Veprat e Apostujve 10–15
Vështrim i Përgjithshëm
Pas Ringjalljes së Tij, Jezu Krishti i urdhëroi Apostujt e Tij që të mësonin dhe të pagëzonin njerëz nga të gjithë popujt (shih Mateu 28:19). Ky urdhërim nisi të përmbushej kur një johebre i drejtë me emrin Kornel dhe Apostulli Pjetër morën zbulesa dhe u drejtuan në mënyrë hyjnore drejt njëri-tjetrit. Pjetri e pagëzoi Kornelin dhe nga aty ungjilli u përhap te johebrenjtë. Por disa ende e kundërshtonin punën e Apostujve, që është ajo që ndodhi kur Apostulli Jakob u martirizua dhe Pjetri u burgos. Pas shumë lutjesh të të drejtëve, Pjetrin e liroi nga burgu një engjëll. Duke dëshiruar të ndihmonte me përmbushjen e urdhrit për t’i mësuar të gjithë popujt, Apostulli Pal dhe Barnaba u nisën në një mision. Edhe ata u përballën me shumë kundërshtim por u bekuan me shumë sukses; shumë nga johebrenjtë që ata u dhanë mësim, e pranuan ungjillin e Krishtit. U ngritën pyetje lidhur me nevojën që johebrenjtë e kthyer në besim të rrethpriteshin dhe të zbatonin ligjin e Moisiut. Pyetja iu çua Pjetrit dhe udhëheqësve të tjerë të Kishës, që u këshilluan së bashku dhe morën zbulesë mbi atë çështje.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Veprat e Apostujve 10, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i shohin njerëzit e tjerë më shumë siç i shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kushtojnë vëmendje mënyrës se si i shohin dhe sillen me njerëzit rreth tyre dhe arsyen përse veprojnë në atë mënyrë. Kërkojuni atyre të jenë gati të japin disa ide nga vëzhgimet e tyre.
-
Figurat: Pamje e reve
-
Materialet për nxënësit: Materiale si letër dhe lapsa me ngjyra që nxënësit të krijojnë ilustrime
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse nxënësit ftohen të vizatojnë vegimin e Pjetrit, ftojini ata ta rregullojnë pamjen e pjesëmarrësve në mënyrë që kur çdo person tregon ose shpjegon, imazhi i atij personi të mbushë ekranin. Kjo do t’ua bëjë më të lehtë të gjithë nxënësve të shohin vizatimet e njëri-tjetrit.
Veprat e Apostujve 10, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta rritin kuptueshmërinë e tyre për mënyrën se si Ati i tyre Qiellor mund t’ua zbulojë vullnetin e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përcaktojnë nevojat ose shqetësimet në jetën e tyre për të cilat do të donin zbulesë.
-
Materiali filmik: “Shpirti i Shenjtë na Udhëzoftë” (15:45; shihni nga kodi kohor 14:41 deri në 15:18)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërsa nxënësit shqyrtojnë ndodhitë te Veprat e Apostujve 10:1–28, 44–48 , merreni parasysh ta paraqitni tekstin e këtyre vargjeve dhe t’i lejoni nxënësit të theksojnë ose të shënojnë vargjet që pëlqejnë si klasë duke përdorur funksionin “Shëno”.
Veprat e Apostujve 11, 15
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për mënyrën se si Shpëtimtari e drejton Kishën e Tij përmes zbulesës ndaj profetit dhe apostujve të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zbulesë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org dhe të vijnë të përgatitur të tregojnë atë që kuptojnë rreth mënyrës se si Zoti ua zbulon vullnetin e Vet profetëve të Tij.
-
Fletushka: Përgatitni kopje të mjaftueshme të fletushkës.
-
Materiali filmik: ““Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë” (20:27; shihni nga kodi kohor 10:46 deri në 12:14)
Veprat e Apostujve 12:1–19
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të zhvillojnë mirëbesim më të madh tek Ati Qiellor dhe në përgjigjet e Tij ndaj lutjes.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur të tregojnë një përvojë ku lutjet kanë marrë përgjigje në mënyrën që ata ose të tjerët kishin shpresuar dhe një përvojë ku lutjet në dukje nuk kanë marrë përgjigje ose kanë marrë përgjigje në një mënyrë të ndryshme nga ajo që kishin shpresuar.
-
Materiali filmik: “Prandaj Rrini Zgjuar dhe Lutuni Kurdoherë” (15:01; shihni nga kodi kohor 12:17 deri në 13:07)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni një udhëheqës vendor të Kishës që nxënësit e njohin që të marrë pjesë dhe të tregojë përvojat e lutjes që kanë marrë përgjigje në mënyrat që shpresuan dhe në mënyrat që nuk shpresuan. Përndryshe, ftojeni një nxënës që t’i kërkojë një pjesëtari të familjes t’i tregojë klasës përvojat e tij me lutjen. Sigurohuni që të merrni miratimet e duhura nga udhëheqësit vendorë të Kishës dhe bashkërenduesi vendor i Seminareve dhe Instituteve përpara se t’i ftoni vizitorët për t’i folur klasës suaj.
Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat dhe për t’i shpjeguar ato për një ose disa fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i përsëritin fragmentet e zotërimit doktrinor që do të studiohen në këtë mësim dhe të vijnë të përgatitur për t’i diskutuar ato. Nxënësit mund të përdorin materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) ose programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për t’i ndihmuar me përsëritjen.
Shënim: Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Veprimtaria e përputhjes
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të ndahen në dhoma virtuale për të diskutuar pyetjet në fund të mësimit.