Seminari
Gjoni 11:1–46, Pjesa 1


Gjoni 11:1–46, Pjesa 1

Jezusi Ngre Llazarin nga Vdekja

Christ at the tomb of Lazarus. He has His hand extended to the entry of the tomb as He commands Lazarus to rise from the dead. Lazarus (in burial robes) is visible standing inside the entry to the tomb. A man is moving the stone door of the tomb away from the tomb entry. Several people (men and women) are watching the miracle in amazement.

Maria dhe Marta i kërkuan Jezusit të vinte dhe ta ndihmonte vëllanë e tyre të sëmurë, Llazarin. Jezusi e vonoi udhëtimin e Tij dhe mbërriti katër ditë pasi Llazari kishte vdekur. Jezusi tregoi dhembshurinë e Tij dhe qau me motrat e tij. Më pas Ai e ngriti Llazarin nga vdekja. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh të vërtetat për Jezu Krishtin dhe parimet që mund të të udhërrëfejnë nëpër sfidat e jetës.

Mendo për dikë nga familjarët e tu të afërt. Përfytyro sikur ai ose ajo u sëmur aq rëndë saqë jeta e tij ose e saj ishte në rrezik.

  • Çfarë ndjenjash mund të përjetosh?

  • Çfarë mund të bësh?

  • Çfarë pyetjesh mund të kesh?

Te Gjoni 11 , Maria, Marta dhe Llazari u përballën me këtë rrethanë. Pavarësisht nga përvoja e tyre lidhur me sëmundjen dhe vdekjen, ne mund t’i zbatojmë parimet që mësojmë nga përvoja e tyre në çdo sfidë që mund të përballim.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

1. Bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Afër kreut të fletës tënde shkruaj: “Çfarë duhet të dish kur përballesh me sfida”. Gjatë gjithë mësimit, mendo për sfidat me të cilat po përballesh ose mund të përballesh. Mundohu të përcaktosh të vërtetat rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij që ti e ndjen se mund të të udhërrëfejnë dhe të të japin shpresë gjatë atyre sfidave. Shënoji mendimet e tua në fletën tënde. Mendo me kujdes për mënyrën se si secila nga të vërtetat që ti përcakton mund të të ndihmojë të ndjesh dashuri për Shpëtimtarin dhe prej Tij.

Gjetja e të vërtetave

Një teknikë për studimin e shkrimeve të shenjta që mund të jetë e dobishme në përcaktimin e parimeve është të ndalosh kur ti vë re hollësi të rëndësishme për të bërë pyetje të thjeshta, siç janë këto:

  • Çfarë mund të dëshirojë Ati Qiellor që unë të mësoj nga këto vargje?

  • Çfarë më mëson ky rrëfim për Jezu Krishtin?

Lexo te Gjoni 11:1–7 dhe bëji vetes pyetjet e mëparshme.

Ka parime të ndryshme që mund t’i keni përcaktuar nga këto vargje. Sa vijon janë disa shembuj. Për çdo parim që është marrë si shembull, merr parasysh të shënosh fraza ose hollësi nga vargjet që lexove, të cilat e mbështetin parimin.

Edhe pse Jezu Krishti na do, ne do të përjetojmë sprova.

Edhe kur jemi duke e ndjekur me besnikëri Jezu Krishtin, ne ende do të përjetojmë sprova.

Kur përballemi me sprova, ne mund të kërkojmë ndihmën e Zotit dhe Ai do të përgjigjet në kohën e Tij dhe në mënyrën e Tij.

Merr parasysh t’i shkruash këto parime në fletën tënde.

  • Si të ndihmon njohja e këtyre të vërtetave?

Dy ditë pasi Shpëtimtari dëgjoi për sëmundjen e Llazarit, Ai udhëtoi për në shtëpinë e Llazarit. Kur Ai arriti, Llazari kishte qëndruar në varr për katër ditë (shih Gjoni 11:17).

Plaku Brus R. Mek‑Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi rëndësinë e katër ditëve.

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Kalbja kishte filluar; vdekja ishte përcaktuar prej kohe si një siguri absolute. … Për judenjtë termi i katër ditëve kishte rëndësi të veçantë; ishte bindja e shumënjohur mes tyre se në ditën e katërt shpirti ishte larguar më së fundi dhe në mënyrë të pakthyeshme nga mjedisi pranë trupit.”

(Brus R. Mek-Konki, Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 1:533.)

Vazhdo të praktikosh përcaktimin e parimeve ndërsa lexon te Gjoni 11:18–46 . Ndërprite herë pas here dhe bëji vetes pyetje kur has hollësi të rëndësishme, si për shembull se çfarë bëjnë Maria dhe Marta për të treguar besimin e tyre te Jezu Krishti ose si reagon Shpëtimtari në çdo situatë. Shto në dokumentin tënd parimet që gjen dhe merr parasysh të shënosh hollësi të rëndësishme dhe të bësh shënime të tjera në shkrimet e tua të shenjta.

  • Çfarë mund të dojë Ati Qiellor që ti të mësosh nga kjo histori?

Çfarë të mëson ky rrëfim për Jezu Krishtin?

Bëji vetes disa ose të gjitha pyetjet vijuese dhe shih nëse ato të ndihmojnë të dallosh parime shtesë që mund t’i shtosh në dokumentin tënd.

  • Çfarë bënë Maria dhe Marta për të ushtruar besimin te Jezu Krishti gjatë sprovës së tyre?

  • Çfarë të mëson përgjigjja e Shpëtimtarit ndaj tyre rreth Tij?

  • Cilët elementë të këtij rrëfimi të mësojnë të besosh më shumë te Shpëtimtari?

  • Si të ndihmoi ndalesa gjatë studimit tënd kur gjete hollësi të rëndësishme dhe të bëje pyetje?

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 2. Bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Përfytyro sikur ti të kishe mundësinë për të folur me dikë që po kalon një sprovë të vështirë. Përzgjidh një nga parimet që përcaktove te Gjoni 11:1–46 dhe trego se si ai parim mund t’i ndihmojë ata. Përfshi mendimet e tua mbi atë se çfarë ky parim mund ta ndihmojë këtë person të kuptojë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirave të Tyre për ne.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 3. Bëj sa më poshtë në ditarin tënd të studimit.

Lexo parimet që shkrove në fletën tënde “Çfarë duhet të dish kur përballesh me sfida”. Në fund të fletës, shto përgjigjet e tua për pyetjet vijuese.

  • Te cili parim duhet të përqendrohesh më shumë në jetën tënde tani? Përse?

  • Çfarë mësove për Atin Qiellor dhe Shpëtimtarin që të ndihmon të ndiesh dashuri për Ta dhe prej Tyre?

  • Çfarë ndihesh i frymëzuar të bësh bazuar tek ajo që mësove dhe ndjeve sot? Si do ta bësh këtë?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë? 

Përse vuaj kur po mundohem të jem i drejtë?

Plaku Methju S. Holland, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Matthew S. Holland Official Portrait.

“Është Dikush që e kupton përsosurisht atë që po përjetoni, i cili është ‘më i fuqishëm se e gjithë toka’ [1 Nefi 4:1] dhe i cili ‘mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërko[ni] ose mendo[ni]’ [Efesianëve 3:20]. Procesi do të shpaloset në mënyrën e Tij dhe në kohën e Tij, por Krishti qëndron gjithmonë gati për të shëruar në çdo grimë, çdo aspekt të agonisë suaj.

Kur e lejoni Atë që ta bëjë këtë, ju do të zbuloni se vuajtja juaj nuk ishte më kot. … E shihni, vetë natyra e Perëndisë dhe qëllimi i ekzistencës tonë tokësore është lumturia, por ne nuk mund të bëhemi qenie të përsosura të lumturisë hyjnore pa përvoja që na vënë në provë, ndonjëherë deri në palcë. Pali thotë se edhe Vetë Shpëtimtari u bë përjetësisht ‘i përsosur [ose i plotë] me anë të vuajtjeve’ [Hebrenjve 2:10]. Ndaj, ruhuni nga pëshpëritjet satanike [të cilat thonë] që nëse do të ishit një person më i mirë, ju do t’u shmangeshit këtyre sprovave.

Ju gjithashtu duhet t’i bëni ballë gënjeshtrës së ngjashme që vuajtjet tuaja sugjerojnë disi se ju jeni jashtë rrethit të të zgjedhurve të Perëndisë, të cilët duket se kalojnë nga një gjendje e bekuar në tjetrën. …

Vëllezër dhe motra, vuajtja në drejtësi ju ndihmon që të kualifikoheni në vend që t’ju veçojë nga të zgjedhurit e Perëndisë.”

(Methju S. Holland, “Dhurata e Mrekullueshme e Birit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 46–47.)