Seminari
Gjoni 11:1–46, Pjesa 2


Gjoni 11:1–46, Pjesa 2

Jezusi Ngre Llazarin nga Vdekja

Jesus mourning Lazarus.

Në mësimin e mëparshëm, ti përcaktove parime nga rrëfimi i Shpëtimtarit që ngriti Llazarin nga vdekja. Ky mësim do të të japë mundësinë të japësh mësim një parim që mund të të ndihmojë ty dhe të tjerët të merrni ndihmën e Shpëtimtarit gjatë sfidave të jetës.

Ndikimi i mësimdhënies

Mendo për një kohë kur ti mësove diçka për Jezu Krishtin ose ungjillin e Tij e cila pati një ndikim të madh te ti.

  • Si t’u dha mësim?

  • Përse ishte me kaq ndikim?

Jezu Krishti është Kryemësuesi. Ndërsa Ai dha mësim me fuqi dhe me Shpirtin, ata që e dëgjuan me përulësi ndjenë thellësisht ndikimin e mësimeve të Tij (shih te Gjoni 3:2 ; Gjoni 6:35, 68–69).

  • Cilët janë disa shembuj të njerëzve që u ndikuan ndjeshëm nga mësimdhënia e Shpëtimtarit?

Mendo për shembullin e Shpëtimtarit dhe për përvojat e tua ndërsa përgatitesh dhe jep një mësim të shkurtër të bazuar në rrëfimin e Shpëtimtarit që ngriti Llazarin nga vdekja te Gjoni 11:1–46 . Një element i mësimdhënies së Shpëtimtarit ishte se Ai jepte gjithmonë mësim doktrinë dhe parime të vërteta. Në këtë mësim, ti do të kesh mundësi të ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit ndërsa jep mësim një parim të vërtetë. Ndërsa zhvillon aftësinë tënde për të dhënë mësim sipas mënyrës së Shpëtimtarit, ti mund të bëhesh më i ngjashëm me Të.

Llazari

Kujto sa më shumë të mundesh nga rrëfimi i Shpëtimtarit që ngriti Llazarin nga vdekja. Nëse është e domosdoshme, lexo përmbledhjen vijuese.

Maria dhe Marta i dërguan fjalë Jezusit se vëllai i tyre, Llazari ishte i sëmurë. Jezusi e vonoi me qëllim udhëtimin e Tij dhe mbërriti katër ditë pasi Llazari kishte vdekur. Me dashuri e dhembshuri, Jezusi e ngriti Llazarin nga vdekja. Kjo paraqitje dramatike e fuqisë hyjnore theksoi se Jezusi ishte Mesia i zgjedhur dhe kishte fuqi mbi vdekjen. Pasi mësuan për këtë mrekulli, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë komplotuan për t’i vrarë Jezusin dhe Llazarin.

Mësimi yt

Përgatit një mësim duke përdorur një parim që mund ta mësojmë nga Gjoni 11. Zgjidh një parim nga mundësitë vijuese për të cilin ke më shumë interes ose që ti e ndien se është më i përshtatshëm për adoleshentët.

Alternativa mësimore 1: Shpëtimtari mund të kryejë mrekulli në jetën tonë ndërsa ne veprojmë me besim tek Ai gjatë sprovave tona ( Gjoni 11:20–27,38–45).

Alternativa mësimore 2: Mrekullitë e Perëndisë në jetën tonë vijnë në përputhje me vullnetin dhe kohën e Tij ( Gjoni 11:1–7,11–17, 39–45).

Alternativa mësimore 3: Ne mund të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit duke treguar dhembshuri për të tjerët ( Gjoni 11:32–36,43–44).

Alternativa mësimore 4: Ne mund t’i shohim të shfaqen dashurinë dhe fuqinë e Perëndisë ndërsa Ai na forcon dhe na ngushëllon gjatë vështirësive tona ( Gjoni 11:1–7,11–15,38–46).

Alternativa mësimore 5: Jezu Krishti ka fuqi mbi jetën dhe vdekjen ( Gjoni 11:20–27,39–46).

Alternativa mësimore 6: Zgjidh parimin tënd nga ky rrëfim ( Gjoni 11:1–46).

Color Handouts Icon 1. Bëj sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Përgjigjju nxitjeve vijuese që të të ndihmojnë të krijosh një plan për mësimin tënd. Merre parasysh të shpenzosh 15 deri në 20 minuta për të përgatitur mësimin dhe 5 deri në 10 minuta për ta dhënë atë.

  1. Si mund ta paraqitësh parimin që zgjodhe në një mënyrë që i ndihmon ata të cilëve ti u jep mësim, të kuptojnë se përse ai është i rëndësishëm?

  2. Cilat vargje do të lexoje me ata të cilëve u jep mësim, për ta ilustruar më mirë këtë parim? (Nëse di një rrëfim tjetër nga shkrimet e shenjta, fragment nga shkrimet e shenjta, ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund t’i ndihmojë ata që ti u jep mësim ta kuptojnë këtë parim, merr parasysh ta shkruash edhe atë këtu.)

  3. Çfarë të mëson ky parim për Shpëtimtarin? Merre parasysh t’u kërkosh atyre që u jep mësim të tregojnë atë që mësojnë për Jezu Krishtin nga ky parim.

  4. Çfarë mund të tregosh për mënyrën se si ky parim të ka ndihmuar? Çfarë bekimesh kanë ardhur nga të jetuarit e tij? Merre parasysh të ftosh ata të cilëve u jep mësim, të tregojnë edhe përvoja.

  5. Shkruaji mendimet e tua për parimin që po jep mësim, dhe një shpjegim të shkurtër se si ai e forcon dëshminë tënde për Jezu Krishtin. Jepe dëshminë tënde nëse e ndien si mbresë që ta bësh këtë gjë.

Color Handouts Icon 2. Mësoja mësimin tënd një pjesëtari të familjes ose një shoku apo shoqeje. Kur të mbarosh, përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë mësove nga kjo përvojë?

  • Si mund të të ndihmojë ty dhe të tjerët përgatitja dhe dhënia e mësimeve që të afroheni më shumë me Shpëtimtarin dhe të bëheni më të ngjashëm me Të?

Burime shtesë

Materialet filmike dhe bisedat vijuese mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni dhe të jepni mësimin tuaj. Ju mund t’i përdorni këto burime në një ose disa nga mënyrat vijuese:

  • për të kuptuar më mirë parimin që po jepni mësim

  • për të përcaktuar të vërtetat, historitë ose idetë që mund t’i tregoni me fjalët tuaja gjatë dhënies së mësimit

  • për të gjetur thënie ose pjesë materialesh filmike që mund t’ua paraqitni atyre të cilëve po u jepni mësim

Të gjitha materialet filmike të renditura mund të gjenden në ChurchofJesusChrist.org.

Alternativa mësimore 1: Shpëtimtari mund të kryejë mrekulli në jetën tonë ndërsa ne veprojmë me besim tek Ai gjatë sprovave tona

Nil L. Andersen, “Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja” (konferenca e përgjithshme, tetor 2015) (shiheni nga kodi kohor 1:40 deri në 4:32).

Alternativa mësimore 2: Mrekullitë e Perëndisë në jetën tonë vijnë në përputhje me vullnetin dhe kohën e Tij

Xhefri R. Holland, “Duke Pritur për Zotin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 115–117.

Alternativa mësimore 3: Ne mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit duke treguar dhembshuri për të tjerët

Diter F. Uhtdorf, “Ju Jeni Duart e Mia”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 68–75.

Alternativa mësimore 4: Ne mund t’i shohim të shfaqen dashurinë dhe fuqinë e Perëndisë

ndërsa Ai na forcon dhe na ngushëllon gjatë vështirësive tona

Xhon C. Pingri i Riu, “Unë Kam një Punë për Ty” (konferenca e përgjithshme, tetor 2017) (shihni nga kodi kohor 5:49 deri në 6:48).

2:3
2:3

Alternativa mësimore 5: Jezu Krishti ka fuqi mbi jetën dhe vdekjen

D. Tod Kristoferson, “Ringjallja e Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 111–114.

Pol V. Xhonson, “Dhe Vdekja Nuk do të Jetë Më” (konferenca e përgjithshme, prill 2016) (shihni nga kodi kohor 0:17 deri në 4:56).

2:3