Seminari
Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

Jesus Christ is standing on a hill over looking a river

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Shpëtimtarit që fragmentet e zotërimit doktrinor përmbajnë dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh me fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësi për ta thelluar të kuptuarit tënd dhe për t’i shpjeguar të vërtetat rreth njërit ose më shumë nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re.  

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i përsëritin fragmentet e zotërimit doktrinor që do të studiohen në këtë mësim dhe të vijnë të përgatitur për t’i diskutuar ato. Nxënësit mund të përdorin materialin Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022) ose programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për t’i ndihmuar me përsëritjen.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit. Nëse nevojitet, zëvendësojeni cilindo nga fragmentet e përsëritura në këtë mësim me fragmente të tjera ku nxënësit mund të duhet të përqendrohen.

Përsëritje

Jepuni nxënësve mundësi t’i përsëritin fragmentet e zotërimit doktrinor të këtij mësimi dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë të lidhura me to. Merreni parasysh të përdorni veprimtarinë vijuese të përputhjes ose veprimtari tjetër. (Përgjigjet e sakta për këtë veprimtari janë 1-b, 2-d, 3-a, 4-c.)

  1. 1 Korintasve 6:19–20

  2. 1 Korintasve 11:11

  3. 1 Korintasve 15:20–22

  4. 1 Korintasve 15:40–42

a. Disa nga pjesëtarët e familjes sate ndihen të shkatërruar për shkak se një njeri i dashur ka ndërruar jetë së fundmi dhe ata mendojnë se nuk do ta shohin më atë.

b. Disa njerëz besojnë se trupat e tyre janë të tyret dhe ata mund të bëjnë çfarë të duan me ta. Ata nuk e kuptojnë se Shpëtimtari pagoi çmimin për të na shëlbuar, që fjalë për fjalë do të thotë për të “na blerë sërish”. Për këtë arsye, ne nuk i përkasim vetvetes, por i jemi borxhli Shpëtimtarit.

c. Shumë njerëz besojnë në qiell dhe në ferr, por i keqkuptojnë të vërtetat rreth jetës pas vdekjes dhe trupave të ringjallur.

d. Një mik të pyet përse do t’i jepje përparësi një martese dhe marrëdhënieve familjare të forta kundrejt suksesit profesional dhe parasë.

Kupto dhe shpjego

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim rreth mënyrës se si shkrimet e shenjta mund të na lidhin me Jezu Krishtin.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“[Shkrimet e shenjta] na japin mësim rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij, madhështisë së Shlyerjes së Tij dhe planit të madhërishëm të Atit tonë për lumturi dhe shëlbim. Zhytja e përditshme në fjalën e Perëndisë është jetike për mbijetesën tonë shpirtërore, veçanërisht në këto ditë të rrëmujës në rritje. Teksa ushqehemi me bollëk përditë me fjalët e Krishtit, fjalët e Krishtit do të na thonë se si të reagojmë ndaj vështirësive me të cilat kurrë nuk menduam se do të përballeshim.”

(Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 90.)

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë më mirë doktrinën në fragmentet e zotërimit doktrinor. Veprimtaria vijuese është një mënyrë se si mund të bëhet kjo. Nxënësit mund të përqendrohen në fragmentet e shqyrtuara më lart ose në cilindo nga fragmentet e zotërimit doktrinor për Dhiatën e Re.

Nëse përdoret veprimtaria vijuese, jini të gatshëm t’i ndihmoni nxënësit të gjejnë lidhje kuptimplota me Jezu Krishtin në fragmentet e zgjedhura prej tyre. Mund të jetë e dobishme t’i ndani nxënësit në grupe të vogla dhe t’i ftoni ata të japin përgjigjet e veta për pyetjet në grupet e tyre.

Përfytyro sikur, për të nisur një veprimtari të të rinjve, të kanë kërkuar që të japësh një shkrim të shenjtë që të ka ndihmuar të mësosh ose të ndiesh diçka rreth Jezu Krishtit. Zgjidh një nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga ky mësim ose një tjetër nga Dhiata e Re. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të përcaktosh të vërtetat rreth Shpëtimtarit që e thellojnë kuptueshmërinë tënde rreth Tij, ungjillit të Tij, Shlyerjes së Tij ose planit të shpëtimit të Atit Qiellor.

  • Cilin fragment të zotërimit doktrinor përzgjodhe?

  • Çfarë të vërtete apo doktrinë përcaktove nga ky fragment?

  • Si mund të jetë jeta e dikujt ndryshe nëse nuk do ta dinte të vërtetën që ti përcaktove?

  • Si mund të të ndihmojë të kuptuarit e kësaj të vërtete të afrohesh më pranë Shpëtimtarit?

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përsëritje me programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]

Merrni parasysh mënyra për ta përdorur programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për t’i ndihmuar nxënësit t’i përsëritin ose mësojnë përmendsh fragmentet e zotërimit doktrinor.

Mënyra të tjera për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë dhe të shpjegojnë

Të kuptojnë – Nxënësit mund të shohin kuptimin e fjalëve në fragmentet e zgjedhura të zotërimit doktrinor dhe të raportojnë për idetë e tjera që kanë fituar. Nxënësit mund të përdorin një fjalor ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta për t’i kërkuar fjalët.

Të kuptojnë – Nxënësit mund t’i rishkruajnë me fjalët e tyre fragmentet e zotërimit doktrinor që zgjodhën.

Të shpjegojnë – Për t’i ndihmuar nxënësit t’i shpjegojnë të vërtetat në fragmentet e zotërimit doktrinor, merreni parasysh të sillni në klasë shumëllojshmëri sendesh të vogla dhe t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin një send që ata e ndiejnë se e ilustron të vërtetën në fragmentin e zotërimit doktrinor të zgjedhur prej tyre. Më pas ata mund ta përdorin sendin që përzgjodhën për t’i ndihmuar të shpjegojnë të vërtetën.