Veprat e Apostujve 8:1–3; 9:1–20
“Ç’Don Ti të Bëj Unë?”
Në një kohë “përndjekje[je të] madhe kundër kishës” (Veprat e Apostujve 8:1), Sauli hyri me forcë në shumë shtëpi, duke i arrestuar dhe burgosur ata që besonin te Jezu Krishti (shih Veprat e Apostujve 8:3). Ndërsa Sauli udhëtoi për në Damask për të vazhduar presionin ndaj shenjtorëve, Jezu Krishti ia zbuloi Veten Saulit (shih Veprat e Apostujve 9:3–5). Me habi të madhe, Sauli pyeti Zotin: “Ç’don ti të bëj unë?” (Veprat e Apostujve 9:6.) Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të përsiatësh për atë që Zoti bën për të të ndihmuar të ndryshosh për mirë dhe të kërkosh të dish atë që Ai do që ti të bësh.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Një ndryshim drejtimi
-
Çfarë duhet që zari prej qelqi ose topi të ndryshojë drejtimin?
-
Duke e krahasuar sendin që rrotullohet me një person, cilat janë disa nga arsyet që dikush mund të ndryshojë për mirë dhe të ndryshojë drejtimin e jetës së tij? Cilat janë disa arsye që mund të mos e bëjë?
Mendo për drejtimin e jetës sate. Në çfarë mënyrash e ndien dashurinë dhe miratimin e Zotit? A ka ndonjë ndryshim të drejtimit në jetën tënde që Zoti mbase po të fton që ta bësh? Kërko zbulesë për këto pyetje ndërsa e studion këtë mësim.
“Saul, Saul, përse më përndjek?”
Zoti ndihmoi një njeri me emrin Saul të ndryshonte jetën e tij. Në fillim Sauli ishte farise i cili “po shkatërronte kishën” ( Veprat e Apostujve 8:3). Ai miratoi vdekjen e dishepullit Stefan (shih Veprat e Apostujve 7:58 ; 8:1 ; 22:20) dhe të “burgos[te] dhe rrih[te] nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në [Zotin]” ( Veprat e Apostujve 22:19).
Ndaj në gjysmë një faqe të ditarit tënd të studimit dhe njërës anë vendosi titullin “Si e ndihmoi Zoti Saulin të ndryshonte”. Pjesës tjetër vendosi titullin “Përgjigjja e Saulit ndaj Zotit”.Lexo një ose disa rrëfime rreth përvojës së Saulit në rrugën për në Damask dhe plotëso tabelën në bazë të asaj që zbulon.
Veprat e Apostujve 9:3–20 (Lluka shkroi për kthimin e Saulit në besim)
Veprat e Apostujve 22:6–16 (Sauli u tregoi të tjerëve historinë e tij të kthimit në besim)
Veprat e Apostujve 26:12–20 (Sauli i tregoi mbretit Agripa historinë e tij të kthimit në besim)
Nisur nga ajo që shkrove në ditarin tënd të studimit, mendo rreth të vërtetave ose mësimeve që mësove nga ky rrëfim.
Zoti dëshiron ndryshimin tonë
Gjej një çast për të menduar rreth një personi që ti njeh, i cili ka ndryshuar për shkak të ndikimit të Jezu Krishtit në jetën e tij.
-
Si mendon se ndikoi Jezu Krishti që ky person të ndryshonte?
Për Saulin, i cili është gjithashtu i njohur shpesh me emrin e tij në latinisht Pal (shih Veprat e Apostujve 13:9), ndjekja e udhëzimeve të Zotit e ndryshoi jetën e tij plotësisht. Pali ndaloi së përndjekuri të krishterët dhe, përkundrazi, u bë një dishepull i madh i Jezu Krishtit. Pali udhëtoi në shumë kombe si misionar dhe u shkroi shenjtorëve letra nxitëse dhe udhëzuese. Katërmbëdhjetë nga këto letra janë të përfshira në Dhiatën e Re (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Pali ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Vendimi i Palit për ta ndjekur Jezu Krishtin vazhdon të bekojë njerëz të panumërt sot.
Zoti na njeh edhe ne dhe na fton të bëjmë ndryshime në jetën tonë. Këto mund të jenë përshtatje të mëdha, por ato mund të jenë gjithashtu ndryshime të vogla.
Në ditarin tënd të studimit, ndaj një fletë tjetër në gjysmë dhe në një anë vendos titullin “Si më fton Zoti të ndryshoj” dhe në anën tjetër “Përgjigjja ime ndaj Zotit”. Përsiat pyetjet vijuese që të të ndihmojnë të shkruash një përgjigje në ditarin tënd të studimit nën titullin “Si më fton Zoti të ndryshoj”.
-
Megjithëse ka gjasa që Zoti të mos të të jetë shfaqur në një vegim, çfarë ka bërë ose çfarë po bën Ai për të të ndihmuar që të bësh ndryshime pozitive në jetën tënde?
-
Kë ka dërguar Ai të të ndihmojë që të ndryshosh për mirë?
Nën titullin “Përgjigjja ime ndaj Zotit” shkruaj për mënyrën se si ti do të doje t’u përgjigjeshe përpjekjeve të Zotit për të të ndihmuar të ndryshosh për mirë.
Komente dhe Informacion për Rrethanat
Veprat e Apostujve 9:5 . Çfarë do të thotë të “godasësh me shkelm kundër gjembave”?
Një shigjetë apo shkop i mprehtë përdoret shpesh për të shpuar kafshët që t’i bëjnë të ecin përpara. Kafshët që reagojnë duke shkelmuar në vend që të ecin përpara, mund t’i shkaktojnë më shumë dhembje vetes së tyre. Duke përdorur këtë analogji, Zoti e ndihmoi Saulin të shihte që lufta kundër Tij do t’i sillte dhembje vetëm atij.
Çfarë ndryshimesh mund të jetë duke më kërkuar Zoti që të bëj?
Motra Beki Krejvën, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, dha mësim:
“Mund të jetë një ndryshim mendimi, një ndryshim zakoni ose një ndryshim në drejtimin që kemi marrë. Në këmbim për pagesën e Tij të paçmueshme për secilin prej nesh, Zoti na kërkon një ndryshim të zemrës. Ndryshimi që Ai kërkon prej nesh, nuk është për dobinë e Tij, por për dobinë tonë.”
(Beki Krejvën, “Mbajeni Ndryshimin”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 58.)
Çfarë duhet të kuptoj për zgjedhjet e mia dhe drejtimin e jetës sime?
Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Perëndisë nuk i intereson aq shumë se ku ke qenë sa i intereson se ku je dhe, me ndihmën e Tij, ku je i gatshëm të shkosh.”
(Jeffrey R. Holland, “The Best is Yet to Be”, Ensign, janar 2010, f. 27.)
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:
“Satani do që të mendojmë se, kur kemi mëkatuar, ne kemi [shkuar përtej] ʻpikës pa kthimʼ – pra është tepër vonë për të ndryshuar [drejtimin tonë]. …
Krishti erdhi për të na shpëtuar. Nëse kemi marrë [drejtim] të gabuar, Shlyerja e Jezu Krishtit mund të na japë sigurinë se … [një] kthim i sigurt është i mundshëm nëse do të ndjekim planin e Perëndisë për shpëtimin tonë. …
Dhurata e Shlyerjes së Jezu Krishtit na jep gjithnjë dhe kudo bekime të pendimit dhe të faljes. Në saje të kësaj dhurate, mundësia për të bërë një kthim të sigurt nga drejtimi shkatërrimtar i mëkatit është e [disponueshme] për të gjithë ne.”
(Dieter F. Uchtdorf, “Pikë Kthimi të Sigurt”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 99, 101, [Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 123, 126])