Seminari
Përsëritje 13 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 13 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

A young woman sitting at a table in her home. Books and papers are spread out in front of her. She is holding a pen.

Mbajtja mend se ku të gjesh fragmente të shkrimit të shenjtë dhe çfarë ato mësojnë mund të të ndihmojë kur je duke ua treguar të vërtetat e ungjillit të tjerëve. Studimi yt sot duhet të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të ushtrojnë mësimin përmendsh të frazave kyç për zotërimin doktrinor dhe referencat e shkrimit të shenjtë në një mënyrë që funksionon për ta. Merreni parasysh të jepni tabelën e përfshirë në këtë mësim ose t’i ftoni nxënësit të përdorin programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] nëse është e mundur.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet mësimi për një fragment të zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Mësoji përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë duke përdorur figura

Ky mësim mund të të ndihmojë të përsëritësh fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe të mendosh për mënyrën se si të vërtetat që ato mësojnë, mund të të ndihmojnë në shumë situata. Nëse nuk i ke shenjuar ende këto fragmente të shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të tyre në shkrimet e tua të shenjta, merre parasysh ta bësh këtë.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

1 Korintasve 6:19–20

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Përdorimi i shumë shqisave dhe aftësive mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh. Veprimtaria vijuese kërkon nga nxënësit që të vizatojnë simbole të thjeshta që i ndihmojnë ata të kujtojnë mësimet e këtyre fragmenteve për zotërimin doktrinor. Shpërndani katër letra shënimi ose fletë letre të vogla që çdo nxënës t’i përdorë në këtë veprimtari. Jini të ndjeshëm ndaj atyre që mund të ndiejnë se u mungojnë aftësitë artistike apo krijuese. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla.

Ilustrimi i frazës kyç

Figurat dhe ndihmat e tjera pamore mund të na ndihmojnë të kujtojmë informacion të rëndësishëm. Mendo për mënyrën se si përdorimi i materialeve pamore mund të të ndihmojë të kujtosh referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë.

Për veprimtarinë vijuese, ju lutemi, përzgjidhni shenja ose simbole që janë të njohura për nxënësit.

  • Çfarë përfaqësojnë simbolet vijuese?

Black temple icon.
Illustration of a stop sign.
Handicap icon

Në vijim janë shembuj të fragmenteve të zotërimit doktrinor të përshkruara me anë të simboleve ose figurave. Vështroji figurat dhe shih nëse mund të përcaktosh një fragment për zotërimin doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në të.

Paraqitni figurat vijuese. Përgjigjja e saktë për figurën e parë është “ 1 Korintasve 6:19–20 : ‘Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë’”. Përgjigjja e saktë për të dytën është “ 1 Korintasve 15:40–42 : Në Ringjallje, ka tre shkallë lavdie”.

A person with an equal sign and a temple
Spot images representing the kingdom of the plan of salvation. Sun, Moon, Stars

Ndërsa nxënësit bëjnë veprimtarinë vijuese, ftojini ata ta vendosin secilin prej ilustrimeve të tyre në një letër shënimi të veçantë. Mundohuni të vini në dukje krijimtarinë e nxënësve në ilustrimet e tyre. Kjo mund të bëhet duke u kërkuar disa nxënësve t’ia tregojnë klasës njërën nga fletët e tyre. Kjo mund të jetë një mundësi e madhe për t’i përfshirë nxënësit që mund të jenë më pak të përfshirë në orën e mësimit. Përndryshe, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta vizatojnë shembullin e tyre në tabelë ose, pas mësimit, vareni shembullin e tyre në klasë.

Në katër fletë shënimi ose fletë letre të ndryshme rishkruaje secilin nga fragmentet e zotërimit doktrinor të renditura më parë. Në anën e kundërt të çdo flete krijo një ilustrim që të ndihmon t’i mbash mend frazat kyç. Ti mund të vizatosh figurat e tua ose të përdorësh materiale pamore siç janë figurat e vogla, emoji-t ose fotot. Kjo veprimtari nuk kërkon që ti të jesh një artist i zoti. Ilustrimi yt duhet të jetë i paharrueshëm, por nuk duhet të jetë mosrespektues ose t’i trajtojë me lehtësi temat e shenjta.

Kur të mbarosh, përdori ilustrimet e tua për të përsëritur frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse është e mundur, shpjegoja ilustrimet e tua një shoku apo anëtari të familjes. Përpiqu të kujtosh sa më shumë të mundesh nga fraza kyç.

Zbatimi i frazave kyç të shkrimit të shenjtë në jetë

Merreni parasysh t’i vendosni shembujt vijues në një fletushkë ose t’i paraqitni ata si shembuj që e gjithë klasa t’i shohë. Përgjigjet e sakta janë 1) 1 Korintasve 15:20–22 ; 2) 1 Korintasve 6:19–20 ; 3) 1 Korintasve 11:11 ; 4) 1 Korintasve 15:40–42 .

Ose krijoni situata të tjera që mund të jenë më të zbatueshme në jetën dhe rrethanat e nxënësve.

Për t’i përsëritur fragmentet mësimin përmendsh të të cilëve sapo e ushtrove, bëj detyrën vijuese të kontrollit, duke përcaktuar se cili fragment i zotërimit doktrinor mund të jetë më i dobishëm në secilën prej situatave vijuese:

  1. Një e re thotë: “Kam dëgjuar diku që të gjithë do të ringjallen për shkak të Jezu Krishtit. A është e vërtetë kjo?”

  2. Një shok pyet veten se përse ne duhet të kujdesemi për trupat tanë nëse do të ringjallemi gjithsesi.

  3. Një shok nuk mendon se ia vlen mundimi të martohesh.

  4. Gjyshi i një të riu sapo ka ndërruar jetë dhe i riu ka pyetje rreth jetës së përtejme.