi Pjetrit?

  • Përse mendon se Zoti na urdhëron të bëhemi njerëz që falim?

  • Çfarë pyetjesh ke rreth urdhërimit të Shpëtimtarit ndaj nesh për t’i falur të tjerët?

Reflekto për ndjenjat e tua rreth faljes. A ka ndonjë person që ke pasur vështirësi ta falësh? Në ditarin tënd të studimit, shkruaj si do të bekohej jeta jote po të ishe në gjendje t’i falje ata që të kanë fyer. Merr parasysh edhe të shënosh se si do të ishte ndryshe jeta jote po të mos përpiqeshe t’i falje të tjerët.Ndërsa e studion një shëmbëlltyrë që Zoti ia tha Pjetrit, kërko se si mund ta forcojë aftësinë tënde për t’i falur të tjerët, gatishmëria e Zotit për të na falur ne.

Shëmbëlltyra e shërbëtorit të pamëshirshëm

Lexo te Mateu 18:23–27 , duke kërkuar se si mbreti në shëmbëlltyrë e trajton borxhliun e tij. Është e rëndësishme të dimë që 10 000 talenta është një borxh që nuk mund të paguhet. Do t’i duheshin mbi 250 000 vjet një punëtori të varfër në kohën e Jezusit që të fitonte aq shumë para (shih Jay A. Parry and Donald W. Parry, Understanding the Parables of Jesus Christ [2006], f. 95).

  • Pse mendon që Jezu Krishti përdori një borxh që nuk mund të paguhet, për ta dhënë mësim këtë shëmbëlltyrë?

Lexoje pjesën e mbetur të shëmbëlltyrës te Mateu 18:28–35 , duke kërkuar se si duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin dhe pse. Është e dobishme të dimë që 100 denarë ishte afërsisht “paga e tre muajve e një punëtori të varfër” ( vargu 28).

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove rreth faljes nga kjo shëmbëlltyrë?

  • Pse është e rëndësishme ta kuptojmë sa shumë mëshirë na jep Shpëtimtari?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga kjo shëmbëlltyrë, është se ne mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit duke i falur të tjerët ashtu siç na fal Ai ne.

Zoti e përsëriti rëndësinë e faljes së të tjerëve në periudhën tonë ungjillore. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 64:9–11 , duke kërkuar mësimet e Zotit për faljen.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 2. Përgjigju për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Në bazë të asaj që ke mësuar sot, pse mendon se Zoti kërkon që ne t’i falim të gjithë njerëzit?

Jezu Krishti mund të na ndihmojë t’i falim të tjerët

Nganjëherë mund të jetë e vështirë t’u japim falje të tjerëve. Por me ndihmën e Shpëtimtarit, të gjitha gjërat janë të mundura.

Ndërsa e lexon fundin e historisë së Peshkopit Mek-Mullin rreth përballjes së Korit me ish-rojën e saj të burgut, kërkoni mënyrën se si Shpëtimtari ia dha asaj forcën për të falur.

Final official portrait of Elder Keith B. McMullin of the Presiding Bishopric, 1996. Released at the April 2012 general conference.

“Nuk mund të kenë qenë shumë sekonda që ai qëndroi atje – me dorën shtrirë – por mua mʼu dukën orë duke luftuar me gjënë më të vështirë që më ishte dashur të bëja ndonjëherë.

… Mesazhi se Perëndia fal ka një … kusht: që ne të falim ata që na kanë lënduar. …

… ‘Ndihmomë!’ u luta në heshtje. ‘Unë mund ta ngre dorën. Unë mund të bëj kaq. Ti duhet të japësh ndjesinë.’

… Në mënyrë të drunjtë, mekanikisht, unë e ngjesha dorën time në atë që më ishte zgjatur. Kur e bëra, një gjë e pabesueshme ndodhi. Rryma filloi në shpatullën time, rrodhi poshtë nëpër krahun tim, kërceu në duart tona të bashkuara. Dhe pastaj kjo ngrohtësi [shëruese] dukej të vërshonte në gjithë qenien time, duke më sjellë lot në sy.

‘Të fal, vëlla!’ thirra unë. ‘Me gjithë zemrën time.’

Për një moment të gjatë ne mbajtëm shtrënguar dorën e njëri-tjetrit, ish-roja dhe ish-e burgosura. Unë kurrë nuk e kisha njohur dashurinë e Perëndisë aq intensivisht si atëherë [Corrie ten Boom, Tramp for the Lord (1974), 54–55].”

(Kith B. Mek-Mullin, “Shtegu Ynë i Detyrës”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 13.)

  • Çfarë mësove nga përvoja e Korit që mund të të ndihmojë të falësh kur është e vështirë?

  • Çfarë ke mësuar nga vetë jeta jote, jeta e të tjerëve ose nga shkrimet e shenjta rreth mënyrës se si t’i falësh të tjerët kur është e vështirë?

Një gjë që mund të na ndihmojë ndërsa i studiojmë shkrimet e shenjta, është të mësojmë nga cilësitë e Jezu Krishtit dhe më pas të përpiqemi t’i zhvillojmë ato. Mateu 18:21–35 është njëri nga fragmentet e shumta të shkrimeve të shenjta që tregon natyrën falëse të Shpëtimtarit dhe gjithashtu drejtësinë e Perëndisë kur ne zgjedhim të mos falim. Mendo rreth asaj që mund të bësh për t’u bërë një njeri më falës si Jezu Krishti. Si do ta ftosh Shpëtimtarin të të ndihmojë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Mateu 18:24 . Sa para janë 10 000 talenta?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

2:3

Be Ye Therefore Perfect—Eventually

Plaku Holland na jep mësim se, në përgjigje të urdhërimit për të qenë të përkryer, ne nuk duhet ta humbasim kurajën, por duhet të këmbëngulim për ta arritur synimin në përjetësi.

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Ka njëfarë ndryshimi në mendim mes studiuesve, lidhur me vlerat monetare të përmendura këtu – dhe më falni që po përdor vlerat monetare të SHBA-së – por për ta bërë të lehtë matematikën, në qoftë se borxhi më i vogël, i pafalur prej 100 denarësh do të ishte, të themi, 100 dollarë në kohën e sotme, atëherë borxhi prej 10 000 talentash, i cli u fal kaq bujarisht, do t’i afrohej 1 miliard dollarëve – ose më shumë!

Si borxh vetjak, kjo është një shifër astronomike – tërësisht përtej kuptueshmërisë sonë. (Askush nuk mund të blejë aq shumë!) Epo, për qëllimet e kësaj shëmbëlltyre, ai hamendësohet të jetë i pakuptueshëm; hamendësohet të jetë përtej aftësisë sonë për ta marrë vesh, për të mos thënë që është përtej aftësisë sonë për ta ripaguar. Kjo është ngaqë ky nuk është një tregim në Dhiatën e Re rreth dy shërbëtorëve që po grinden. Ai është një tregim rreth nesh, familjes së rënë njerëzore – të gjithë borxhlinjve, shkelësve dhe të burgosurve në vdekshmëri. Çdokush prej nesh është borxhli dhe ndëshkimi ishte burgim për secilin prej nesh. Dhe atje do të kishim mbetur të gjithë ne nëse nuk do të ishte për hirin e një Mbreti, i cili na çliron ngaqë Ai na do dhe ‘nxitet me pasion kundrejt nesh’ [ Doktrina e Besëlidhje 121:4 ].”

(Xhefri R. Holland, “Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 41.)

A do të thotë ndjesia e dhembjes për diçka që më bënë, që nuk e kam falur ende dikë?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Megjithatë është e rëndësishme për disa prej jush që jetojnë në ankth të vërtetë, që të vëreni atë që [Jezu Krishti] nuk tha. Ai nuk tha: ʻNuk ju lejohet të ndieni dhembje të vërtetë ose brengë të vërtetë nga përvojat shkatërruese që i keni pasur për shkak të një personi tjetërʼ.”

(Xhefri R. Holland, “Shërbesa e Pajtimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 79.)

Plaku Dejvid E. Sorensen, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim një të vërtetë të rëndësishme rreth urdhërimit për të falur.

Unofficial portrait of Elder David E. Sorensen of the Presidency of the Seventy, 2004. DO NOT USE.

“Do të doja ta bëja të qartë se falja e mëkateve nuk duhet të ngatërrohet me tolerancën ndaj së ligës. … Megjithëse duhet ta falim një të afërm që na lëndon, ne duhet gjithsesi të punojmë në mënyrë dobiprurëse për ta parandaluar përsëritjen e lëndimit.”

(David E. Sorensen, “Forgiveness Will Change Bitterness to Love”, Ensign ose Liahona, maj 2003, f. 12.)

2:3

Be Ye Therefore Perfect—Eventually

Plaku Holland na jep mësim se, në përgjigje të urdhërimit për të qenë të përkryer, ne nuk duhet ta humbasim kurajën, por duhet të këmbëngulim për ta arritur synimin në përjetësi.

Çfarë nënkuptoi Shpëtimtari kur i tha Pjetrit t’i falte të tjerët “deri shtatëdhjetë herë shtatë”? ( Mateu 18:22)

Plaku Lin G. Robins, më parë i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi:

Former Official Portrait of Elder Lynn G. Robbins. Photographed March 2017. Replaced October 2019 (with Telescope ID: 2298123)

“Shpëtimtari në thelb i tha Pjetrit që as të mos e numëronte – as të caktonte kufij për faljen. …

Dukshëm, Shpëtimtari nuk po caktonte një kufi maksimal prej 490 herësh. Kjo do të ishte e krahasueshme me të thënët se marrja e sakramentit ka një kufi prej 490 herësh dhe se, herën e 491-të, një kontrollor qiellor ndërhyn dhe thotë: ʻMë vjen keq, por kartës sate të pendimit sapo i mbaroi afati – nga kjo pikë e tutje, je vetëmʼ.

Zoti e përdori llogaritjen matematikore shtatëdhjetë herë shtatë si një metaforë për Shlyerjen e Tij të pafundme, dashurinë e Tij të pakufishme dhe hirin e Tij të pakufizuar. ʻPo, dhe kurdo që njerëzit e mi pendohen, unë do t’ua fal shkeljet që kanë bërë kundër mejeʼ ( Mosia 26:30 ; theksimi i shtuar].”

(Lin G. Robins, “Deri Shtatëdhjetë Herë Shtatë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 23.)