Përsëritja 22 e Zotërimit Doktrinor
Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta
A e ke pyetur veten ndonjëherë se përse është e rëndësishme që t’i mësosh përmendsh shkrimet e shenjta? Mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë të marrësh frymëzim, të kujtosh Shpëtimtarin dhe t’ua mësosh ungjillin të tjerëve. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga fragmentet e zotërimit doktrinor në Dhiatën e Re.
Pse t’i mësosh përmendsh shkrimet e shenjta?
Përfytyro sikur po merr pjesë në një anketë për revistën Për Forcën e Rinisë. Si mund të përgjigjeshe po të të bënin pyetjen në vijim:
-
Cilat janë pesë arsyet kryesore pse duhen mësuar përmendsh shkrimet e shenjta?
Ka shumë arsye të mira pse duhen mësuar përmendsh shkrimet e shenjta. Shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh mund të jenë si miq që mund të na japin frymëzim, ngushëllim dhe motivim në kohë nevoje (shih te Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6). Të mësuarit përmendsh të shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të “sh[ohim] te [Shpëtimtari] në çdo mendim” (Doktrina e Besëlidhje 6:36). Të mësuarit përmendsh të shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojë të “fito[jmë] fjalën e [Perëndisë]” që të mund t’u japim mësim të tjerëve (Doktrina e Besëlidhje 11:21).
-
Si mund të ndikojë të mësuarit përmendsh i shkrimeve të shenjta te marrëdhënia jote me Jezu Krishtin?
Mësoji përmendsh fragmentet
Shpenzo disa minuta për të mësuar përmendsh ose kujtuar referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta të fragmenteve vijuese të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re. Pasi të ndiesh siguri se i di këto referenca dhe fraza kyç, zgjidh një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për ta vënë në provë kujtesën tënde.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa
“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” | |
“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” | |
“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” | |
Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. | |
“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” | |
Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. | |
“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” | |
“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” | |
Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”. | |
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” | |
“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” | |
“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.” | |
“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.” |
Plotëso të paktën njërin nga ushtrimet vijuese.
Mundësia 1: Bëj një vizatim
Kërkoji një shoku apo shoqeje ose pjesëtari të familjes të të ndihmojë të bësh veprimtarinë vijuese. Vëre pjesëtarin e familjes ose shokun apo shoqen të përzgjedhë një fragment të zotërimit doktrinor nga lista, por të mos të ta thotë se cilin fragment zgjodhi. Pastaj vëre atë të bëjë ndihma me skica për fragmentin pa përdorur germa ose numra derisa të thuash referencën e saktë të shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç. Mund ta përsëritësh këtë proces për disa fragmente.
-
Në ç’mënyrë mendon se një shkrim i shenjtë i mësuar përmendsh mund të jetë si një mik që mund të të japë frymëzim, ngushëllim dhe motivim në kohë nevoje?
Mundësia 2: Shkruaje
Zgjidh një referencë të shkrimit të shenjtë nga lista dhe shkruaje frazën kyç të shkrimit të shenjtë që përputhet me të. Ushtrohu duke e shkruar të njëjtën frazë katër ose pesë herë. Provo t’i shkruash frazat kyç të shkrimit të shenjtë për disa fragmente. Shto larmi duke shkruar me germa të pjerrëta ose të theksuara. Mund edhe t’i vësh kronometër vetes dhe të shohësh se sa mund ta përmirësosh kohën tënde.
-
Si mendon që mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta që të “sh[ohësh] te [Shpëtimtari] në çdo mendim”? (Doktrina e Besëlidhje 6:36.)
Mundësia 3: Emërtoje referencën e shkrimit të shenjtë
Kërkoji një shoku apo shoqeje ose pjesëtari të familjes të të ndihmojë të përsëritësh fragmentet e zotërimit doktrinor. Thuaji këtij personi sa fjalë të të lexojë nga një frazë kyç e shkrimit të shenjtë dhe kërkoji atij ose asaj ta lexojë me zë të lartë atë numër fjalësh. Përpiqu të përcaktosh referencën e saktë të shkrimit të shenjtë. Përsërite këtë ushtrim sa herë të duash dhe provo të kërkosh sasi të ndryshme fjalësh.
-
Si mendon se mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta që të jesh i/e përgatitur për ta përhapur ungjillin tek të tjerët?