Seminari
Lluka 24:1–12, 36–48


Lluka 24:1–12, 36–48

Ringjallja e Jezu Krishtit

varri i zbrazët i Jezu Krishtit – sheshxhirim në Goshen të Jutës

Pas varrosjes së Shpëtimtarit, dishepullet besnike sollën erëra të mira te varri. Në vend që të gjenin trupin e vdekur të Shpëtimtarit, ato gjetën një varr bosh. Engjëjt shpallën se Zoti ishte ringjallur. Më vonë atë mbrëmje, kur dishepujt ishin mbledhur së bashku, Ai iu shfaq atyre dhe u tregoi atyre trupin e Tij të ringjallur. Ky mësim mund të të ndihmojë ta rritësh kuptueshmërinë tënde për Ringjalljen e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ajo ndikon në jetën tënde.

Ringjallja e Jezu Krishtit

Shqyrto figurën e varrit bosh të Jezu Krishtit që gjendet në fillim të këtij mësimi, dhe përsiat përgjigjet e tua për pyetjet vijuese.

  • Çfarë kuptimi ka kjo figurë për ty?

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 1. Reflekto mbi atë që di rreth Ringjalljes dhe ndikimit të saj në jetën tënde duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit. Ti do të kesh mundësinë t’u rikthehesh këtyre pyetjeve në përfundim të studimit tënd sot.

  • Çfarë di ti për ringjalljen?

  • Si ndikojnë njohuria dhe bindjet e tua rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit tek ti personalisht?

Pasi Jezu Krishti dha vullnetarisht jetën e Tij në kryq, trupi i Tij u hoq që aty dhe u mbështoll me pëlhura të linjta të pastra dhe u vendos në një varr. Pas Shabatit, Maria Magdalena dhe disa gra të tjera besnike u kthyen te varri herët në mëngjes (shih te Lluka 24:10; Gjoni 20:11–18).

Lexo te Lluka 24:1–12, duke kërkuar atë që ato gjetën dhe mësuan ndërkohë që ishin te varri i Shpëtimtarit.

  • Çfarë mendon se po mendonin dhe ndienin dishepujt pas atyre që panë dhe dëgjuan?

Pak pas kësaj përvoje, Jezu Krishti iu shfaq dy dishepujve në rrugën për në Emaus (shih te Lluka 24:13–32). Ata u kthyen në Jerusalem për t’u treguar Apostujve përvojën e tyre (shih te Lluka 24:33–35).

Lexo te Lluka 24:36–48 duke kërkuar atë që ndodhi kur dishepujt e Jezusit u mblodhën për të diskutuar për rastet kur u shfaq Shpëtimtari i ringjallur.

Mund të marrësh parasysh gjithashtu të shohësh materialin filmik “The Risen Lord Appears to the Apostles” [“Zoti i Ringjallur u Shfaqet Apostujve”] (2:19), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:19

The Risen Lord Appears to the Apostles

The resurrected Christ appears to the Apostles and tells them, “Peace be unto you.” They touch His hands and feet and He eats with them. He tells them He will send them as His Father sent Him. Luke 24:36–41, 44–49; John 20:21

ikona e Zotërimit Doktrinor (ngjyrë blu). Figura është ajo e një libri të hapur. Lluka 24:36–39 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merr parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të mësosh më shumë për këtë fragment të zotërimit doktrinor në mësimin e ardhshëm.

  • Çfarë të bën përshtypje në këto vargje nga fjalët e Shpëtimtarit për dishepujt e Tij?

  • Si mendon, përse disa nga fjalët e para që Shpëtimtari u tha atyre, ishin: “Paqja me ju”? (Lluka 24:36.)

  • Çfarë mëson nga këto vargje rreth identitetit të Shpëtimtarit dhe asaj çfarë Ai dëshiron që dishepujt e Tij të kuptojnë?

Rritja e kuptueshmërisë suaj për Ringjalljen e Shpëtimtarit

Një e vërtetë që mësojmë nga këto vargje, është që Jezu Krishti ka një trup të ringjallur prej mishi e kockash.

  • Çfarë do të thotë të ringjallesh?

Ringjallja, “ribashkimi i trupit shpirtëror me trupin fizik prej mishi e kockash pas vdekjes”, është bërë e mundur për secilin prej nesh për shkak të Jezu Krishtit (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ringjallje”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Tij, Shpëtimtari bëri të mundur për secilin prej nesh që të jetojmë me Të dhe të bëhemi të ngjashëm me Të.

Përsiat për çdo pyetje që ke rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit dhe kuptimit të saj në jetën tënde. Disa pyetje që mund të kesh rreth doktrinës së Ringjalljes së Shpëtimtarit, renditen më poshtë. Merre parasysh t’i renditësh këto pyetje në ditarin tënd të studimit.

  • Përse ka rëndësi që Jezu Krishti ka një trup prej mishi e kockash?

  • Çfarë rëndësie ka në jetën time Ringjallja e Shpëtimtarit?

Një mënyrë për t’i gjetur përgjigjet për pyetjet tona, është duke kërkuar atë që profetët dhe apostujt e Zotit dhanë mësim. Më poshtë janë disa mësime nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ndërsa i studion këto fjalë, kërko përgjigje për disa nga pyetjet e tua. Merre parasysh gjithashtu të kërkosh çfarëdo fjalë të tjera të shërbëtorëve të shuguruar të Zotit që mund të të ndihmojnë.

15:42

The Resurrection of Jesus Christ

D. Todd Christofferson shares many of the scriptural witnesses of the Resurrection of Jesus Christ as well as his own testimony.

Portreti i Plakut D. Tod Kristoferson. Fotografuar në mars 2020.

“Merrni parasysh për një çast rëndësinë e Ringjalljes për zgjidhjen një herë e mirë të identitetit të vërtetë të Jezusit të Nazaretit dhe për përplasjet filozofike dhe pyetjet e mëdha të jetës. Nëse Jezusi në fakt u ringjall me kuptimin e plotë të fjalës, kjo ndiqet patjetër nga fakti se Ai është një qenie hyjnore. Asnjë i vdekshëm i thjeshtë nuk e ka fuqinë brenda vetes që të vijë në jetë përsëri pasi vdes. Për shkak se u ringjall, Jezusi nuk mund të ketë qenë vetëm një marangoz, një mësues, një rabbi apo një profet. Për shkak se u ringjall, Jezusi duhej të ishte një Perëndi, madje Biri i Vetëmlindur i Atit.

Prandaj, ajo që Ai dha mësim është e vërtetë; Perëndia nuk mund të gënjejë.

Prandaj, Ai ishte Krijuesi i tokës, sikurse Ai tha.

Prandaj, qielli dhe ferri janë të vërtetë, sikurse Ai dha mësim.

Prandaj, ka një botë shpirtrash që Ai e vizitoi pas vdekjes së Tij.

Prandaj, Ai do të vijë përsëri sikurse thanë engjëjt dhe ‘do të mbretërojë personalisht mbi tokë’ [Nenet e Besimit 1:10].

Prandaj, ka një ringjallje dhe një gjykim përfundimtar për të gjithë.”

(D. Tod Kristoferson, “Ringjallja e Jezu Krishtit”, Liahona, maj 2014, f. 113)

Nëse koha e lejon, merre parasysh të shohësh materialin filmik “Ai Jeton – Festojeni Pashkën Sepse Jezu Krishti Jeton” (2:26) ndërsa përgatitesh t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:25

He Lives Again and So Will You

Për shkak të Ringjalljes, Jezu Krishti jeton. Për shkak të Tij, ti mund ta mposhtësh mëkatin e të përjetosh gëzim të përhershëm. Mëso më shumë se si mund ta zbulosh, ta përqafosh e ta shpërndash gëzimin e Ringjalljes te AiJeton.mormon.org.

Shkrimi në një copë letër me një stilolaps ose laps. 2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë do t’u shtoje përgjigjeve të tua për pyetjet në fillim të mësimit?

  • Si do t’ia shpjegoje kuptimin e ringjalljes dikujt që nuk ka njohuri për këtë mësim?

  • Si ndikon kuptueshmëria e Ringjalljes së Shpëtimtarit në vlerësimin dhe dashurinë tënde për Jezu Krishtin?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Përse është Ringjallja e Jezu Krishtit me rëndësi për mua?

Në bisedën e tij “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?” Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim se si Ringjallja e Shpëtimtarit ndikon te secili prej nesh (Liahona, maj 2021, f. 75–77).

12:44

Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?

Presidenti Ouks na mëson se Jezu Krishti bëri të mundur që secili prej nesh të kthehet sërish tek Ati ynë Qiellor dhe të arrijë fatin e vet të përjetshëm.