Seminari
Joseph Smith – Mateu 1:21–37; Lluka 21:25–36


Joseph Smith – Mateu 1:21–37; Lluka 21:25–36

Mos u Shqetësoni

Profile of a Young Woman in bright sunlight.

Jezu Krishti i urdhëroi dishepujt e Tij të “mos … shqetëso[heshin]” (Joseph Smith – Mateu 1:23) pavarësisht fatkeqësive, vështirësive dhe shkatërrimit që do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë. Ky mësim mund të të ndihmojë të shmangësh mashtrimin dhe të mposhtësh frikën që lidhet me ngjarjet e ditëve të fundit.

Mposhtja e mashtrimit

  • Cilat janë dy ose tre ide të rreme që janë të përhapura në botë sot?

Ndërkohë që po fliste me Apostujt e Tij, Shpëtimtari profetizoi se do të kishte nga ata që përhapin ide të rreme përpara Ardhjes së Tij të Dytë. Lexo te Joseph Smith – Mateu 1:22 , duke kërkuar për atë që profetizoi Shpëtimtari.

  • Përse është e rëndësishme të dimë se edhe “pikërisht të zgjedhurit” mund të mashtrohen?

Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim se Krishtët dhe profetët e rremë nuk janë vetëm njerëz, por mund të vijnë gjithashtu në formën e ideve dhe mësimeve të rreme (shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 139). Ndërsa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfimin e Shpirtit teksa kërkon mënyra se si mund të besosh te Zoti dhe të mposhtësh çdo ide të rreme apo mashtrim.

Pasi dha mësim për mashtrime të tjera dhe për shenja të Ardhjes së Tij (shih Joseph Smith – Mateu 1:23–36), Shpëtimtari dha mësim një mënyrë për të mposhtur mashtrimin. Lexo te Joseph Smith – Mateu 1:37 .

A drawing of a treasure chest.

Në ditarin tënd të studimit, vizato një objekt të çmuar ose një sënduk thesari. Të mbledhësh diçka si thesar do të thotë ta adhurosh, ta mbash si të shtrenjtë ose ta vlerësosh shumë atë. Kur e “mbledhim [si] thesar” fjalën e Zotit, ne e konsiderojmë atë të shenjtë dhe e mbrojmë atë (shih Doktrina e Besëlidhje 43:34). Rreth ose brenda sëndukut, shkruani mënyra se si mund ta mbledhim si thesar fjalën e Zotit.

Presidenti M. Rasëll Ballard, Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi historinë e takimit me një misionar të kthyer, që kishte lexuar informacion ku kritikohej Kisha. I riu kishte shumë pyetje për të cilat nuk mund të gjente përgjigje dhe ndiente se po e humbte dëshminë e tij. Presidenti Ballard ra dakord të përgatiste përgjigje për pyetjet e të riut, por e ftoi gjithashtu të riun të zotohej për ta lexuar Librin e Mormonit një orë në ditë për 10 ditë. Presidenti Ballard u shpreh:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Dhjetë ditë më vonë ai u kthye në zyrën time dhe unë isha gati. Nxora letrat e mia që të filloja t’u përgjigjesha pyetjeve të tij, por ai më ndaloi.

‘President’, tha ai, ‘kjo nuk do të jetë e nevojshme.’ Më pas ai shpjegoi: ‘Unë e di se Libri i Mormonit është i vërtetë. Unë e di se Jozef Smithi është një profet i Perëndisë.’”

(M. Russell Ballard, “When Shall These Things Be?”, Ensign, dhjetor 1996, f. 60)

  • Si mendon, përse studimi i Librit të Mormonit çdo ditë dha zgjidhje për shumë nga shqetësimet e të riut?

  • Përse mund të kenë fuqi në jetët tona fjalët e Shpëtimtarit për ne në shkrimet e shenjta?

Shpenzo një çast për të përsiatur se si fjalët e Shpëtimtarit të kanë bekuar personalisht. Si kanë ndikuar fjalët e Tij në ndjenjat e tua ndaj Tij? Si të ka ndihmuar mbledhja si thesar e fjalëve të Shpëtimtarit që të shmangësh të qenit i/e mashtruar?

Presidenti Ballard këshilloi gjithashtu:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Caktoni një kohë dhe një vend për të studiuar shkrimet e shenjta çdo ditë edhe sikur të jetë për pak minuta. … Kur i shohim në perspektivë, për këto gjëra duhet shumë pak kohë. Por përfitimet afatgjata për ne dhe për familjet tona janë të pafundme dhe të përjetshme dhe ato do të na shërbejnë shumë për t’u përgatitur … për sfidat e jetës që sa vijnë e shtohen.”

(M. Russell Ballard, “When Shall These Things Be?”, Ensign, dhjetor 1996, f. 60–61)

Vlerësoje përpjekjen tënde në studimin dhe mbledhjen si thesar të fjalëve të Jezu Krishtit. Si mendon për ecurinë tënde? Gjithashtu, merre parasysh se me çfarë pengesash përballesh dhe se si mbledhja si thesar e fjalëve të Krishtit do të të ndihmonte t’i mposhtje ato.

Në ditarin tënd të studimit, pranë figurës së sëndukut të thesarit, merr parasysh të shkruash një qëllim se si dëshiron t’i mbledhësh si thesar fjalët e Shpëtimtarit.

Mposhtja e shpërqendrimeve dhe frikës

Lluka shënoi këshilla dhe paralajmërime shtesë që Shpëtimtari i tregoi për Ardhjen e Tij të Dytë. Lexoji vargjet vijuese dhe përputhi ato me përmbledhjet e tyre të sakta.

  1. Lluka 21:25–26

  2. Lluka 21:34–35

  3. Lluka 21:36

a. Mëkati dhe shqetësimet e kësaj jete mund të na shpërqendrojnë nga të qenit të përgatitur për kthimin e Shpëtimtarit.b. Në ditët e fundit, shumë njerëz mund të ndihen të mposhtur nga frika.c. Ndërsa vëzhgojmë me zell për shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit, lutemi dhe mundohemi të jemi të denjë, ne mund të jemi gati për kthimin e Zotit.

(Shënim: Përkthimi prej Joseph Smith-it për referencën Lluka 21:36, shton frazën “dhe mbani urdhërimet e mia”.)

  • Çfarë të bëri përshtypje ndërkohë që po i lexoje këto shkrime të shenjta për Ardhjen e Dytë?

  • Cilat janë disa arsye pse njerëzit mund të mpaken për shkak të frikës sot?

  • Si mundet mëkati dhe shqetësimet e kësaj jete të na shpërqendrojnë nga të qenit të përgatitur për ardhjen e Zotit? Përse është e dëmshme të jesh i shpërqendruar në këtë mënyrë?

  • Si na ndihmojnë lutja dhe përpjekja për të qenë të denjë që të përgatitemi për të takuar Zotin?

A drawing of a treasure chest.
  • Si mund të na ndihmojë kthimi te Zoti të mposhtim dyshimet dhe frikën tonë në këto ditë të fundit?

Zbatimi i asaj që ke mësuar

Imagjino që pas një mësimi për Ardhjen e Dytë, dy miq thanë sa vijon:

Miku nr. 1: “Në të vërtetë, nuk mendoj se Ardhja e Dytë është ndonjë gjë e madhe. Në fakt, babai im madje mendon se nuk do të ndodhë. Nuk dua të shqetësohem për një gjë të tillë.”

Miku nr. 2: “Nuk më pëlqen të mendoj për Ardhjen e Dytë. Unë frikësohem dhe stresohem për gjërat e përditshmërisë siç janë shkolla dhe problemet me miqtë, por Ardhja e Dytë është gjë shumë më e madhe. Të gjitha shenjat e luftës dhe tërmetet dhe mashtrimi - tingëllon e tmerrshme.”

Writing on a piece of paper with a pen or pencil. 1. Plotësoje veprimtarinë e mëposhtme në ditarin tënd të studimit:

Përzgjidh njërin nga skenarët e mëparshëm. Duke përdorur atë që ke mësuar në këtë mësim, kërko udhërrëfimin e Shpirtit teksa shkruan atë që mund të thuash ose të bësh për të ndihmuar mikun tënd. Kërko mënyra për t’i nxitur ata të mbajnë si thesar fjalët e Zotit dhe t’i besojnë Atij.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Mateu 24:24 . Cilët janë disa shembuj të gënjeshtrave dhe mashtrimeve në ditët e fundit?

Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi disa nga mënyrat se si Satani po mundohet ta mashtrojë botën sot.

Official portrait of Elder Gary E. Stevenson of the Quorum of the Twelve Apostles, 2015.

“Për shembull, ai i maskon pasojat shkatërruese të drogave ose pijeve të paligjshme dhe në vend të saj sugjeron se ato do të sjellin kënaqësi. Ai na zhyt në elemente të shumta negative që mund të ekzistojnë në mediat shoqërore, përfshirë krahasimet molisëse dhe realitetin e idealizuar. Përveç këtyre, ai i kamuflon përmbajtjet e tjera të errëta, dëmtuese që gjenden në internet, të tilla si pornografia, sulmet e hapura ndaj të tjerëve nëpërmjet ngacmimeve në internet dhe mbjellja e lajmeve të pavërteta që na shkaktojnë dyshim dhe frikë në zemrat e mendjet tona.”

(Geri E. Stivenson, “Mos më Mashtro”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 95)

Lluka 21:26 . Si mund t’i rezistoj frikës dhe përkundrazi, të përqafoj të ardhmen me besim?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim për rëndësinë e të qëndruarit të lidhur me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në kohë të pasigurta:

Official portrait of Elder Gary E. Stevenson of the Quorum of the Twelve Apostles, 2015.

“Natyrisht, siguria jonë përfundimtare vjen kur e vëmë veten në zgjedhë tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Jeta pa Perëndinë është një jetë e mbushur me frikë. Jeta me Perëndinë është një jetë e mbushur me paqe.”

(Rasëll M. Nelson, “Përqafojeni të Ardhmen me Besim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 75)