Lluka 7:36–50
“Sepse ka Dashur Shumë”
Jezusi ishte për darkë në shtëpinë e një fariseu të quajtur Simon. Një grua që Simoni e konsideronte “mëkatare” hyri dhe “filloi t’ia lajë me lot këmbët [Shpëtimtarit]”, i thau me flokët e saj “dhe [ia] puthte e … vajoste me vaj erëkëndshëm” (Lluka 7:37–39). Në përgjigje të mendimeve të Simonit, Shpëtimtari tregoi një shëmbëlltyrë për faljen dhe dashurinë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ushtrosh besim te Jezu Krishti dhe të pendohesh për mëkatet e tua.
Heavenly Father knows our divine potential. He rejoices every time we take a step forward. To Him, our direction is ever more important than our speed.
(Larry R. Lawrence, “What Lack I Yet?,” Ensign or Liahona, Nov. 2015, 35)
-
Çfarë vëreni te njerëzit në këtë diagram?
-
Çfarë mund të të lërë të kuptosh distanca e tyre nga Shpëtimtari dhe drejtimi që po marrin për marrëdhënien e tyre me Të?
Mendo për një çast se ku mund ta vendosësh veten në këtë diagram dhe cilin drejtim do të marrësh.Plaku Leri R. Lorens, asokohe anëtar i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi:
-
Përse mendon se drejtimi shpirtëror që marrim është më i rëndësishëm se shpejtësia jonë?
Zoti ndien gëzim të madh kur bëjmë përpjekje për t’u penduar (shih Lluka 15:7 , Doktrina e Besëlidhje 18:13). Një mënyrë për ta përshkruar pendimin është largimi nga mëkati dhe kthimi te Perëndia (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Pendohem, Pendim ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Ndërsa studion, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që mund të të ndihmojnë të largohesh nga mëkati dhe të kthehesh te Shpëtimtari.
Lluka 7 përmban një rrëfim të Jezusit që ha një vakt në shtëpinë e një fariseu të quajtur Simon. Ndërsa Jezusi ishte me Simonin, Atij iu afrua një grua që kishte nam si mëkatare (shih Lluka 7:37, 39).
Lexo te Lluka 7:36–39 , duke kërkuar për atë që ndodhi kur gruaja iu afrua Jezusit gjatë kësaj gostie.
-
Çfarë keni vërejtur për Simonin? Për gruan?
Jezusi i kuptoi mendimet e Simonit dhe tregoi një shëmbëlltyrë. Lexo te Lluka 7:40–43 , duke kërkuar atë që Shpëtimtari i mësoi Simonit nëpërmjet kësaj shëmbëlltyre. Mund të jetë e dobishme të dini se një denar është shuma e parave që një punëtor fitonte zakonisht në një ditë (shih vargun 41 ).
-
Si mund ta ketë ndihmuar kjo shëmbëlltyrë Simonin të kuptojë vetë nevojën e tij për falje?
Gjatë kohës së Shpëtimtarit ishte e zakonshme për një mikpritës që t’i nderonte të ftuarit e tij të veçantë duke bërë vepra mirësie si puthja gjatë përshëndetjes, dhënia e ujit për të larë këmbët dhe vajosja e kokës (shih James E. Talmage, Jesus the Christ[1916], f. 261). Siç është shënuar te Lluka 7:44–46 , Shpëtimtari vuri në dukje se Simoni nuk ia ofroi këto shenja mirësjelljeje Jezusit, ndërsa gruaja bëri çmos për të treguar dashurinë dhe mirënjohjen e saj për Të.
-
Si mendon, çfarë kuptoi për Jezusin kjo grua që mund të mos e ketë kuptuar Simoni?
-
Çfarë provash sheh se gruaja ishte penduar apo ishte larguar nga mëkatet e saj dhe ishte kthyer nga Shpëtimtari?
Lexo te Lluka 7:47–50 , duke kërkuar se përse Zoti e fali këtë grua nga mëkatet e saj.
-
Çfarë mendimesh apo ndjenjash ke pasur për Shpëtimtarin kur e studiove këtë rrëfim?
-
Çfarë të vërtetash mësove nga ky rrëfim?
Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësime që lidhen me rrëfimin e shënuar te Lluka 7 . Shih materialin filmik “Që t’i Tërheq të Gjithë Njerëzit tek Unë” (13:39) nga kodi kohor 04:22 deri në 05:03 ose lexo tekstin në vijim.
The closer we are to Jesus Christ in the thoughts and intents of our hearts, the more we appreciate His innocent suffering, the more grateful we are for grace and forgiveness, and the more we want to repent and become like Him. Our absolute distance from Heavenly Father and Jesus Christ is important, but the direction we are heading is even more crucial. God is more pleased with repentant sinners who are trying to draw closer to Him than with self-righteous, faultfinding individuals who, like the Pharisees and scribes of old, do not realize how badly they need to repent.
(Dale G. Renlund, “That I Might Draw All Men unto Me,” Ensign or Liahona, May 2016, 40)
-
Cilat fjalë apo fraza në këtë pohim e rritin kuptueshmërinë tënde për atë që sapo studiove te Lluka 7 ?
-
Cilat përvoja të kanë ndihmuar të ndiesh një dashuri dhe vlerësim më të madh për Shpëtimtarin dhe mëshirën që Ai ofron?
-
What have you learned about the Savior today that can help you in your efforts to repent?
1. Answer the following question in at least three sentences:
Mos harro se pendimi nuk është një ngjarje apo vetëm për mëkate të rënda. Pendimi është një proces dhe ne pendohemi çdo herë që bëjmë një përpjekje për t’iu afruar më shumë Zotit dhe për t’u larguar nga e keqja.
Vështroje përsëri figurën e Shpëtimtarit dhe diagramin me figurën e një njeriu, dhe mendo për marrëdhënien tënde me Jezu Krishtin dhe se çfarë drejtimi po merr. Bëj një plan për ta thelluar dashurinë tënde për Shpëtimtarin duke u penduar çdo ditë. Plotësoje ushtrimin e mëposhtëm në një fletë të veçantë letre, që të mund ta mbash vetëm për vete. Mund të kesh mundësinë të vijosh me këtë përvojë në një mësim të ardhshëm.
Mësimi “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” që pason mësimet mbi librat Mateu 8–13; Marku 2–5 dhe Lluka 7, 9, 11, i referohet këtij plani dhe i fton nxënësit të reflektojnë mbi përparimin e tyre.
-
Cila është ajo gjë që duhet të ndalosh së bëri për t’u afruar më shumë me Shpëtimtarin? Si do ta ndalosh?
-
Cila është ajo gjë që duhet të fillosh të bësh për t’u afruar më shumë me Shpëtimtarin? Nga do t’ia fillosh?
Përgjigju për pyetjen në vijim për dorëzimin e detyrës tënde:
-
Çfarë ke mësuar për Shpëtimtarin sot që mund të të ndihmojë në përpjekjet e tua për t’u penduar?
Përzgjidh butonin Fillo Detyrën ose nënndarjen Dorëzimi për të dhënë përgjigjen tënde.
Nothing is more liberating, more ennobling, or more crucial to our individual progression than is a regular, daily focus on repentance. Repentance is not an event; it is a process. It is the key to happiness and peace of mind. When coupled with faith, repentance opens our access to the power of the Atonement of Jesus Christ.
(Russell M. Nelson, “We Can Do Better and Be Better” Ensign or Liahona, May 2019, 67).