Seminari
Hebrenjve 7–10


Hebrenjve 7–10

“Fitoi një Shpëtim të Amshuar”

Vepër arti me ndërthurje figurash e një figure të një prifti nga Dhiata e Vjetër duke ofruar një blatim dhe Jezu Krishtit në kryq.

A ke përjetuar ndonjëherë një rast kur kishe nevojë që të vërtetohej besimi yt te Jezu Krishti? Kur ke ndier që kishe nevojë për ca ndihmë shtesë për të qëndruar në shtegun e besëlidhjeve? Shenjtorët hebrenj po kërkonin të siguroheshin rreth besimit të tyre te Jezu Krishti dhe fuqisë së Tij për t’i shpëtuar. Pali u shkroi për t’ua ofruar këtë siguri. Ai u kujtoi atyre se vetë ligji i Moisiut i drejtonte te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij si burimi i vërtetë i shpëtimit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta forcosh besimin te Jezu Krishti si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi yt duke të të ndihmuar t’i kuptosh simbolet e lashta në ligjin e Moisiut.

“Të gjitha gjërat japin dëshmi për [Jezu Krishtin]” (Moisiu 6:63)

Gjej një objekt afër që të kujton Jezu Krishtin ose që mund të përdoret për të dëshmuar për Të. Merr parasysh çfarë ka objekti që të kujton (ose përfaqëson) Jezu Krishtin.

Plotësoje thënien vijuese duke përdorur këtë objekt:

më kujton Jezu Krishtin sepse ”.

  • Si mund të të ndihmojnë simbole dhe krahasime si këto për ta thelluar të kuptuarit tënd për Jezu Krishtin dhe atë që Ai ka bërë për ty?

Shkrimet e shenjta shënojnë se të gjitha gjërat e dhëna nga Perëndia dëshmojnë për Jezu Krishtin (për shembull, shih te 2 Nefi 11:4; Moisiu 6:63).

  • Si mund të të ndihmojë të kujtuarit e kësaj?

Ceremonitë dhe ordinancat e ligjit të Moisiut kishin për qëllim të funksiononin si një “simbol” apo “shenjë” që i drejtonte izraelitët te Jezu Krishti dhe flijimi i Tij shlyes (shih te 2 Nefi 11:4; Jakobi [LiM] 4:4–5; Mosia 3:15). Në letrën e tij drejtuar hebrenjve, Pali diskutoi simbolikën e ligjit të Moisiut dhe tabernakullit të lashë për t’u kujtuar shenjtorëve nevojën e tyre për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij. Ai donte t’i ndihmonte shenjtorët judeas të qëndronin besnikë ndaj Jezu Krishtit, në vend që të ktheheshin te ndjekja e ligjit të Moisiut, dhe mësimet e tij mund të na ndihmojnë edhe ne ndërsa përpiqemi të qëndrojmë besnikë ndaj Shpëtimtarit sot. Në këtë mësim, do të keni mundësinë ta kuptoni më mirë se si simbolika në shkrimet e shenjta na drejton dhe dëshmon për Jezu Krishtin.

Priftërinjtë sipas urdhrit të Melkizedekut

Në letrën e Palit drejtuar hebrenjve, prifti i lartë dhe priftërinjtë e tjerë të izraelitëve të lashtë simbolizojnë Jezu Krishtin.

Një burrë i veshur me kostumin e një Prifti të Lartë në modelin e Tabernakullit Judeas.

Njëri rol i priftërinjve qe të vepronin si ndërmjetës, duke qëndruar simbolikisht mes njerëzve dhe Perëndisë. Ata e përmbushnin këtë rol duke ofruar flijime të përditshme kafshësh për mëkatet dhe shkeljet e izraelitëve (shih te Levitiku 1; Hebrenjve 10:11). Kjo bëhej në tabernakull.

Lexo te Hebrenjve 7:22–28, duke vënë re Përkthimin prej Joseph Smith-it për Hebrenjve 7:25–26 (gjendet te shtojca Përkthimi i Joseph Smith-it). Kërko mënyrën se si veprimet e këtyre priftërinjve të lartë na ndihmojnë të kuptojmë se Jezu Krishti ofroi jetën e Vet si fli për mëkatet tona. Merri parasysh përkufizimet e mëposhtme ndërkohë që studion:

  • “Garant” te Hebrenjve 7:22 i referohet dikujt që jep siguri për borxhin financiar të një personi tjetër.

  • “Besëlidhjeje shumë më të mirë” i referohet besëlidhjes së epërme të ungjillit të themeluar nga Krishti.

  • “Ai” te Hebrenjve 7:24 i referohet Jezu Krishtit.

  • “Plotësisht” te Hebrenjve 7:25 do të thotë “tërësisht” dhe “përjetësisht”.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat fjalë ose fraza në këto vargje qenë më kuptimplota për ty? Përse?

  • Cilat pjesë në këto vargje na mësojnë që Jezu Krishti ofroi jetën e Vet si flijim për mëkatet tona?

  • Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit ose çfarë përvojash ke pasur me Të që të japin siguri që Ai mund të të shpëtojë?

Simbolika e tabernakullit të lashtë

Një paraqitje e tabernakullit izraelit në shkretëtirë. Tabernakulli shihet nga lart. Paraqiten pjesa e brendshme dhe e jashtme e tabernakullit.
Planimetria e Tabernakullit të Moisiut.

Një herë në vit, në Ditën e Shlyerjes (shih te Levitiku 16), prifti i lartë kryente flijime të veçanta kafshësh përpara se të hynte te pjesa e tabernakullit që njihej si vendi më i shenjtë (ose Shenjtërorja e Shenjtëroreve). Kjo pjesë e tabernakullit simbolizonte mbretërinë celestiale ose praninë e Perëndisë. Këto flijime dhe veprime të priftit të lartë kishin për qëllimin të simbolizonin mënyrën se si Jezusi, Kryeprifti i Madh, do të bënte një flijim që do të përgatiste një udhë që njerëzit të hynin në praninë e Perëndisë (shih te Hebrenjve 9:1–15).

Nëse është e mundur, shiko materialin filmik “The Tabernacle” [“Tabernakulli”] (7:18) për ta kuptuar më mirë këtë simbolikë. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3

The Tabernacle

(Exodus 25-30) A video explaining the Tabernacle and its importance.

Vepër arti me ndërthurje figurash e një figure të një prifti nga Dhiata e Vjetër duke ofruar një blatim dhe Jezu Krishtit në kryq.

Kërkoji përgjigjet për pyetjet e mëposhtme ndërkohë që lexon te Hebrenjve 9:11–15, 24, 28 ose Hebrenjve 10:4, 10–17.

  • Çfarë mësove nga këto vargje rreth Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij?

  • Në bazë të këtyre vargjeve, çfarë bekimesh mund të na vijnë për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit?

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë të mësojnë bekimet e premtuara nga Shpëtimtari rreth asaj që Ai dëshiron për ty?

  • Si mund ta tregosh mirënjohjen tënde për atë që Jezu Krishti ka bërë për ty?

Përsiat për faktin se si të ndihmoi studimi i krahasimeve dhe i simbolikës në këtë mësim për ta kuptuar më mirë Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij.

  • Cilat janë disa simbole në kohën tonë që na drejtojnë te Jezu Krishti?

Merr parasysh se si kërkimi më i shpeshtë i simbolikave rreth Jezu Krishtit mund të ndikojë te marrëdhënia jote me Të. Kërko ndihmë nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të përcaktuar se si mund ta bësh këtë më shpesh në studimin tënd personal të shkrimeve të shenjta. Vepro sipas çdo nxitjeje që merr.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë? 

Çfarë ishte Dita e Shlyerjes?

Një herë në vit, në ditën e shenjtë judease të quajtur Dita e Shlyerjes (e quajtur edhe Yom Kippur [Jom Kipur]), priftit të lartë i lejohej të hynte në vendin shumë të shenjtë (të quajtur edhe Shenjtërorja e Shenjtëroreve) në tabernakull, ose, më vonë, në tempullin e Jerusalemit. Në altarin e flijimit, që ndodhej pikërisht jashtë vendit të shenjtë, prifti i lartë flijonte një ka dhe një cjap. Ai më pas do e spërkaste gjakun e kafshëve në vendet e caktuara në vendin më të shenjtë për të simbolizuar Shlyerjen e Krishtit për mëkatet e priftit dhe për mëkatet e popullit. Prifti i lartë më pas, në mënyrë simbolike i transferonte mëkatet e popullit te një cjap tjetër (të quajtur cjap fajshlyes), i cili më pas nxirrej në shkretëtirë, për të simbolizuar heqjen e mëkateve të popullit. Ai gjithashtu flijonte dy desh si një flijim për veten e tij dhe njerëzit. (Shih Bible Dictionary, “Fasts”; shih edhe te Levitiku 16:22.)

Hebrenjve 8:6; 9:15. Çfarë do të thotë se Jezusi është “ndërmjetësi”?

Shih materialin filmik “The Mediator” [“Ndërmjetësi”] (10:47) për ta kuptuar më mirë këtë titull të rëndësishëm të Shpëtimtarit.

10:47

The Mediator

A portrayal of the analogy Elder Boyd K. Packer used in his April 1977 general conference address. A young man who fails to pay a debt is saved from the grasp of justice through the mediation of a friend.