Seminari
Veprat e Apostujve 8


Veprat e Apostujve 8

Filipi i Jep Mësim Burrit Etiopas

Philip (New Testament figure) teaching the gospel to an Ethiopian as they ride in a chariot. Another man is pictured driving the horses and chariot. A lake or river can be seen beside of the road they are riding on. Scriptural Reference: Acts 8:26-39

Filipi ishte një misionar entuziast dhe besnik, i cili shkoi në shkretëtirë me urdhër të Zotit. Shpirti e drejtoi Filipin te një burrë etiopas që po lexonte shkrimet e shenjta në karrocën e tij. Kur Filipi pyeti nëse burri e kuptonte atë që lexonte, ai u përgjigj: “E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?” (Veprat e Apostujve 8:31.) Për shkak se Filipi i kuptonte dhe i donte shkrimet e shenjta, ai mundi t’i jepte mësim etiopasit rreth Jezu Krishtit në një mënyrë që e drejtoi atë të besonte dhe të pagëzohej. Teksa i studion Veprat e Apostujve 8:26–40, përsiat se si mund t’i përdorësh shkrimet e shenjta për t’i ndihmuar të tjerët të besojnë te Jezu Krishti dhe të vijnë tek Ai.

Përdorimi i fjalëve të profetëve të sotëm. Profetët e sotëm përdorin shpesh histori nga shkrimet e shenjta për të dhënë mësim parimet dhe doktrinën që mund të mësohet nga këto rrëfime. Ftojini nxënësit të studiojnë fjalët e profetëve të sotëm për të përcaktuar e kuptuar doktrinën dhe parimet e shkrimeve të shenjta dhe të mësojnë se si t’i zbatojnë këto të vërteta në jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth mjeteve ose aftësive shpirtërore që i kanë ndihmuar ata të bëhen më të fortë në ungjill. Ata do të kenë një mundësi të japin idetë e tyre gjatë mësimit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përdorimi i mjeteve të duhura

Merreni parasysh të sillni një çekiç ose një kaçavidë në klasë ose tʼi paraqitni këto figura. Ftojeni një nxënës të demonstrojë përdorimin e duhur të mjetit. Më pas, pyetini nxënësit se çfarë mund të ndodhë nëse do të provonin të ngulnin një gozhdë ose të vidhosnin një vidë pa i përdorur mjetet.

Përdorimi i mjetit të duhur mund të të ndihmojë të ndërtosh ose të riparosh objekte më shpejt dhe më lehtë. Përfytyro se sa e vështirë do të ishte të ndërtosh ose të riparosh objekte pa mjetet e duhura. Mendo se për çfarë përdoren mjetet vijuese.

Hammer
Saw
Combination Wrench (english)
  • Kur janë të dobishme këto mjete?

  • Si mund t’i përdorësh ato në mënyrë të efektshme?

Në mënyrë të ngjashme, mjete dhe aftësi të caktuara mund të përdoren për të ndërtuar dhe riparuar dëshirën tonë për ta ndjekur Shpëtimtarin dhe për të jetuar ungjillin e Tij.

Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve vijuese, nxitini ata të kujtojnë ide nga përgatitja e tyre për mësimin. Sigurohuni që koha që flasin të mos jetë shumë e gjatë.

  • Cilat janë disa mjete ose aftësi shpirtërore që të kanë ndihmuar të rritesh në ungjill?

  • Si mund t’i përdorësh këto mjete për të ftuar dikë tjetër të vijë te Shpëtimtari?

Njëri nga këto mjete është aftësia jonë për të kuptuar dhe përdorur shkrimet e shenjta, sidomos mësimet dhe dëshmitë e tyre rreth Jezu Krishtit. Përsiat për një çast se sa mirë ndihesh që t’i përdorësh shkrimet e shenjta për t’i ftuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti. Teksa e studion këtë mësim, kërko udhërrëfim nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të ditur mënyrën se si mund t’i përdorësh më mirë shkrimet e shenjta si ndihmë për t’i sjellë të tjerët te Shpëtimtari.

Filipi thirret në shkretëtirë

Veprat e Apostujve 8 shënon disa përvoja të Filipit, një prej të shtatë vëllezërve të thirrur në shërbesë nga Apostujt (shih Veprat e Apostujve 6:3–6). Për t’i shpëtuar përndjekjes në rritje në Jerusalem, Filipi udhëtoi drejt Samarisë për të vazhduar shpërndarjen e ungjillit. Gjatë priftërisë, ai kreu mrekulli, shëroi shumë njerëz dhe “u predikoi atyre Krishtin” (shih Veprat e Apostujve 8:5–8). Ndërsa e studion rrëfimin vijues, kërko mjetet që Filipi përdori për të realizuar detyrën e paparashikuar që mori nga Zoti.

Nëse disa nxënës kanë vështirësi t’i lexojnë vetë blloqet e shkrimeve të shenjta, merreni parasysh tʼi lexoni vargjet vijuese me zë të lartë si klasë ose në dyshe.

Lexo Veprat e Apostujve 8:26–39 dhe përfytyroji ngjarjet e përshkruara në këtë rrëfim. Nëse dëshiron mund të shënosh fjalët dhe frazat që janë kuptimplota për ty. (Vër re që eunuku [këtu] është një shërbëtor i mirëbesuar.)

Ftojini disa nxënës të tregojnë fjalët dhe frazat që kanë shënuar, dhe mënyrën se si ato i ndihmojnë ata të dallojnë mësimet në këtë rrëfim. Merreni parasysh t’i përdorni disa nga pyetjet vijuese për të ndihmuar në thellimin e njohurive.

Nëse dëshironi mund të shkruani (ose t’i kërkoni nxënësve të shkruajnë) mësimet e identifikuara në tabelë.

  • Në çfarë mënyrash e udhërrëfeu Zoti Filipin? Përse është e rëndësishme të ndjekim nxitjet e Zotit teksa përpiqemi t’i ndihmojmë të tjerët të vijnë tek Ai?

  • Si mundi Filipi të përdorte njohurinë e tij nga shkrimet e shenjta për të mësuar etiopasin rreth Jezu Krishtit?

  • Çfarë mësimesh të bëjnë përshtypje në këtë ndodhi?

Ndër shumë të vërteta në këtë rrëfim, ti mund të kesh përcaktuar një parim si ky në vijim: Kur i kuptojmë shkrimet e shenjta dhe mësojmë prej tyre rreth Shpëtimtarit, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të vijnë tek Ai.

Nisur nga nevojat e nxënësve, veprimtaria vijuese mund të zëvendësohet nga veprimtaria plotësuese e të mësuarit rreth mënyrës se si Filipi iu përgjigj nxitjeve të Shpirtit.

Përdorimi i shkrimeve të shenjta për të dhënë mësim rreth Jezu Krishtit

Kur etiopasi pyeti nëse shkrimi i shenjtë që po lexonte ishte rreth profetit Isaia ose “ndonjë tjetër”, vër re që njohuria e Filipit për shkrimet e shenjta i dha atij mundësinë të fillonte menjëherë “nga ky Shkrim dhe i [predikoi për] Jezusin” ( Veprat e Apostujve 8:34–35).

Fragmenti i shkrimeve të shenjta që lexoi etiopasi, gjendet tek Isaia 53 , një profeci e bukur për Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. Nëse dëshiron mund t’i shënosh si referenca-kryq ose t’i lidhësh vargjet nga Veprat e Apostujve 8:32–33 me vargjet nga Isaia 53:7–8 .

Jini të ndjeshëm ndaj disa nxënësve që mund të mos ndiejnë se kanë aftësinë për të kuptuar shkrimet e shenjta ose për t’ia shpjeguar ato dikujt tjetër. Sigurojini nxënësit se njohuritë e tyre do të rriten me kohë dhe përpjekje. Kujtojuni atyre që ndonjëherë mënyra më e efektshme e të mësuarit është thjesht duke treguar atë çfarë ndiejnë rreth një fragmenti të shkrimeve të shenjta sepse Fryma e Shenjtë do të dëshmojë për vërtetësinë e fjalëve të tyre.

Përfytyro sikur je në pozicionin e Filipit dhe ke mundësinë t’i tregosh një shoku dëshminë tënde për Jezu Krishtin. Lexo Isaia 53:3–9 , duke i kushtuar vëmendje asaj çfarë ti mendon dhe ndien për Shpëtimtarin ndërsa lexon.

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme të përgjigjen me kujdes për pyetjet vijuese. Mund të merrni parasysh t’i ftoni nxënësit ta interpretojnë me role se si flasin me shokun e tyre, ose mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë klasës atë çfarë shkruan.

  • Çfarë do të doje që shoku yt të dinte, ndiente apo kuptonte rreth Jezu Krishtit nga ky fragment? Përse?

  • Si mund ta përdorësh atë që di dhe ndien për Jezu Krishtin, për ta nxitur shokun tënd ta ndjekë më mirë Atë?

Të forcuar nëpërmjet përgatitjes

Për shkak të përpjekjeve të Filipit, etiopasi u kthye në besim dhe u pagëzua (shih Veprat e Apostujve 8:36–38). Ashtu si Filipi, ne mund t’i frymëzojmë dhe t’i nxitim të tjerët ta ndjekin Jezu Krishtin dhe të bëhen si Ai. Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se përgatitja jonë vetjake mund të na ndihmojë t’i frymëzojmë të tjerët të afrohen më pranë Perëndisë:

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Kur kërkojmë ta mësojmë e t’ia japim mësim njëri-tjetrit ungjillin e Jezu Krishtit me zell, përzemërsisht, vendosmërisht dhe çiltërsisht, me qëllim të vërtetë dhe nën ndikimin e Shpirtit, këto mësime mund t’i shndërrojnë zemrat dhe të ndezin një dëshirë për të jetuar sipas të vërtetave të Perëndisë.”

(Ulises Soares, “Si Mund ta Kuptoj Unë?”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 8.)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit. Nëse e lejon koha, ftojini nxënësit e gatshëm, t’ia tregojnë pikëpamjet e tyre klasës.

  • Çfarë përshtatjesh mund të bësh në studimin vetjak të shkrimeve të shenjta që do të të përgatitin t’i ndihmosh të tjerët të vijnë te Krishti? Në çfarë mënyrash mund ta forcojë ky ndryshim sigurinë tënde në përdorimin e shkrimeve të shenjta?

  • Cila pjesë e studimit të sotshëm të shkrimeve të shenjta të ndihmoi të ndihesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit? Si mendon, përse ajo pjesë ndikoi më thellësisht sesa të tjerat?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprat e Apostujve 8:27 . Çfarë është një eunuk?

Eunukët ishin burra të tredhur që shërbenin në shumë shoqëri të lashta të Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Ata shërbenin si ushtarë, ruanin haremet mbretërore dhe shpesh mbanin pozicione të besuara brenda oborrit. Eunuku etiopas te Veprat e Apostujve 8:26–39 ishte përgjegjës për thesarin e oborrit të Etiopisë. (Shih Bible Dictionary, “ Eunuch ”.)

Një nxënës besnik mund të bëhet një mësues i frymëzuar

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Në kontekstin e të mësuarit dhe mësimdhënies së ungjillit, ne nganjëherë jemi si etiopasi – kemi nevojë për ndihmën e një mësuesi besnik dhe të frymëzuar dhe, nganjëherë jemi si Filipi – kemi nevojë që t’i mësojmë e t’i forcojmë të tjerët gjatë kthimit të tyre në besim.”

(Ulises Soares, “Si Mund ta Kuptoj Unë?”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 6.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Materiali Filmik – “#Aleluja – Një Mesazh Pashke rreth Jezu Krishtit”

Nëse koha e lejon, pasi nxënësit të kenë lexuar Isaia 53:3–9 , nëse dëshironi mund të shfaqni materialin filmik “#Aleluja – Një Mesazh Pashke rreth Jezu Krishtit” (01:59) në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org [https://www.kishaejezukrishtit.org/pashke-videos]. Ky material filmik paraqet individë që lexojnë pjesë të këtyre vargjeve nga Isaia dhe dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Filipi u përgjigjet nxitjeve të Shpirtit

Përsëritni vargjet nga Veprat e Apostujve 8:26–35 dhe ftojini nxënësit të përcaktojnë frazat që tregojnë mënyrën se si Filipi e dinte atë që Zoti donte që të bënte ai dhe mënyrën se si Filipi u përgjigj. Tregojeni thënien vijuese, duke i ftuar nxënësit të marrin parasysh përse përgjigjja ndaj nxitjeve shpirtërore mund të jetë kaq thelbësore.

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi një histori për ndjekjen e një nxitjeje shpirtërore ndërkohë që shërbente në një mision:

Official Portrait (as of June 2016) of Elder Ronald A. Rasband of the Quorum of the Twelve Apostles.

“Një mëngjes të nxehtë korriku unë dhe shoku im i misionit ndiem nxitjen për të kërkuar [dikë], sipas një referimi, te Sheshi i Tempullit. Ne trokitëm në derën e banesës së Elud Shaferit. Zonja Shafer me mirësjellje nuk na pranoi.

Ndërkohë që po e mbyllte derën, unë ndjeva se duhej të bëja diçka që nuk e kisha bërë kurrë më parë dhe që nuk e kam bërë kurrë më që atëherë! E vendosa këmbën te dera dhe e pyeta: ‘A ka ndonjë tjetër që mund të jetë i interesuar për mesazhin tonë?’ Vajza e saj 16-vjeçare, Marti, ishte vërtet e interesuar dhe ajo qe lutur me zjarr për udhërrëfim pikërisht një ditë më parë. Marti u takua me ne dhe, me kalimin e kohës, nëna e saj mori pjesë në diskutime. Të dyja u bashkuan me Kishën.

Si rrjedhojë e pagëzimit të Martit, 136 veta, përfshirë shumë prej familjarëve të saj, janë pagëzuar dhe kanë bërë besëlidhje të ungjillit. Sa mirënjohës jam që dëgjova Shpirtin dhe e vendosa këmbën te dera atë ditë të nxehtë korriku.”

(Ronald A. Rasband, “Shpirti i Shenjtë na Udhëzoftë”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 94.)

  • Si iu përgjigj Plaku Rasband nxitjes së Shpirtit? Çfarë ndodhi si rrjedhojë e saj?

  • Kur u je përgjigjur nxitjeve të Frymës? Çfarë ndodhi?

  • Si mund t’i kushtosh më shumë vëmendje nxitjeve të Shpirtit?

  • Si mund t’ju ndihmojë bërja e këtij ndryshimi t’ua shpërndash ungjillin të tjerëve me më tepër siguri?

Përsiatni se kë mund të dojë Zoti që ta takoni, ta bëni shok ose t’ia shpërndani ungjillin.

Një Ide Mësimore Alternative

Nëse nxënësit do të përfitonin nga të mësuarit rreth dëshirës së Simonit për të blerë priftërinë te Veprat e Apostujve 8:5–24 , merreni parasysh të tregoni idetë që gjenden nën pjesën: “Zemrat tona mund të jenë ‘të drejta në sytë e Perëndisë’” në “Korrik 10–16. Veprat e Apostujve 6–9: ‘Ç’don ti të bëj unë?’” tek Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023.