Seminari
Marku 2:1–12


Marku 2:1–12

Jezusi Shëron një Burrë të Paralizuar

Jesus Christ looking at a man lying on the ground before Him. The man is wrapped in a blanket and is suffering from palsy. The sick man was lowered by friends through a hole in the roof in hopes of being healed. Christ is portrayed extended His hands toward the man. Several other apostles or disciples are with Christ.

Jezusi demonstroi aftësinë e Tij për t’i shëruar njerëzit fizikisht dhe shpirtërisht duke shëruar një burrë me paralizë dhe duke ia falur mëkatet e tij. Ky mësim mund të të ndihmojë për ta rritur kuptueshmërinë tënde se Shpëtimtari mund t’i shërojë të gjitha llojet e dobësive.

Përfytyro sikur dikush që e ke të përzemërt po vuan nga një sëmundje kërcënuese për jetën që kërkon trajtim të specializuar dhe se ka vetëm një mjek që mund ta shpëtojë. Çfarë do të ishe i/e gatshëm/me të bëje për të marrë ndihmë? Çfarë do të bëje nëse orari i mjekut do të ishte i zënë ose nëse mjeku jeton në një shtet tjetër?

Njerëzit mund të jenë të gatshëm të bëjnë shumë gjëra për të marrë shërim për veten ose për të dashurit e tyre. Ndërsa sëmundjet fizike shpesh mund të trajtohen nga profesionistë të kualifikuar, ka dobësi shpirtërore të cilat mund të shërohen plotësisht vetëm nga Jezu Krishti. Renditi në ditarin tënd të studimit ato që beson se janë disa prej tyre.

Ndërsa e studion këtë mësim, përsiat se çfarë mund të bësh për t’i ndihmuar njerëzit e tu të dashur dhe veten që të vini te Krishti për të marrë ndihmën që vetëm Ai mund ta japë.

Një aftësi që mund të të ndihmojë të mësosh më shumë ndërsa studion rrëfimet nga shkrimet e shenjta është të lexosh nga këndvështrimi i personazheve të ndryshme në histori. Ndërsa e bën këtë, ndalu shpesh për t’u përpjekur që ta përfytyrosh se çfarë mund të ketë ndier apo menduar personi në fjalë në pika të ndryshme të historisë.

Për ta praktikuar këtë teknikë studimi, zgjidh një nga njerëzit e mëposhtëm tek i cili të përqendrohesh ndërsa e studion këtë rrëfim të Jezusit duke dhënë mësim në Kapernaum:

  • Një i paralizuar

  • Njëri nga katër njerëzit që mbanin të paralizuarin

  • Një nga njerëzit në shtëpi që po dëgjonte Jezusin

Lexo te Marku 2:1–3 , duke përfytyruar se ti je personi tek i cili ke zgjedhur të përqendrohesh.

  • Me çfarë sfidash, nëse ka të tilla, mendon se mund të jetë përballur ky person?

  • Çfarë përfytyron se po shihte, dëgjonte, mendonte dhe ndiente ky person?

  • Çfarë mund të ketë shpresuar të merrte ky person nga koha me Jezu Krishtin?

Lexo te Marku 2:4 , duke kërkuar se çfarë bënë ata që e mbajtën burrin për ta çuar afër Jezu Krishtit. Ti gjithashtu mund të dëshirosh të shohësh materialin filmik “Jesus Forgives Sins and Heals a Man Stricken with Palsy [“Jezusi Fal Mëkatet dhe Shëron Një Njeri të Goditur nga Paraliza”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 00:00 deri në 01:07.

  • Çfarë përfytyron se po mendonte dhe ndiente personi që zgjodhe në këtë çast në histori? Përse?

  • Çfarë mendon se priste që të bënte apo të thoshte Jezusi?

Lexo te Marku 2:5 për të zbuluar se çfarë i tha Jezusi burrit.

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

Sometimes spiritual illness comes as a result of sin or emotional wounds. …

Even the deepest spiritual wounds—yes, even those that may appear to be incurable—can be healed.

My dear friends, the healing power of Jesus Christ is not absent in our day.

The Savior’s healing touch can transform lives in our day just as it did in His. If we will but have faith, He can take our hands, fill our souls with heavenly light and healing, and speak to us the blessed words, “Rise, take up thy bed, and walk” [ John 5:8 ].

(Dieter F. Uchtdorf, “Bearers of Heavenly Light,” Ensign or Liahona, Nov. 2017, 78)

  • Pse fjalët e Shpëtimtarit në vargun 5 mund të jenë të papritura për personin tek i cili u përqendrove?

Disa nga njerëzit e pranishëm në këtë ngjarje e vunë në dyshim autoritetin e Shpëtimtarit për të falur mëkatet. Lexo te Marku 2:6–12 , duke kërkuar atë që bëri Shpëtimtari për të demonstruar autoritetin e Tij për të falur. Fraza “Biri i njeriut” në vargun 10 i referohet Jezu Krishtit që është Biri i “Njeriut të Shenjtërisë”, që është Perëndia Ati (shih Moisiun 6:57). Ti gjithashtu mund të vazhdosh të shohësh materialin filmik nëse dëshiron “Jesus Forgives Sins and Heals a Man Stricken with Palsy [“Jezusi Fal Mëkatet dhe Shëron Një Njeri të Goditur nga Paraliza”] nga kodi kohor 01:07 deri në 02:57.

  • Mendo për personin tek i cili u përqendrove në rrëfim. Si përfytyron të reagojë ky person ndaj asaj që tha dhe bëri Shpëtimtari?

  • Çfarë mësove për Shpëtimtarin kur u përqendrove në një person të veçantë në histori?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar ndërsa studiove këtë rrëfim është se Jezu Krishti ka fuqinë për të na shëruar fizikisht dhe shpirtërisht.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dëshmoi për fuqinë e Shpëtimtarit për të shëruar sëmundjen shpirtërore.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

1. Complete the following activity in your study journal using at least five sentences:

  • Cilët janë shembujt e plagëve shpirtërore që mund të shërojë Shpëtimtari?

  • Si e bekon jetën tënde njohuria se Ai mund të shërojë plagët shpirtërore?

Përsiat për pyetjet e mëposhtme në lidhje me këtë të vërtetë. Merr parasysh t’i mbash shënim në ditarin tënd të studimit mendimet e tua.

  • A ka ndonjë plagë shpirtërore në jetën tënde që duhet të shërohet?

  • Si mund ta kërkosh fuqinë shëruese të Jezu Krishtit?

  • A njeh ndokënd tjetër që ka nevojë për fuqinë shëruese të Jezu Krishtit? Çfarë mund të bësh për ta ndihmuar atë ta përdorë?

Jepni dëshmi për dashurinë që ka Jezu Krishti për secilin prej nesh dhe për fuqinë e Tij për të na shëruar.

Ndërsa studion rrëfime të tjera në shkrimet e shenjta këtë vit, merr parasysh të përdorësh teknikën e përqendrimit te personazhe specifike. Mund të jetë e dobishme ta lexosh një fragment disa herë, duke përsiatur çdo herë se çfarë mund të kenë mësuar njerëzit e ndryshëm në histori.

Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

1. Plotësoje veprimtarinë e mëposhtme në ditarin tënd të studimit duke përdorur të paktën pesë fjali:

Përfytyro sikur personi tek i cili u përqendrove ndërsa studiove këtë rrëfim, të donte t’ia përshkruante një shoku ose shoqe atë që dëshmoi dhe ndjeu atë ditë. Gjej pak kohë për të shkruar në ditarin tënd të studimit se si i përfytyron ata ta përshkruajnë përvojën me hollësi. Përfshij atë që mendon se mësuan dhe ndien për Jezu Krishtin.

Përzgjidh butonin Fillo Detyrën ose nënndarjen Dorëzimi për ta ngarkuar punën tënde. Merr parasysh të regjistrosh një material filmik për veten që e tregon historinë nga këndvështrimi i personit ose thjesht mund ta shkruash përgjigjen tënde duke përdorur të paktën pesë fjali.